Kërkoi veting për politikanët, Rama përgjigje Bashës: Sa më parë! Gjithnjë gati të diskutojmë me PD

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha i cili nga Elbasani kërkoi vetting për politikanët.

Shefi i qeverisë shprehet dakord me këtë propozim duke thënë se është gati në çdo kohë për të diskutuar me PD.

“Veting politikanëve? 

Sa më parë! 

Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. 

Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shprehet Rama. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...