Mamurrasi tronditet sërish brenda pak orëve, vritet me armë i riu, në arrati autori

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Mamurras gjatë orëve të vona të natës.

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Pepa.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për një 49-vjeçar me inicialet A.M.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe ka kryer kontrolle në zonë.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak orësh në Mamurras.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Fushë Mamurras u vra me thikë një 13-vjeçar pas një konflikti mes  disa adoleshentëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mamurrasi tronditet sërish brenda pak orëve, vritet me armë i riu, në arrati autori”

  1. pal pidh noka says:

    te roji Saliu e nga nje per dere.

  2. A spo ju rune kisha e lacit a ,vrasin njeni tjetrin kja rrac kriminele hajt se ka boll kshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *