Paketë për çiftet e reja, qeveria shqiptare gjen “kurën” për të ndalur plakjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qeveria shqiptare duket se ka gjetur “kurën” për të frenuar plakjen në vend.

Ashtu si shumë shtete të tjera, qeveria shqiptare po mendon për një paketë të mirëfilltë ndihme për çiftet e reja me qëllim që të kthejë në kah të kundërt uljen demografike.

Lajmi është dhënë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa ka folur për aktin normativ në seancën parlamentare, i cili sjell ndryshime në buxhetin e vitit 2018.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%, shkruan Scan.

Ndërkaq, rritja e pagës reale është një tjetër sfidë e qeverisë në vitet në vijim, Ministri Ahmetaj theksoi se papunësia dhe pagat e ulëta vijojnë të jenë një problematikë e vazhdueshme.

Sipas tij, në këtë drejtim qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do ti nënshtrohen rikualifikimit.

Ministri i Financave foli edhe për pritshmëritë për rritjen ekonomike, investimet e huaja si dhe paketën e solidaritetit prej rreth 3 miliardë lekësh e cila siguron shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Paketë për çiftet e reja, qeveria shqiptare gjen “kurën” për të ndalur plakjen”

  1. llazi says:

    nuk tha asgje…..

  2. Klimax says:

    Cudia eshte se ne vendet e botes se trete rritja demografike eshte shume me e larte se ne vendet e zhvilluara, keshtu qe qindarkat e Ahmetajt nuk besoj se do luajne rolin e kures (viagres) tek ciftet e reja!
    Megjithate qeveria ska perse te “shqetesohet” sepse Shqiperia vazhdon te ket numrin e lindjeve me te larte ne Europe dhe mbi te gjitha kur nuk mund te punesosh e ushqesh as gjysmen e popullsise te ngelur ne vend dhe aq me keq kur “kenaqet” qe emigrimi nuk ka renie, atehere cfare i duhet qeverise “kura per ndaljen e plakjes”??!!

Lini një Përgjigje te llazi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *