Panuçi: Jemi të gatshëm për të përballuar Izraelin, për të ardhmen time pyesni Dukën

6 Shtator 2018, 18:52Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Krisitan Panuçi, ka dala para pak minutash në konferencën për shtyp për sfidën e nesërme ndaj Izraelit që është e para për kuqezinjtë në “Ligën e Kombeve”.

Trajneri i kuqezinjve foli fillimisht për padinë që ka bërë ndaj ish presidentit Bujar Nishani për të cilin tha:

“Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit”, tha fillimisht trajneri italian.

Më pas Panucci u ndal tek përballja me Izraelin, ku theksoi se skuadra është gati për këtë takim.

Skuadra është në gjendje të mirë, kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi të gatshëm për të përballuar ndeshjen e nesërme me Izraelin. Për shkak të emergjencës kam grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë luajtur shumë. Di të them se kam zgjedhur eksperiencën në këtë rast, duke marrë lojtarë si Basha, Lilaj, Memushaj. Kaçe? Ndoshta jeni keqinformuar. Ai nuk ka luajtur aq shumë sa ju pretendoni. formacionin do të vendos nesër se kush do të zbresë në fushë. Në një ndeshje të tillë kemi punuar me eksperiencën e skuadrës dhe vetëm nesër do ta zbulojmë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë do të ndryshojë në skuadrën e Shqipërisë. Të shohim”

Dy takimet e para të Ligës së Kombeve janë cilësuar si vendimtare për të ardhmen e Panuccit dhe i pyetur për këtë gjë ai deklaroi:

A janë vendimtare ndeshjet kundër Izraelit dhe Skocisë? Nuk është një pyetje për mua, pyesni presidentin e Federatës për këtë gjë. Unë përgjigjem vetëm për ndeshjet që do të luajmë dhe jo për stolin tim. Uroj që nesër të kthehemi të fitojmë. Jemi përgatitur dhe shpresoj shumë që nesër të rikthehemi në paraqitjet pozitive dhe të marrim rezultatet e duhura”, deklaroi Panucci.

Sfida Shqipëri-Izrael do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje