Përse Basha mblodhi pasanikët e PD në Elbasan?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Pas Shkodrës, do të ishte Elbasani qyteti ku zoti Basha do të mblidhte “parlamentin paralel” apo më saktë pasanikët e PD, duke provuar edhe atje, ftohtësinë e kësaj vjeshte, mungesën e vëmëndjes dhe interesimit të demokratëve, dhe dështimin e synimit për të prezantuar “platformën e opozitës së bashkuar”. Edhe në Elbasan, zoti Basha nuk kishte munguar të merrte si pararojë të takimit Fatmirin e PR, Dashin, e LZHK, apo dhe Petritin e LSI.

Mbi 2 orë para takimit, deputetët pasanikë të kësaj opozite bënë paradën e modës në hollin dhe kafenenë e turizmit “Skampa” në Elbasan, ç’ka reflektonte “seriozitetin” e takimit , i cili kishte si objektiv të tij “rivalizimin me Parlamentin e mazhorancës dhe dërgimin e mesazhit të saj mbi platformën opozitariste”. Por përse zoti Basha zgjodhi Elbasanin pikërisht pas Shkodrës, për të thirrur “parlamentin paralel” dhe pasanikët e PD, kur ai e njeh mirë situatën në të cilën gjendet atje dega e partisë tij?

Elbasani ka qenë dhe mbetet, emri pas liste në të gjitha qeverisjes e PD, si ato qëndrore dhe ato lokale. Asgjë nuk ka bërë PD sa ishte në qeverisje për Elbasanin, asnjë investim, asnjë projekt të zbatuar, asnjë vëmëndje dhe asnjë emër dhe figurë të përzgjedhur nga ai qytet për ish-kabinetet qeveritare. Elbasani ka qenë dhe mbetet akt-akuza e gjallë e një qyteti ndaj pasanikëve të një partie e cila kurrë nuk ka menduar e investuar atje për punësimin, arsimin, shëndetsinë, infrastrukturën, mjedisin problematik, rritjen ekonomike, etj. Elbasani nga ku zoti Basha mblodhi “parlamentin paralel”, e priti ftohtë njeriun që nuk arriti të ribashkojë partinë, që nuk arriti të ringrejë strukturat e shkërrmoqura lokale, duke i dhënë atij leksionin se “ironia dhe tallja me bazën e partisë do të jenë sërish kosto elektorale për PD edhe në të ardhmen”.

Duke folur para pasanikëve të PD në Elbasan mbi “platformën e opozitës së bashkuar e mbështetur në 4 pika kryesore”, zoti Basha në fakt ka prezantuar para tyre mungesën e stradegjisë dhe ideve, shterpësinë e aftësive politike, dhe ripërsëritjen e kërkesave për ato çështje madhore të cilat ai shpesh i ka penguar. Duke përmendur “dekriminalizimin, vettingun, drejtësinë e çliruar nga kapja politike, apo ekonominë e çliruar nga oligarkët, dhe zbatimin e Vettingu-t në politikë”, në fakt zoti Basha nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka vetëakuzuar dhe rrezikuar vehten dhe PD.

Në rast se ka forcë politike, e cila deri tani veçse e ka penguar Vettingu-n, në rast se ka forcë politike parlamentare që deri sot e ka refuzuar reformën në drejtësi me të gjitha mënyrat, në rast se ka forcë politike që ka sot akoma lidhje të forta me monopolet në ekonomi, dhe në rast se ka forcë politike ku Vettingu në politikë do ti kushtonte shumë, padyshim ajo është PD.

Duket se “parlamenti paralel” i cili nuk dihet se ku mund të mblidhet të enjten e ardhshme, ka vendosur të merret me hartime amendamentesh apo me hartime projektligjesh, duke u dhënë mesazhin e gabuar atyre demokratëve që besojnë akoma se “Lulzim Basha është një Berishë i dytë”. Jo, doktori nuk do të vepronte kështu, ai nuk do të shkelte mbi parimet dhe statutin e partisë, mbi simbolet e asaj partie kaq hapur, dhe gjithsesi nuk do të ishte kaq përjashtues vlerash sa zoti Basha.

Edhe nga Elbasani zoti Basha i mbështetur vetëm nga pasanikët dhe ervinët e tij, dha mesazhin e qartë se, kjo opozitë nuk ndryshon, se kjo opozitë ka vendosur të mbetet në llogoren e gabuar, se kjo opozitë nuk bashkëpunon institucionalisht me mazhorancën, por do të mbetet peng i veseve të së shkuarës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Përse Basha mblodhi pasanikët e PD në Elbasan?”

  1. Era says:

    Ne Elbasan nese PD vendos nje kandidat te hajrit e jo Aurelin si flitet do e marri bashkine..se PS humbet..nuk kane bere azgje per elektoratin..vetem rrenat e koke lopes se Librazhdit.

    1. Kalec Dega says:

      Koktenxhereja e Librazhdit aka Toilet Palla, deputet i Elbasanit te qyteteruar? Sa poshte ka rene qytetaria dhe ai pak civilizim ne Shqiperi!


      Kokqypi e kishte mendjen te Tojota e milionave dhe te mbante shenim kush minister do zevendesohej….?

      Jo vetem qe Rama sfiton me shumice ne Parlament por populli per inat do ti jape voten Saliut dhe hajdutit te Skraparit. Siqoqofte Rama ka mbaruar se e verteta vonon por nuk harron.

      “Kush ka me shume frike nga veting nga politikanet, Presidenti apo Kryeministri?

      Pas vetingut te politkaneve, a do ngelet Parlamenti shqiptar pa Deputet?

      =

      Aha, keta i ka zene tmerri edhe pse e dine qe Vetingu nuk do ti shkuli…filluan makinacionet…Rama do qe te bisedoje me Bashen per vetingun,perse?

      E pra, Rama do te ulet ne tavoline me Bashen per te diskutuar vetingun? Perse?

      Pse ky Rama eshte kaq i trembur nga VETINGU?

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Basha Berisha Like FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS Mashtrus. Llapaqen Genjeshtar

  2. Turo, ne durres PD ka ikur per lesh, ka mbetur atje vetem Kile Gorreja
    ne elbasan kane mbetur Luciana Boci dhe RReli, ne tirane Ervini dhe Grida. turpi botes.

  3. babo says:

    O Turo, këta janë glasat e “krijesat” e doktor shpellarit, që ti ma përmënd me respekt, këtë ndyrësirë skizofrene…!!!!!!!

  4. qazim Sejdini ne tre mandatet e tij shikoni sa rruge dhe investime ka bere. e ka bere Elbasanin qytet me emer dhe pamje europiane dhe jo llum sic e kishte katandisur ish kryetari bashkise nga PD. ai qe e urren eshte pune tjeter, por edhe per 50 vjet bashkine ne Elbasan e fiton PS.
    kujt tja jape, aurelit apo lucianes, njeri me i korruptuar se tjetri, e bene arsimin hale fare. e kane kot,
    as lagjet e tyre nuk do ti votojne, as ullishtat dhe as br 17 sulmuese.

  5. Katie says:

    Bravo gazetarit…shkrim I denje e realist…Urime per penen analizuese e te sakte!

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *