Rama shpall nismën: Drejtorët do të nisin... shkollën!

6 Shtator 2018, 18:19Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani, në kohën që opozita po zhvillonte protestë në këtë qytet, se shumë shpejt do të nisë shkolla e… drejtorëve.

“Këtë vit shkollor do të nisë shkolla e drejtorëve”, tha kreu i qeverisë, pa dhënë një datë të saktë.

“Drejtorët e shkollave do të kenë një shkollë të tyren.

Nuk mund të synojmë më shumë me këtë nivel drejtimi shkollash.

Kemi hequr 300 drejtorë, jo për arsye politike dhe kemi vënë 300 drejtorë të rinj nga mësuesit që kanë pasur më shumë pikë, por nuk do të thotë që një mësues i mirë të jetë edhe drejtor i mirë.

Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar menaxherët e shkollave”, shpjegoi Rama.

7 komente në “Rama shpall nismën: Drejtorët do të nisin… shkollën!”

  1. "papa don't preach" says:

    Asnjehere nuk do te kete drejtore shkollash te mire, per aq kohe sa do te ekzistojne kontradikta themelore ekonomike, etiko- morale, politike, zakonore, krahinore etj., midis mesuesit dhe nxenesit, e anasjelltas. Keto kontradikta kapercehen me force ne diktature, ose me mireqenie te gjithanshme per shumicen ne demokraci. Diktatura vdiq, nderkohe, demokracia na/do shfaqet vetem ne gjume. Perfundimi. Me mire: me ato parate per shkollimin e personelit ngrini shkolla sa me shume ne menyre qe te pakten te ulet numuri nxenesve per klase dhe, keshtu te rritet sadopak disiplina ne oren e mesimit, etj., – se sa te ikin paret per lesh me korupsionin qe te do Lart e, te puth Poshte. Tung

    1. Klaec Dega says:

      Cne kryeministri i nje vendi flet per drejtore shkollesh, kush eshte ky diktator qe i ben te gjitha punet e ministrave perkates, kur shkolla eshte pune dhe ceshtje e Ministrise se Arsimit dhe Ministes me dioplome Kristali.

      =
      “Kush ka me shume frike nga veting nga politikanet, Presidenti apo Kryeministri?

      Pas vetingut te politkaneve, a do ngelet Parlamenti shqiptar pa Deputet?

      =

      Aha, keta i ka zene tmerri edhe pse e dine qe Vetingu nuk do ti shkuli…filluan makinacionet…Rama do qe te bisedoje me Bashen per vetingun,perse?

      E pra, Rama do te ulet ne tavoline me Bashen per te diskutuar vetingun? Perse?

      Pse ky Rama eshte kaq i trembur nga VETINGU?

  2. Mesuesi says:

    Shume mire! Po e dini Ju z Edi Rama qe keni akoma drejtore qe jane nen nivelin e mesuesve ne testimin e 2015 ne mos gaboj? Utha qe do te hiqen pse nuk u zevendesuan ? Po te tille ka qe jane anetare te LSI dhe jo vetem kaq por kane nivel te ulet . Disa nga drejtoret dolen keq ose shume keq ose shume keq ne vleresimin qe u be nga mesuesit .Rezultati ZERO! Asnje nuk levizi prandaj ,mos beni propagande boshe sepse nuk i zbaton njeri ato qe thoni dhe kerkoni Ju . Respekte!

  3. Se kush shkruajti se komentuesit jane budallenj ne pergjithesi,por se dine...dakortesoj! says:

    Shume mire!!!
    Beje kete gje edhe per ministrine e ekonomise,se nuk do te thote gje qe ministrar apo zevendesministrat te kene piket e pershtatshme dhe te jene te afte te drejtojne.
    Ja pyet nje here “shokun” tent Trampin se ai çoç di.Ishte ai qe tha i pari se;indianet dhe pakistanezet jane te shkelqyer ne diplloma,ne mastera,ne doktorata,por kur vjen puna si manaxhere,jane te paafte…ndaj dhe menaxhimi i shqerive te mia nga te shkelqyerit ne unversitete ishte gabim( e thene kjo 15 vjet para se te behej president).
    Enderroj kot thuaj.

  4. no says:

    Kryeministri do te thote qe keta qe jane te fillojme e ti mesojme ne qe mundemi, por nuk jemi …
    Shpikin formula …
    Bota i ka te gatshme, vendos kritere, kush i ploteson, merr postin.

  5. Zorro says:

    Rama ben vetem propagande !
    Pse nuk kishte shkolle drejtoresh ne kohen e xhaxhit Enver,por arsimi ishte ne nje nivel te shkelqyer,qe sot as mendohet t’i afrohet?
    Po per ministrat,deputetet,drejtoret neper ministri,kryetaret e bashkive pse nuk hap shkolle zotrote ,qe kane shtetin ne dore dhe e kane cuar ne nivele mjerane!
    Po vete si kryeminister si mund te pretendosh se je i afte kur je vetem piktor i zakonshem,kur detyra e kerkon te jesh jurist dhe ekonomist i zoti?
    Po vete pse je kaq i pa afte te kuptosh se nuk di te sillesh si burre shteti,por komunikon edhe me opoziten,edhe me qytetaret fuke perdorur ironine,talljen,cinizmin,arrogancen,harbuterine dhe e heq veten se je kompetent per te gjitha fushat?
    Pse je kaq i pa afte te kuptosh se lufta kunder korrupsionit nuk behet nga gjykatat,por nga vete kontrolli i rrepte nga te gjithe eproret e institucioneve per vartesit e tyre dhe mbi te gjitha duke degjuar edhe nje qytetar fe vetem kur te informon se Bashkia e Tirsnes vjedh qytetaret me taksa antiligjore dhe faturon ujin e piste per une te pijshem?
    Pse hesht zoti Rama kur ne shtyp ka 4 vjet qe denoncohet prodhimi i bukes me miell kanceroz serb?
    Mos valle je vete i perfshire ne kete afere kriminale?
    Zoti moderator!
    Ne se e censuroni komentin atehere ju keni frike nga e verteta dhe mos thoni se jeni te pavarur!

  6. Zorro says:

    Rama ben vetem propagande !
    Pse nuk kishte shkolle drejtoresh ne kohen e xhaxhit Enver,por arsimi ishte ne nje nivel te shkelqyer,qe sot as mendohet t’i afrohet?
    Po per ministrat,deputetet,drejtoret neper ministri,kryetaret e bashkive pse nuk hap shkolle zotrote ,qe kane shtetin ne dore dhe e kane cuar ne nivele mjerane!
    Po vete si kryeminister si mund te pretendosh se je i afte kur je vetem piktor i zakonshem,kur detyra e kerkon te jesh jurist dhe ekonomist i zoti?
    Po vete pse je kaq i pa afte te kuptosh se nuk di te sillesh si burre shteti,por komunikon edhe me opoziten,edhe me qytetaret duke perdorur ironine,talljen,cinizmin,arrogancen,harbuterine dhe e heq veten se je kompetent per te gjitha fushat?
    Pse je kaq i pa afte te kuptosh se lufta kunder korrupsionit nuk behet nga gjykatat,por nga vete kontrolli i rrepte nga te gjithe eproret e institucioneve per vartesit e tyre dhe mbi te gjitha duke degjuar edhe nje qytetar te vetem kur te informon se Bashkia e Tiranes vjedh qytetaret me taksa antiligjore dhe faturon ujin e piste per une te pijshem?
    Pse hesht zoti Rama kur ne shtyp ka 4 vjet qe denoncohet prodhimi i bukes me miell kanceroz serb?
    Mos valle je vete i perfshire ne kete afere kriminale?
    Zoti moderator!
    Ne se e censuroni komentin atehere ju keni frike nga e verteta dhe mos thoni se jeni te pavarur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje