‘Repolitix’ në Report Tv rekord audience në puntatën e parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Emisioni Repolitix në televizionin Informativ Report Tv te drejtura nga Denis Minga ka shënuar rekord audience mbrëmë në puntatën e parë për këtë sezon, kur kryefjalë ishin vrasjet e fundit në Shkodër.  Në studion ishte gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha, i cili solli detaje dhe foto eksluzive për vrasjen e biznesmenit, Arjan Ferracaku.

Gazetari Hoxha argumentoi se autorët kishin gabuar objektiv pasi synimi i tyre ishte eleminimi i Asmer Bilalit, dhe jo i Ferracakut, por veshja si coëboy i ka ngatërruar vrasësit. Emri i Asmer Bilalit rezulton të jetë mes të arrestuarve.

Emisioni Repolitix ka nisur në orën 20:30 dhe deri në përfundim në orën 22:10 ka shënuar rekorde audience.

Siç duket dhe në fotot e shkëputura në kohë reale në Telemetrix, aktualisht sistemi i vetëm i matjes së audiencës që funksionon në Shqipëri, televizioni ‘Report tv’ kryeson audiencën në raport me gjithë televizionet informative, që dukshëm janë poshtë tij gjatë gjithë kohës.

Renditja e Report TV krahasuar me televizionet e tjera informative

Beteja për audiencë e emisionit Repolitix në Report Tv ka qenë e fortë edhe me mediat kombëtare si Klan, Top Channel dhe Vizion +

Renditja e Report Tv krahasuar me televizionet kombëtare

Nga orën 21:00 Report Tv kaloi në audiencë edhe Televizionin Kombëtar Top Channel dhe ruan vendin e dytë sa i përket audiencës në rang kombëtar deri në përfundim të emisionit Repolitix.

Veç gazetarit investigativ të Report tv Artan Hoxha, të ftuar në Repolitix  ishin Asllan Dogjani, ish-deputet dhe ish-drejtues i Policisë së Shkodrës, Mit’ hat Havari ish-drejtor i policisë Shkodër dhe Ferdinand Dervishi gazetar i njohur.

Në emision veç publikimit të materialeve ekskluzive, mbizotëroi debati i bazuar në prova dhe argumente konkrete.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “‘Repolitix’ në Report Tv rekord audience në puntatën e parë”

  1. rexha 10 says:

    O JU LAFTE MUTI SHALET. SHKRUANI SHQIPE ,DHE FLISNI SHQIPE,
    CFARE DOMETHENE NE SHQIP PUNTATA: PUTANA = KURVE, PUNTATA =PJESE ………..ITALISHTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *