Shembja e urës Morandi në Genova, prokuroria italiane nën hetim 20 persona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me urdhër të Prokurorisë së Genova 20 persona janë vënë në listën e personave të hetuar si përgjegjës për shëmbjen e urës Morandi në Genova, tragjedi kjo që shkaktoi 43 vitkima mes të cilëve dhe 2 të rinj shqiptarë.

Ndër 20 personat nën hetim rezultojnë të jenë emra të drejtuesve të lartë të “Autostrade per l’Italia” shoqërisë përgjegjëse për mirëmbatjen e rrugës ku pozicionohej ura, menaxherë të zyrës së kësaj shoqërie në Genova e Romë, si dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Të hetuarit akuzohen për krim të shumëfishtë e të qëllimshëm, fatkeqësi të qëllimshme e vrasje rrugore e qëllimshme.

Hartimi i listës me 20 persona të hetuar erdhi pas inspektimti të kryer nga Policia Financiare i të gjithë dokumentacionit të marrëveshjes mes shoqërisë Autostrade per l’Italia e Ministrisë së Transportit.

Sipas prokurorit të Genovas Francesco Gozzi” në hetim është vënë dhe vetë kompania “Autostrade per L’Itali”  bazuar në ligjin për përgjegjësitë e sipërmarrjeve.

Ndërsa numri i palës së lënduar është mjaft i lartë, 43 familjarët e viktimave, si dhe familjarët  e 16 personave të plagosur.

Sipas prokurorit të Genovas, emrat e 20 personave të vënë nën hetim do të bëhen publike vetëm pasi të interesuarit do të njihen me akuzat e fajësisë së tyre.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *