Vera mbaroi por festat ende jo

6 Shtator 2018, 16:58Hi-Tech TEMA

Në ditët e para të shtatorit, në rrugët e Tiranës janë rikthyer përsëri njerëzit, makinat, trafiku, puna, përgatitja për shkollë, etj. Por kjo s’do të thotë që nuk ka më fundjava…fundjava të përgjegjshme. Këta Jemi Ne nga Electronic Beats vazhdon misionin për të angazhuar të rinjtë në festa me qëllim të mirë. Më 7 shtator, në orën 18:00, Telekom Electronic Beats organizon aktivitetin tek Pazari i Ri.

Këtë herë, qëllimi pozitiv është mbledhja e baterive të përdorura që të procesohen sipas standarteve nga një kompani e specializuar. Si rrjedhojë, të kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit.

Prandaj, si biletë për të hyrë, merrni të paktën 1 bateri të përdorur me vete, ejani tek Pazari i Ri për të ndjekur diskutimin e hapur rreth riciklimit të baterive dhe në 20:00 karikohuni për muzikën që ju pret. DJ spanjoll Henry Saiz vjen në Tiranë për të luajtur muzikën më të mirë elektronike.

Ger Kacerja dhe ODA nuk do mungojnë për t’i shtuar edhe më shumë ritme argëtimit. E ndërsa kërceni me muzikën, Kleidi Eski do kujdeset për vizualet e festës. Le ta ngjyrosim me magenta Pazarin e Ri dhe të karikohemi për stinën e vjeshtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje