Vettingu që i duhet politikës dhe ai që i duhet Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Sot mu kujtua gjyqtari Thanza. Ai kishte dy vjet që dëgjonte për Vettingun e gjyqësorit, kishte dhe aq mundësi sa ta lexonte dhe kuptonte ligjin, dhe mbi të gjitha, dinte më shumë se sa ne, për veten e tij. Ishte dënuar në Itali për një vjedhje të rëndomtë supermarketi. Dhe shkoi drejt vettingut si flutura drejt llampës, duke u shfaqur para publikut më shumë si njeri që nuk kupton se ç’bën, se sa si dikush që ka bërë diçka të paligjshme.

Në përpjekje për të justifikuar kërkesën e Lulzim Bashës për Vetting të politikanëve, shembulli i Thanzës ishte më i afërti. Pra, që e bën këtë nga budallallëku, ose nga mosbesimi real që ka, se Vettingu nuk do të funksionojë.

Se Vettingu i politikanëve, ndryshe nga ligjet e tjera, nuk ka të bëjë me të ardhmen, por ka të bëjë me të shkuarën. Dhe së paku e shkuara ligjore e Lulzim Bashës mbart një proces të mbyllur me procedurë për tejkalim kohe të hetimeve dhe ai duhet të pastrohet, duke rihapur çështjen. Njësoj si Fatmir Mediu.

Më tej akoma, ai është ministri që i janë vrarë katër qytetarë në një protestë politike dhe ende nuk është pyetur për t’u hetuar pse i vrau. Natyrisht që një Vetting serioz nuk do merret me faktin a ka qepur pantallona në të zezë Dash Shehi kur ishte 27 vjeç, por kush ka vrarë dhe vjedhur këto 27 vjet.

Pra, ka shumë gjasa që Lulzim Basha të ketë mosbesimin që ka pasur gjyqtari Thanza tek Vetingu, dhe shkoi drej tij sypatrembur. Por ka dhe një anë tjetër, që është kryesore për Bashën

Ekziston dhe një tjetër Lulzim Basha, ai që ëndërron të marrë pushtet me marrëveshje të fshehta dhe pazare pas krahëve për të vetët. Unë nuk mendoj se LSI është fort e lumtur nga propozimi i tij, dhe sidomos nga ajo që bëri në Elbasan. As aleatët e tjerë. Jo se ata janë të inkriminuar, më shumë apo më pak se Basha, por se ky i fundit po përpiqet të prodhojë pushtet mbi ta, duke marrë monopolin e selektimit të krimit. E dëgjuat në Elbasan. Përmendi Qazim Sejdinin si të lidhur me Çelët, përmendi si gjithnjë Taulant Ballën, që i faturon dhe Toyotën e tij, por për çudi harroi të përmendë fjala vjen Çapjet, që janë në konflikt me Çelët. Jo për gjë, por të paktën të duket i balancuar, se kështu duket si ushtar i tyre. Për të mos thënë pastaj që përmend biznesmenë anonimë dhe jo atë biznesmenin që i ka vënë firmës së tij emrin e vajzës së Lulit, në shenjë mirënjohje për tenderat e Tiranës.

Të jesh selektiv me krimin dhe korrupsionin, do të thotë të jesh ushtar i tij, dhe një ushtar i krimit nuk ja del dot të bëhet gjeneral, se i dridhet zëri kur jep komandën.

Përpjekja e tij për të treguar se tani kriminelët i cakton ky në terren dhe në Parlament, është një përpjekje groteske për të krijuar pushtet fallco tek të vetët.

Nga ana tjetër, më e besueshme është që Lulzim Basha pret një pazar nga Edi Rama, pret të ulet me të, e të flasin si të shpëtojë ai nga disa vetë, dhe të dy, si gjithmonë, si të shpëtojnë nga LSI.

Rama u duk aq i lumtur nga propozimi i Bashës, sa hutoi dhe të vetët, sikur mezi ta kishte pritur. E sigurt është që ai nuk është i gëzuar, se mendon se i ka të pastër të vetët, por se e di se ç’mendon Basha. E di se si ai mendon të prodhojë një mekanizëm pushteti artificial mbi aleatët dhe të vetët, për të eleminuar ata që dëshiron. Dhe mbi të gjitha, për ta kthyer të qënit në politikë, në një standard që e vendos ai me Edi Ramën.

Dhe kjo e lumturon aq shumë Edi Ramën, jo se do bashkëndajë me Bashën ndonjë standard, por thjesht se do argëtohet me të, si një vit më parë, kur ja mbushi mendjen se mund t’ua fusë të gjithëve me marrëveshjen me të.

Përtej kësaj estrade publike, Vettingu i politikanëvë shqiptarë ka kuptim vetëm nëse nxjerrim nga sistemi politikanët që nuk janë gjykuar dhe dënuar, dhe nëse forcojmë pritën e përzgjedhjes në politikë të njerëzve të inkriminuar. Mos ta bëjmë si ligji i dekriminalizimit që nuk prekte asnjë nga deputetët që e votuan. Për Vettingun e së shkuarës ka vetëm një parti që është në këmbë e gjitha kundër, ajo që ankohet jo më kur dënohet Berisha, Basha e Mediu, por dhe kur shkarkohet Thanza e Llalla.

Për Lulzim Bashën që kërkon të prodhojë pushtet rreth vetes me idenë se do të vendosë pushtet mbi aleatët dhe të vetët, duke pasur në dorë Vettingun, nuk do të ketë lajme të mira.

Në rastin më të keq, ai do të jetë i pari që do ta pësojë nga kjo gjë. Ose do pendohet, si për Reformën në Drejtësi, dhe do të mallkojë ata që e bënë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Vettingu që i duhet politikës dhe ai që i duhet Lulzim Bashës”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Shpresojme qe te behet siç po e kerkon Basha edhe pastaj ta shik.oj ate te semes ke 7 penxheret.
    Se vetem ne kete menyre pastrohet Politika nga keto Plerat.

    1. ben says:

      Nese vetingu per politiken behet me te njejtat kushte si gjyqesori, nga deputet e rilindjes shpeton vetem pandeli majko gjithe te tjeret I ke ne burg.
      Ketu legenlleku dhe banditizmi I politikes ka aritur deri ne ate pike sa taulant balla deklaron se eshte krenar per miqesine me nje bandit te denuar me 21 vjet per droge.
      Po nuk eshte budalla rama
      E pa ca tha sot bile te zeze mbi te bardhe
      “Qe vetingun e politikes do e beje drejtesia dmth arta marku ”
      Prokurorja e shkodres qe sa u be prokurore e pergjithshme shkodren e mori lumi.
      Ja keta jane rilindasit
      Eshte njelloj sikur shullazi te thote qe po eshte dakort me vetingun.
      Shqiperia pervec se duan te gjithe te ikin
      Vetem zyrtarisht I mungon gjendja e jashtezakonshme se eshte ne dore te bandave te rilindjes.
      Me keq se kaq me pashprese se kaq nuk ka qene as ne1997. Dhe me thene te drejten shqiptaret e meritojne.

      1. për mëmëdhenë says:

        I nderuar kryeartikullshkrues !!

        Te kam lexuar dhe kam komentuar ne blogu-n e Temes fill pas masakres se Gerdecit dhe sidomos pas pushkatimit hitlerian te 4 protestusve ne 21 janar 2011 dhe ka kohe qe gazeten tuaj e lexoj dhe komentoj rralle se te “eshte lagur baruti” per te thene te verteta qe shtypi e ka detyrim ti thote.
        .
        Ju shquheni si antienverist i ashper por shume artificjal qe ne nje fare menyre e ke FARIBALLISTIFIKUAR &DASHKOLOCIZUAR & KASTRIOTDERVISHUAR &NEONAZISTIFIKUAR kete gazete por kjo nuk eshte e meta juaj kryesore.
        .
        Te merresh me Lulin eshte humbje kohe ai I ka kthyer mediat & tv-te& internetin ne pasarela mode pra eshte nje bedel dhe duhet te merremi kush eshte pas ketij Devili & Debili.
        .
        Problemi kryesor sot nuk eshte ‘baleti me akull” qe po luan balerina Shqupit me emrin Lul bashkrimineli me gjithe shtyp-taret dhe shquptaret po merren idiotikisht cfare tha Luli ne Elbasan dhe si ja priti Taulant Palla duke I mbajtur ison e Rames.
        .
        Si ka mundesi qe te gazeta e Meros te mos zihen ne goje SUPER Skandali me Izet Haxhine ne burg qe gjasme nuk po del kush te zhvilloje gjyqin..Gjyqi I Izetit nuk ka nevoje te behet.Mjafton cfare ka deklaruar ne 4 intervista eskluzive te Dita dhe ka dy rruge;
        .
        ose te burgoset Berisha me Lulet tij si kriminel nese vertetohen cfare ka thene Haxhia ..ose ky I fundit te rrije perjetesisht ne burg per mashtrim qe rrezikojne sigurine kombetare
        .
        Nese ne votimet e 8 majit 2011 ndihmesa e Hysni Milloshit ishte 1 (nje) perqind kurse “dirty job” e Arvizuse ishte 99 % qe neonazisti Lul Basha qe vrau si xhaferrdeva ne shkurt 1944 te fitonte me votat e gabuara ne kutite e Arvizuara dhe jam I bindur qe brezat kur te happen dokumentat do habiten me lulbashizmin e arvizuse.
        .
        Pak muaj me pare Neonazisti komunisto-antikomunisti Berishe kaloi ne orgazem kur deklaroi pa ju dridhur qerpiku se do vriste me doren e tij Edi Ramen ne 21 janar 2011 si vrau 4 kokpalare dhe jam lemerisuar jo vetem kur tha se I derguari Obames & Kintonit iku me bishte ne shale kur “mu lut” qe te lija zyren..por se e kishte poshtruar kete ferman-mbajtesin e Obames duke I thene se une zbatoj Kanunin e Leke Dukagjinit..
        .
        E pra Mero vetem per kete qe kam shkruar ne paragrafin me siper nuk ka krim te Hitlerit dhe te Enverit qe te mbuloje kete kanibalizem te Sali Elezbiberit…..Si ka mundesi qe ambasada amerikane nuk reagoi kur Saliu I tyre pshurri publikisht te derguarin e Obames ? Si ka mundesi qe fituesi I gjithe votimeve te fundit Edi Rama rri para Berishes si nje dele para ujkut ??
        .
        E gjitha kjo ndodh se ato dipllomate -ustallare dhe “inteligjenta”euroatllantikas qe e prune Serberishen nga katakombet e Beogradit ne 1991 jane akoma ne drejtim te puneve te Shqiperise dhe akoma mbahen te idea se Berisha I tyre hodhi ‘KAMUNIZMIN” ne Shqiperi gje e cila jo vetem eshte genjester kriminale por dhe nje kanibalizem I paster politik nderkombetar..
        .
        Ka ardhur koha te nderpritet komedia me dekriminalizmin dhe vetingu i atij qe shkoi ne Kirgistan (qe po na jep mend VRASESI 21 JANARIT)..ashtu si beri makartisti Edwin Rajersoviq ne vitin 1991-1992 me dekomunistifikimin me banden tropojane te Sali Elezbiber-Hajdarit qe I nxorren uje te zi atij vendi..
        .
        .Eshte koha qe euro-atllantiksit nese ju ka mbetur nje fije dinjitetit dhe ndershmerie duhet te fillojne ( te fillonin) reformen e Deberishizmit dhe Deelezserbizimin nga doktrina antihumane e dekomnistifikimit te 1991-t sepse nuk jane vetem ato veterane “te mjere nostalgjike” por mbi 80 perqind e shqiptareve qe mendojne sot se ideologjia e Enverit ishte e gabuar (jo per faj te tij) por shteti I tij I fuqishem nga ditet e sotme kur Shqiperia eshte kthyer ne hambar droge dhe hale ambasadoresh ..kane te drejte te thone Ishin mire kur ishim keq.
        .
        Turp per hipokrizine27 vjecare te miqve tane eura-atllantikas.
        .
        Turp per ndyresine e Fatosnanos-Ilirmetes-Pandimajkos-Edi rames qe lejuan Berishen te fshije bythen me to si per NY –TIME-in
        .
        Turp per shtypin shqiptar me ne krye “antikamunistin” Mero Baze
        qe e ringjallen Enver Hoxhen qe duket si shenjtor para koleres salielezbiberiste
        …makartiste … xhorxhsorriste.etj
        sepse as hitleri nuk shurronte viktimat e tij dhe jetimet e tyre
        si ben sot kanibali berishe me bolet e ish-donaldluleshit
        dhe ediramepallaveshit
        pa harrur Lul Udbashin qe ka deklaruar se vrava ne 21 janar 2011 sipas kornizave ligjore
        …Wake up Mero Djali !!

      2. Skypion says:

        Propozimi per vetingun ne politike, qe beri zoti Basha, ka shokuar Edi Ramen dhe mbare maxhorancen e tij ne pushtet.
        Kjo u duk, sidomos, nga reagimi shume i shpejte i Rames, ku, tek germushja e frikacakut, duket qarte paniku: hajde hajde , provoje po deshe!
        Kjo u duk edhe nga reagimi po kaq i shpejte i analisteve te Rames; si rrallehere me pare, analisti yne e shkrojti editorialin ne nje orar te hershem, ndryshe nga c’ben zakonisht; te tjere para tij e kishin shkrojtur tashme.
        Ka dylloje reagimesh te atyre qe zihen ne befasi: njeri eshte ai i heshtjes se fillimit, pra reagim i vonuar, kurse tjetri eshte ai i atyperatyshmi, pra reagimi i rastit tone. Reagimi i llojit me te dyte shpreh panik me te madh, nje panik te shtuar; eshte kjo shtese paniku, qe i pengon te zenet ne befasi te tregojne ate maturine e heshtjes se fillimit, per t’i peshuar me mire gjerat para se te pergjigjen.Ne jemi ne rastin e dyte. Rama me te tijte jane ne nje panik me te vertete te jashtezakonshem.
        Po c’eshte gjithe ky panik qe ka perfshire te pushtetshmit tane?!
        Eshte hera e pare qe nje lider politik kerkon veting ne politike. Ky lider politik eshte shefi i Opozites; eshte Lulzim Basha. Shume e shume here eshte kerkuar vetingu ne politike nga gazetare dhe analiste, te djathte dhe te majte ( keta me hipokrizi, kuptohet), zera te ndryshem te shoqerise civile, madje edhe ndonje politikan, edhe ne past qene ai ndonje kryetar i ndonje partie te vogel, gjithsesi i dores se dyte – por, nuk kemi patur nje propozim te tilla nga nje lider politik te ketij niveli.
        Eshte lideri i Opozites, eshte Kryetari i Partise Demokratike qe kerkon veting ne politike.
        Tani shpjegojme panikun e Rames dhe socialisteve te tij, politike dhe mediatike. Keta jane ne pushtet. Te paret qe preken nga vetingu, afermendsh qe do te jene pikerisht ata.
        Bie qeveria…
        Po, po, bie Qeveria! Qe ne hapin e pare, bie Qeveria. Qeveria qendrore dhe ajo lokale. Shume ministra kane dosje; disa kane dale, te tjera perveluese presin te dalin ( dhe jane ne dore te Bashes). Po keshtu edhe me shume zyrtare te larte te Administrates. Shume kryebashkiake (socialiste) kane dosje; disa kane dale, te tjera shkrumbuese priten te dalin ( edhe keto jane ne dore te Bashes).
        Por, ai qe preket i pari eshte vete Edi Rama. Eshte dosja e tij, kompletimi faktit i se ciles, besohet te jete edhe shtysa e fundit per Bashen te beje propozimin e bujshem. Jane siguruar te dhena tronditese … me ndihmen e pacmuar te partnereve perendimore.
        Jane perfolur shume opsione te reagimit opizitar ndaj ketij pushteti te korruptuar dhe inkriminuar si mosbindje civile, protesta te fuqishme, djegie mandatesh etj.
        Vetingu i propozuar nga Basha, eshte rruga me paqesore e mundshme per te rrezuar kete pushtet kriminal. Dhe, c’eshte me e rendesishmja, eshte rruge pa kosto fare, sidomos per qytetaret shqiptare, te cileve nuk do t’u duhet ta ndajne me Opoziten barren e bezdisshme te protestave pa bereqet.
        Lulzim Basha doli me kete propozim. Opozita e bashkuar, PD-LSI, kane dale me kete qendrim, rrjedhimisht. Shoqeria civile, me cdi une, e gjitha, ka dale qe shpejt me kete propozim; keshtuqe edhe kjo, me hir a pahir, i bashkohet Opozites.
        Ne anen tjeter eshte Rama me “rilindasit” e tij…
        Kam pershtypjen se do te jemi deshmitare te nje degradimi te papare te individit Edi Rama. Kete radhe eshte vertete i zene ne lak. E kur eshte i zene ngushte, nuk e kontrollon dot cmendurine e tija. Do te kete qyfyre ( le te jete kjo edhe nje arsye plus, se pse dua te rri ne Shqiperi).

      3. Tit says:

        Pse, të duket Majko qelibar ty Ben?! Pyet pak në Ministrinë e Mbrojtjes se ç’është bërë në kohën e Majkos si Ministër Mbrojtje!!! E njeh Elidonin ti Ben, badigardin e Majkos?! Pyet atje ku të thashë se ta thonë se ç’ka bërë ai në kohën kur ishte Majko Ministër! I shitën tanket tona për skrap nl Mal të Zi! Dhe i trajtonte Elidoni oficerët e lartë si të ishin legena, i përzinte nga zyra e Majkos. Ka PS sa të duash që janë djem flori si njerëz, dhi intelektualë të mirëfilltë. Si psh Ervin Bushati, apo edhe Erjon Braçe etj,…etj….Po Majko???!!! Pffff!I ka zënë derën Edit se Edi e di që ka ca budallenj që e mbivlerësojnë rolin e Majkos si KM në kohën e luftës në Kosovë, a thua se i priti Majko Kosovatët e shkretl tek shtëpia e vet, dhe pa pikë turpi bënte nacionalistin duke marrë atribute që nuk i takonin asfare! Rroftë OKB fhe UNHCR se po të mos ishin ata do kishin vdekur për bukë Kosovarët, se ne s’kishim për vete e jo më të mbanim dhe Kosovarët aq gjatë, se s’bëhej fjalë për 2 ditë, as 2 javë! Kështu që analizoi pak më thellë gjërat, sigurish pasi të informohesh pak më shumë.
        Miqësisht,…Titi!

  2. Qytetar says:

    Basha ka ne mendje ti shmanget vetingut,duke e akuzuar si gjykate te Rames,po pergatit terenin per nje trajtim tjeter per politikanet,formale.
    Rama ra ne lojen e Bashes,megjithse ai e di shume mire si do vazhdoj vetingu.
    Basha ka bere nderhyrje ne minuten e fundit,kur e PA te pamundur bllokimin e institucioneve qe do gjykojne politikanet,kerkon te rreshqas NGA rrjeta ku la rene Brenda.
    Rama do beje tradhetin ndaj vetingut,po te mbeshtes Bashen ne lojen e tij.

  3. Zigur Qarri says:

    Kater muaj,dhe akoma ekspertiza per audiopergjimin e Agron Xhafajt,nuk e ka thene fjalen e saj!Ka Shtet Shqiperia???
    Perse filloi vetingu me gjygjtaret dhe prokuroret,dhe jo me shkaktaret kryesore te katrahures shqiptare,politikanet?
    Sepse “rilindja” eshte e gjitha e inkriminuar.Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,
    Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Taulant Balla,Engjell Agaçi,
    Denar Biba,Edi Rama,Erion Veliaj,Jurgis Çyrbja…

    1. shqiptar says:

      …ke harru zigur bythen…

    2. Johani says:

      Shif zigur qarrin shkon edhe me larg se sali berisha kur mallkoi dhe shau e kercenoi nanen e Rames ose kishte lindur ate sepse pos tij skishte djale nane qe ia merr pushtetin! Po mire more zigur sali berisha qe veau Remzi Hoxhen,Haklajt,Ttebicken,Xhindin,Gerdecasit,21janarin por edhe te vetet qe nga azemi,Pashko,Olldashi e shum te tjere a duhet ta kaloi vetingun per ty!Pastaj luli si bashkryetar i krimit,po paloka ty te duket njeri,e noka i trajnuar nga serbet duhet ta kaloi vetingun,po alibeaj qe vlkau i tij u kap ne gjermani duke vjedhur dhe ju zune tre karta identiteti nje nga to serbe e tjetra greke so inspektor policie,ka edhe shume por si mendon ti zotrrote se kedo qe shajne sali berisha e lul basha eshte kriminel?Jo jo zotrrote shqiperia nuk eshte nen dunfimin e millosheviqit qe dyshja vrastare-kryetare e PD-s ti beje te gjitha edhe vrasjet edhe gjykimet edhe vetingun,kjo ka ndodhur vetem ne kosove dikur kur millosheviqi dekoronte qdo serb qe vriste nje shqiptar a nuk e beri kjo dyshe te njejten gje me ata qe vrane kater qytetar me 21 janar,prandaj per ty edhe fazlliqi qenka me shqiptar se Rama dhe gjithe deputetet e PS-s dhe te gjithe ata qe e jane votuar kete qeveri qe edhe kulzim basha i ka mallkuar dhe ka kerkuar qe te gjithe te vriten ne menyre qe tmos kete kush ta voton Ramen,ky eshte vetingu qe do ta bej lulzim basha me sali berishen e fazlliqi e mbase edhe ti.

      1. Zigur Qarri says:

        O Jani,ne institucionet shtetrore,eshte PS-ja tani!

  4. “I pavarur” says:

    Mero, ke vene re qe asnje nuk lexon kryeartikullin ne gazeten tende?
    Pse?

  5. ALBAN DEGA says:

    Mendime mbi fakte ( Perditesuar )

    From: Alban Dega
    Date: October 5, 2016 at 9:58:14 AM EDT

    MOS E BENI ATE GABIM …!?

    – As 5 per qind e prokuroreve e gjykatesve nuk kane kaluar ne siten e Vetingut

    – Reforme e Veting me ritmin e kermillit!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos arrestoni asnje prej Kapove te Mafias politiko- familjare te Berishes para Reformes ne Drejtesi!
    A mundet qe kryprokuhora si Adriatik Palla dhe ai i krimeve te renda Besim Hajdarmataj, Gjin Gjonet e co. te nenshkruajne urdher- arreste per Sali Berishen e kryepeshqit e Bandes se Gangstereve te tij politike e biologjike!?
    Kurrsesi.
    A mundet qe Gjin Gjonet e KLD-se dhe Fatmira Hajdarajt e Plepave, Arjana Fullanet e Tom Ndrecajt, Aliajt e Zagarnjoret … e Luigjit te 14-te te ndeshkojne Padrinon e Mafias vrastare e kusare te Shqiperise!?
    Asesi .
    A e dini vellezer e motra shqiptare se vetem 25 gjykates e prokurore te sterkorruptuar kane dhene doreheqjen ose jane spastruar deri tani nga OMN dhe KPK – ja per shkak te zvarritjes absurde te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe po ecin jo me hapin e breshkes por me ritmet e zbarritjes se kermillit !
    Ngadale ngadale shkohet larg por nuk mberrin kurre thone italianet !
    Avash avash behet shelegu dash thone turqit !
    As 5 per qind e tyre nuk kane kaluar ende ne siten e tyre !
    Vetem pasi te pastrohen organet e antidrejtesine shqiptare duhet te filloje spastrimi dhe ndeshkimi I kryepeshqeve te politikes shqiptare, i Kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Basha, Mediu, Bode, Imami, …. Gjingjonet Llalla, Zagarnjori, Nishani, Hajdarmataj e co…
    Nuk kane pse te paguajne gjoba kusaresh juridike per kusaret politike qe i nxjerrin te pafajshem sepse kryprokuhorat Llalla dhe Hajdarmataj “harrojme te apelojne” vendimet e tyre, sic ndodhi me Agim Shehun, me Ndrea Prendin, me Ardian Fullanin e co.
    Enough it’s enough, thone vellezerit tane amerikane!
    … Boll me!

  6. Komentuesi says:

    Zoti Mero,je me mendje te holle.Basha nuk e ka seriozisht per vetingun e politikaneve,por e thote per tu pjerdhur mendjen te tijeve ne pd,aleatet dhe lesheline.Ai e di mire se ne veting e le leshin ne vrime.Ai e di mire se eshte shume i inkriminuar,por nqs se dikush e mere seriozisht thenjen e Bashes,menjehere Basha do kurdisin nje gje tjeter dhe nuk do prnoi vetingun e politikaneve.Kjo eshte nje tymnaj e Bashes.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    If they only knew what is coming.. Do fillojn te bejne shfaqje ne hearing.. Prit se do I shohim gallat.. Edhe Edi Rama do filloj te djersitet para Komisjonit..

  8. Titi says:

    Mero,a do shkruash gje per keta hajdutet ne pushtet apo sta mba bytha,je bere me keq se Fari Balliu.

  9. Emigranti SHBA. says:

    i pari qe dota inaguroi burgun e recit nga politikanet esht berisha, mbas tij vjen basha, meta dhe hajdut te tjer qe jan akuzuar ne shtyp, per krime, vrsasje, vjedhej dhe abuzime me pushtetin.

  10. @autori says:

    Krahesimi i Thanzes me Bashen nuk perputhet fare. I pari eshte ushtar i te dytit dhe dihet qe ushtaret jane te destinuar te vriten per te mbrojtur komandantet. Njelloj si Basha edhe Rama ka shume ushtare qe ne cdo moment mund ti sakrifikoje. Ndersa radhet e ushtareve te humbur plotesohen me ushtare te tjere, problemi mbetet sepse as Basha dhe as Rama nuk e kane seriozisht per te rrezikuar njeri tjetrin. Ne fakt, as Mero Baze dhe as Skypion-i..

  11. Gopisti i fundit says:

    U versulen bena e skypjona , te shpallin se basha vuri ne siklet te madh mazhorancen me nismen e re. Eh mor qyqare, ajo nisme vertete do shpetoje kete vend nga ata qe e grabiten , e vrane dhe shiten teritore.

  12. ERION FIKU says:

    NGA (POLITIKANET & JURISTET):
    Vetem (UNË & AJOLA) do dalim shume te paster nga VETTINGU.
    Sepse e kemi te justifikuar Gjithe Pasurine me (SHITJEN E FIKUT).

  13. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kara-kteristike says:

    Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ———————————————————
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në këtë Vend.
    ——————————————————–

Lini një Përgjigje te Tit Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *