VIDEO: Historia e dy mësuesve nga Skrapari që ndërtuan shkollën për nxënësit e tyre, bën xhiron e rrjetit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy mësues nga fshatrat e Skraparit iu përveshën punës gjatë verës t’u siguruar nxënësve të zonës, një shkollë të re, ndërsa ia dolën të mbledhin paratë e nevojshme përmes një fushate në internet.

Nga Ivana Dervishi

Dy mësues në fshatin Vëndreshë Mal në Skrapar i kaluan pushime e verës duke u ndërtuar nxënësve të tyre një shkollë të re. Prej vitesh mësimi në fshat mbahej në një shtëpi me qira, por mungesa e izolimit nga kushtet atmosferike ekspozonte shpesh nxënësit ndaj shiut dhe dëborës.

Pasi kontribuan një pjesë të parave të tyre dhe ia dolën të bëjnë bashkë shumë dhurues të tjerë përmes një fushate në internet, mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho grumbulluan gjithsej rreth 10.000 dollarë.

Ata tani shprehen optimistë se godina e re do t’i lejojë nxënësit të përqendrohen më shumë në mësime dhe ta frekuentojnë shkollën më shpesh.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i gëzuar që ia dolëm mbanë për ndërtimin e kësaj shkolle,”, tha për BIRN, Borsion Spaho, mësuesi i fillores në atë zonë.

“Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht që nxënësit të kenë dëshirë më të madhe për arsimim dhe për të mësuar më shumë,” shtoi ai, ndërsa tha se nuk do t’ia kishin dalë pa mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj që dhanë kontributin e tyre.

Shkolla e sapondërtuar do të ketë një klasë, tualetin dhe një korridor për pesë nxënësit e saj. Ndonëse në nivele të ndryshme mësimore, nxënësit studiojnë të gjithë në një klasë, ndërsa kryejnë detyra të posaçme të ngarkuara nga Spaho si i vetmi mësues.

Ish-komuna e qarkut Berat, Vëndreshi është tani pjesë e bashkisë Skrapar dhe përbëhet nga dhjetë fshatra të vegjël, mes tyre Vëndreshi i Vogël, i Madh dhe i Malit. Në një largësi rreth 200 kilometra nga Tirana, infrastruktura e dobët në zonë ia shton sfidat e lëvizjes, por edhe ato të shkollimit komunitetit prej afërsisht 900 banorësh sipas censusit 2011.

Mësuesi i letërsisë, Donald Dervishi, i cili njëkohësisht shërben si drejtor i pesë shkollave të zonës është gjithashtu mjaft entuziast për nismën e tyre.

“[Nxënësit] nuk do të kenë mundësinë që të mendojnë për shiun që futet brenda në klasë, …për erën e ftohtë, për borën,” tha Dervishi.

“Këta fëmijë që sot do të ulen në një shkollë të re, do të kenë nxitjen që nesër-pasnesër vetë të bëhen kontribues në këtë fshat,” përfundoi ai.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “VIDEO: Historia e dy mësuesve nga Skrapari që ndërtuan shkollën për nxënësit e tyre, bën xhiron e rrjetit”

  1. Ramo Vito says:

    BRAVO JU QOFT NJE MILION HER,MESUSAVE POR EDHE DHURUSVAVE.

  2. Ballist puro says:

    Komplimente bravo ju qofte,por tv dhe gazetat do flasin me shume per maskarenjte dhe hajdutet e politikes se per njerez te ndershem

  3. KUJTIM PUSHKA says:

    Po keto lek ja kishit dhen LIKE FLORIRIT DHE MONES
    SE JAN FUKARENJ
    KOT I KENI PRISHUR E KENI DHE NGA FSHATI

  4. Torino says:

    Cudi.Nje pune kaq e bukur dhe asnje koment,asnje bravo?Ju lumshin krahet.Ishalla ju ndjekin ne kete nisme kaq fisnike dhe te tjere.Edhe nje here nje BRAVO te madhe cunat.

  5. Zzzzzz says:

    BRAVOOOO…………………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Ilo says:

    Late nam me keta dy budallenj qe kujtojne se jane Ndrec Ndue Gjoka ,problemi ishte zgjidhur shume me thjeshte ti kerkohej Ministrise se Arsimit nje furgon qe te transportonte nxenesit ne shkollen me te afert sepse te vazhdosh me klasa kolektive me 4 nxenes eshte humbje kohe dhe energjie por edhe nxenesit nuk nxene sa duhet.

    1. e verteta says:

      O Ilo qe as hene nuk je , e jo me diell!
      Po ku e di ti se sa larg ndodhet shkolla me e afert? A po je prej andej dhe behesh xheloz? Apo tu pre rrisku ty se je shofer furgoni?
      Ketyre djemve iu befte jeta njemije, se bravo eshte pak ti thuash. Te mencur , te edukuar e te dedikuar.
      Te dy ju, dashur mesues jeni njerzit me humane e! Per muaj jeni heronj me ate c’ka bete. Jo vetem qe jane pese nxenes, por edhe 1 te ishte ( ne fund te fundit ky eshte realiteti i sotem shqiptar ne fshatra). Ju e meritoni plotesisht emrin mesues. ju vertet bete histori. Shembuj te tille le t’ju pasojne ne te gjitha fushat e sidomos ne shendetesi. Nderime, gjithashtu , prinderve dhe familjes!

    2. Besimi says:

      E ke gabim. Po te te kishte qelluar ndonje mesues si keta kur ishe I vogel, edhe ti do kishe mare ndonje zanat e nuk do kishe perfunduar, fjala vjen rr…. k… siç je tani

  7. Edlira says:

    Iniciative mbreselenese qe te ben te shkosh perpara me mendimin qe shoqeria sot ka edhe individe te tille, modele per tu ndjekur e frymezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *