Albin Kurti kërkon nga Rama të shprehet kundër idesë së Thaçit për shkëmbim të territoreve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të tërritoreve.

“Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...