Bllofi fëmijënor dhe qesharak i Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka hedhur në treg një tjetër propozim qesharak atë për të bërë vettingun e politikanëve të lidhur me krimin. Për këtë ai ka thënë se do t’i propozojë Kuvendit edhe disa amendamente kushtetuese që deputetët t’i nënshtrohen të njëjtës “gjueti shtrigash”, njësoj si prokurorët dhe gjykatësit.

Por, ideja e lëshuar papritamas, madje e mbështetur edhe nga kundërshtarë të fortë të tij, nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një budallalëk me brirë.

Po t’i besosh sado pak propagandës që bën prej kohësh PD-ja, kjo nismë është thjeshtë utopike dhe e paarritshme.

Si mund të pretendojë sot një opozitar, i cili këmbëngul se Edi Rama ka kapur tërësisht edhe institucionet e Vettingut, që janë në monitorim të fortë ndërkombëtar, të besojë se kjo mazhorancë do të angazhohet kundër vetes së saj?

Si mund të imagjinojë ai, se amendamentet e reja kushtetuese që kërkojnë një shumicë të cilësuar do arrijnë të bëjnë bashkë me votat e demokratëve, edhe ato të socialistëve?

Si mund të ëndërrojë ai, edhe nëse kjo ndodh falë ndonjë presioni hipotetik ndërkombëtar, që edhe pasi t’a votojnë, socialistët nuk do ta minojnë këtë proces?

Pra, Lulzim Basha duhet të ishte i ndërgjegjshëm se kjo as nuk ka gjasë të ndodhë, dhe as mund të kryehet kurrë, për sa kohë Edi Rama është në pushtet.

Po atëherë pse e hedh idenë në treg? Thjeshtë për të gënjyer publikun, apo se është një naiv i pashërueshëm që beson tek paktet me kundërshtarin?

Kësaj dileme mes Bashës mashtrues, apo të papjekur, dikush më dashamirës ndaj tij mund t’i shtonte edhe një të tretë: atë të njeriut që beson tek armët me të cilat politika luhet në perëndim. Sipas këtij versioni, megjithëse ai është i ndërgjegjshëm se kjo sfidë nuk realizohet, kreu i PD-së nuk këmbëngul kot në të. Ai kërkon t’a shndërrojë këtë betejë në një vijë demarkacioni mes të mirës dhe të keqes. Ai e di që socialistët nuk e përballojnë dot këtë sfidë, prandaj e hedh atë në treg për të fituar besimin e publikut, për kredibilitet përpara njerëzve, në fund të fundit, për të treguar se kush është pro krimit dhe kush e lufton atë.

Po në pikën që kanë arritur gjërat në Shqipëri, pyetja që shtrohet është: edhe sikur të jetë kështu, a është efikase kjo rrugë? A mjafton fitorja e betejave të tilla për të ngadhënjyer në luftën finale?

Natyrisht që jo. Sepse Basha e ka provuar dhe vetë që kjo gjë nuk funksionon. Në çdo vend normal të globit, një pushtet që do ishte mundur edhe në betejën e dekriminalizimit (me mbi 20 të zgjedhur të nxjerrë nga politika) edhe në betejën e kanabizimit (ku kreu i rendit rrezultoi i lidhur me trafikantët), do t’i kishtë mbledhur valixhet me kohë.

Por në një arenë si Shqipëria, ku më tepër se votuesit luajnë rrol paratë e oligarkëve, të fortit e dalë nga burgu dhe televizionet servise të qeverisë, të fitosh sfida të tilla politike është krejt e padobishme.

Pra në këtë kuptim, ideja e Bashës për vettngun e politikës është totalisht shterp: e para se është e parealizueshme dhe mbi të gjitha, sespse tashmë është ezauruar koha për të luftuar me mjete normale politike.

Kjo qeveri nuk mbahet më në këmbë, as se është e besueshme, as se ka simpatinë e njerzve dhe as se ka mbështetjen e tyre. Ajo qëndron në zyra sepse ka kapur pushtetin financiar, mediatik dhe kriminal.

Prandaj me të nuk konkurohet, as me gjeteje ligjore, as me lëvizje shahisti dhe as ngrënje gurësh në damë. Me të janë të pafrytshme lojërat mbi tavolinë. Për të pasur shpresë të fitosh ndaj saj, duhet përmbysur tyeza.

Sa më shpejt Lulzim Basha t’a kuptojë këtë, aq më parë do t’i japë fund propozimeve fëmijënore, si ato për vettingun e politikanëve. Sa më vonë që kjo të ndodhë, aq më shumë ai do vazhdojë të jetë fasada fallco e një regjimi.(Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

30 komente në “Bllofi fëmijënor dhe qesharak i Lulzim Bashës”

  1. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kara-kteristike says:

    Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ———————————————————
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në këtë Vend.
    ——————————————————–

    1. korçari says:

      Peshtiresia e ketij Bushatit nuk ka limit ,t’a shpif me gjitheçka shkruan duke e paraqitur Bashen i cili i takon anes se paster pra te pakompromentuar i cili kerkon katarsis ne politike çfare idiotesije ky i mendon shqiptaret budallenj kur Bushati ben pjese ne kazanin e kellirave qe qelbin çdo gje ,nuk ka me pare per ty o zvarranik i perjeteshem.

      1. Komentuesi says:

        Po eshte e vertete se ky Andi Bushati eshte nje mi arash qe nuk e ka shokun.Kur nisa te lexoje artikullin,thashe se do beje ai ndonje kritike per budallekun e Bashes,por u zhgenjeva.Ai na e nxier te zgjuar dhe se propozimi Bashes na qenka utopi,prandaj Basha e ka thene mendimin e tij per vetingun e politikaneve.Pika Bashen,dhe pika Bushatmutin.Shkrim per te dhjere.Me kete Bushati ka mbaruar porosin e lulit per te bere kete shkrim,pasi Luli e ka dhjere me propozimin e tij dhe tani nuk ka ç’te beje me,e kerkon te laj mutin me shurre.Propozimi qe beri Luli do ti haj koken.

      2. Korcari! Nje bu..e pa “r’ si zonjusha me syte blue! Si mund te katandiset nje “kapo”apo “bushati” ne kete fare mjerimi? C’fare katandisje prej shqiptari servil dhe jenicer?

  2. ERION FIKU says:

    NGA (POLITIKANET & JURISTET):
    Vetem (UNË & AJOLA) do dalim shume te paster nga VETTINGU.
    Sepse e kemi te justifikuar Gjithe Pasurine me (SHITJEN E FIKUT).

  3. Geri NYC says:

    Shembull i paanesise je ti o Bushat,funderrine burre qe burre su bere e s’do behesh kurre.

  4. lisus says:

    Politika shqipetare!!!!!!!!!!!!!! Mjere ky popull me keta lloje soji qe kemi ?

  5. Migratori says:

    Kokeboshe qe kokebosh ngele o k…..qe gomari

  6. zeni says:

    Po mire more zoterinj kur diskutoni medemek per Lulin dhe “politikat” e tij pse nuk thoni as edhe nje gjysme fjale per aspektin moral te ceshtjes, qe eshte thelbesore per nje opozite.
    Nje opozite qe te kete sukses duhet patjeter te kete edhe besueshmeri morale te njerezit e thjeshte.
    Pa folur ketu per qeverine, se e kemi kuptuar se cfare jane edhe ata, si nuk thoni qe keta njerez qe perfaqesojne opoziten jane te tere te diskredituar!!!! Komplet!!!
    Kush mund t’u besoje ketyre dhe per cfare t’u besoje?!
    Per drogen, per kriminalitetin, per kurrupsionin, per vrasje individesh dhe ne grup, apo qe jane te gjithe milionere???!!!!
    Na thoni nje fushe te qeverisjes apo te jetes publike ku keta mos te jene te menderosur megjithe krejt, keta e kane bere balte kur kane qene disa here ne pushtet!
    Si mund t’u besohet tani????
    Halli eshte vetem nje: te behet rremuje e tym se po na marrin paret e po na nxjerrin ne dynja vjedhjet, pra thjesht Vettingu, te shpetoje Sala, Monja, Luli e kompani, kaq eshte kjo histori!!!

  7. Landi says:

    Asgje e re.
    Rama po deshton si kryeminister, Basha nje humbje kohe, por ka deshtuar edhe gjoli i gazetarise dogmatike, lincuese, depresive dhe orientale, qe Lubonja dhe ky cerri i tij perfaqsojne.
    Te gjithe Jane i njejti pellg, e njejta kulture, i njejti bark.
    Shqiperia edhe nje here deshmon paaftesi intelektuale dhe shtetformuese. Por edhe pse kjo gjenerate ka deshtuar plotesisht, duket qe disa mekanizma shtetformues dhe europjane, vazhdojne te ecin perpara, duke sfiduar luften e hapur qe mafja, politika, dhe elita jone orientale, i kane shpallur publikisht.

  8. Per deri sa te jete rama ne pushtet kjo nuk realizohet thote idioti i zgjuar!!!!!!
    Po sikur te vije saliu me moniken ,a mund te realizohet kjo more idiot.
    O bllokmen i djeshem dhe i sotem,kjo realizohet vetem po te ngjallet enveri dhe gjyshi jot hysniu…..

  9. Heu says:

    Mire Luli ia fut vetes,por edhe ky Bushati perdor llogjike brigadieri kooperative malore me 5 shtepi,3 dhi,5 pula dhe 2 lepuj!

  10. Skypion says:

    Nese eshte apo jo qesharak propozimi i Bashes, kjo do te shihet nga produkti politik qe do te pasoje qendrimin e socialisteve ne Kuvend.
    Qofte edhe per reagimin qesharak te Rames, nuk besoj se eshte qesharak propozimi i Bashes.
    Duke qene plotesisht dakord me Bushatin, qe me kete maxhorance nuk mund te luhet loje tjeter , pervecse ajo e “permbysjes se tryezes” , mendoj qe propozimi i Bashes duhet pare edhe si perpjekje per te ezauruar cdo mundesi normale ne perballje me kete maxhorance. Te pakten, ai po ia heq vete vetes, nje nga nje, mundesite per te mos shkuar ne perballje tryezepermbysese me socialistet.
    Nuk besoj se ka mbetur gje; sidomos pas ketij propozimi te fundit.
    Dhe, ashtu sic kam thene edhe me pare, edhe po nuk deshi Basha, nuk kane mbetur me opsione perballjeje normale me kundershtarin politik.
    Me e fundit, per mua, eshte ky propozimi per veting ne politike.
    Edhe une, si Bushati, nuk besoj se nje gje e tille ka gjasa te ndodhe. Eshte budallallek edhe ta mendosh qe Edi Rama, me duart e veta, t’ja thyeje kembet karrikes ku eshte ulur.
    Te pakten, kjo sherben per ta nxjerre edhe me cullak para publikut. Para atij te gjerit tanime. Sepse, per nje pjese te tij , Rama ka dale cullak sa e sa here.
    Gjithe lufta politike eshte per te bere te shikoje, degjoje dhe kuptoje se c’po ndodh e c’po behet ( cka i leverdise Opozites) apo ta verboje , ta beje vuv e shurdh ( cka i leverdis maxhorances ) publikun e gjere.
    Rama ia ka hedhur deri me sot, edhe sepse ia ka dale te mbaje nen kontroll autizmin e turmes. Me pjesen tjeter, sado e konsiderueshme , sasiorisht dhe cilesisht te jete ajo, eshte tallur dhe tallet ( votat e tyre nuk ndryshojne gje).
    Por, ka raste kur edhe turma e verber ka momentet e saj te ndricimit; vetem duhet gjetur menyra dhe mjeti i duhur per ta bere te mundur kete moment.
    Le te sherbeje ky propozim i Bashes, te pakten, si nje perpjekje per te bere turmen te shohe se me c’edepsez Kryeminister ka te beje, i cili, ka muaj te tere qe pellet veting veting veting!
    Ta shohe tani, sesi do te reagoje, kur ky vetingu e prek edhe ate vete.

    1. XX says:

      Turma ndriçimin e ka patur para tre vjetesh, sigurisht me dopio vonese, por arriti me ne fund ta kuptoje mashtrimin qe i ishte bere nga nje MALOK I PABESE si dhe nga gjithe qelbesirat qe e ndiqnin nga pas, hajdute, kriminele, bixhozxhinje, protektore prostitutash, serbe e lloj lloj kermash tradhetare e te degjeneruar, te cilet vazhdojne edhe pas 5 vjetesh te harxhojne frymen kot me kot (si ty), me shpresen se po kthehen exdhe nje here ne pushtet.
      Babane tuaj shpirteror, pra Sali Qenin si dhe ju te tjeret ju pret vetem litari, eshte vetem pune muajsh, po sigurisht do perfundoni ne litar!

  11. Shushica says:

    Sipas djalit te Veres dhe Mehdiut ne Shqiperi duhet dhune per te marre pushtetin .O Andi ,kush do ta beje revolucionin ..Saliu i Beogradit me banditet e Mamurrasit…apo Luli i Hollandes me Griden dhe Salinjanin..apo ju sorrat e bardha..ti,Zhei,Peka ,Lubonja dhe shporra antishqitare te tipit Fevziu..A e kupton o neperke antishqitare se perpjekja per te shkaterruar rendin demokratik eshte krimi me i tmerreshem qe mund tu behet shqiptareve ne keto momente kur BE eshte ne konfuzion ,ShBA izolacioniste dhe bota pa ekuilibre…Kushdo qe ben thirrje per grusht shteti duhet marre si i pandehur.POR ne se ideja jote konfirmohet ,dije Bushat se bandat e Berishes ,Bashes dhe ju i nuk do te gjeni rime miu te futeni .Populli i majte qe eshte shumica ,atdhedashes i provuar historikisht nuk do te pyese me liberalin Rama por do tju zhduke perfundimisht nga skena.Ruani koken o idiote ..revolucionet nuk jane shfaqje groteske ne sallla luksoze..

  12. KUJTIM PUSHKA says:

    VETEM nje te vertet the o Andi kerici
    Basha eshte Adoleshent Mashtrus LLAPAQEN
    Per te tjera je veten nje Antishqipetar

  13. Illyria-Shqiperia says:

    Bobo o zot. Cfare amfibesh?! Ai ky palo bushati ashtu dhe zhapiku lule. E te mendosh qe keta Jane elita e vendit?

  14. Adri says:

    O Mero, mbase e ke shok kete legenin, po aman, pash zotin mos boto me letyra te tilla. Kendveshtrimi i ketij deledashi vetem sa te acaron, vetem se ka inat Ramen, e trajton temen ne menyren me absurde duke iu shmangur komplet thelbit.

  15. O lul koqja…dhe ti o nipi i hysni kapos…ja rruni topet ed rames. .BERISHA MRENA…LULI EDHE…KURSE TI O GAZETARUC QE TE MERRET GOJA…SPACIN..

  16. qazim says:

    Provova ta lexoj kte lecitjen tende o nipce duke menduar qe do rendisje gjithe bemat e Bashes(qe jane goxha per kaq vite qe ai ka ne politike) dhe gjithe bemat e partise se tije ne keto 28 vjet te “lavdishme”te saje.por si gjithnje nuk u zhgenjeva nga qelbi i madh qe ti prodhon vazhdimisht. Por do apo nuk do ti apo vellezerit e tu siameze,ky vend do behet packa se ju “te mencurit analiste”,hidhni cdo dite vrer dhe perpiqeni te helmoni kedo.

  17. Ilir says:

    Po pse nuk e dini? Ky torrollak, nip i diktatorit nr.2 dhe o biri i nje sigurimsi deryrimisht eshte eskimez

  18. Karcjapi says:

    O Lul me kete vetingun per politikanet, ti po ja fut vetem Flamur Nokes, se te tjeret i ke hequr. Ridvani iku, jozefina po, astriti po, myqremi po, etj etj. Tani te la ngel vetem Muli, qe kerkon ta heqesh qafe me ket veting, ath quaje Vetingu kunder mulit!!

  19. Gazeta says:

    Si nuk doli 1 njeri majtas apo djathtas ta donte kete palo gazekar.

  20. zi says:

    Ne tavolinen qe do te permbysesh nuk jemi ulur ne,populli i thjeshte,por ju,
    s’na behet vone fare nese e permbysni, letyrat e te pegerave qe vitesh panginjshmerisht shfrytezoni
    rencin mbi suratin tuaj.
    Shpesh ndodh, qe nga tavolinat e permbysura te tradhetareve, vuajn dhimbjen te pa fajshmit.
    Vavsh ne djall ti dhe te gjithe ata qe kerkojne,kercenojne,pasurohen,masturbohen, me dhune.

  21. BRSS says:

    O. BUSHAT O RRACE E DHJER OTE QIFTE KINA NENEN MOR PLER HA MUTE HA SA TE FUTETNDNJE HU NE BYTH SE È MERITON

  22. alphade says:

    Jo,jo, zoti Bushati ,Lulushi yt qe zotrote e quan naiv,nuk eshte tamam
    ashtu dhe Ti,si gazetar, nuk guxon apo nuk don te guxosh te vesh “gish-
    tin ne plage” ? Ja cdo te thote te vesh “gishtin ne plage” ?! Lulushi ben
    fjale vetem per politikanet qe kane lidhje me krimin dhe ketu mbaron
    “filmin” per Lulushin,por jo per shqiotaret anonime,si puna ime dhe e
    milionave qe presin me syhapur,pjesen e dyte te “filmit”: PASURINE e
    zoterinjeve politikane. A e ndoqe sot interviste ne TV: “REPORT” pasqy-
    ren e PASURISE se Lulushit, djalit dhe vajzes se Berishes,pasurine ma-
    rramendese te Monikes, duke mos e permendur pasurine e vete Presi-
    dentit te Republikes. Po ta keshe ndjekur kete emision nuk do t’i shkru-
    aje keto brrockulla. Pasuria,zoti Bushati,pasuria….! “prapa cdo pasurie
    thote nje filosof i madh, fshihet nje krim. Kjo fraze duhet te jete “vath ne
    vesh” per nje gazetar qe don te jete vertete gazetar dhe jo gazetaruc.

  23. Lory says:

    Mire Basha medioker si politikan, po edhe ti o Bushat ne te njejtin nivel je si analist.
    Pas qeverise dhe opozites, nje pol i trete mediokriteti, impotence, kotesie perfaqsohet nga keta pseudoanaliste.

  24. Kunata e nunuse nga salarija says:

    O bushat e ke qa
    Ma e forta e Rames
    Do ngreme nje komision bipartizan
    Ulli magna kryetar
    Bylygbashi n/kryetar(taulanti e lajmeroi se i ishte kthy prona)
    Antaret i dini vete te gjithe.

  25. Dymi says:

    Ky miu, Bushati, eshte nipi i Husniut te Kapajve nga Terbaci. Djali i Veres se Bllokut. E ka mendjen vetem tek revolucioni.

  26. Benkakami says:

    Po a lexohet dot ky shkrim? Ca mender gazetari qenka ky? Nqs ja botoni shkrimet per ta (vet) diskredituar bejeni, perndryshe hidhjani ne kosh se per te tilla gjepura skemi nevoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *