“Çfarë bëni kështu?!": Informatori i policisë në Memaliaj, u ekzekutua ndërsa ishte duke folur në telefon me të shoqen

7 Shtator 2018, 11:16Kronika TEMA

Policia ka shoqëruar 6 persona lidhur me vrasjen një ditë më parë të 43-vjeçarit Alket Muho.

Vrasja e informatorit të Policisë  së Shtetit për parcelat me kanabis në Tepelenë dyshohet të jetë kryer nga profesionistë, teksa në trupin e tij janë gjetur 7 plumba.

Viktima është qelluar me automatik model 56.

Burime nga hetimet bëjnë me dije për Ora News, se “në momentin që është qëlluar, Muho po fliste në telefon me bashkëshorten e tij e cila ka dëgjuar 43-vjeçarin tu thoshte disa personave: Çfarë bëni kështu?!”

Pas këtyre fjalëve, bashkëshortja ka dëgjuar krisma në telefon dhe menjëherë ka lajmëruar të afërmit e tyre.

Alket Muho u gjet i vrarë mëngjesin e 6 shtatorit në mes të pyllit të fshatit Rabie nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë.

Viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit.

Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat me hashash, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Burime pranë grupit hetimor thanë për Ora News se disa kohë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar.

Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë. Aksioni u ndërmor në fshatin Gllave, shumë pranë fshatit Rabije ku u gjet i vrarë 43 vjeçari.

11 komente në ““Çfarë bëni kështu?!”: Informatori i policisë në Memaliaj, u ekzekutua ndërsa ishte duke folur në telefon me të shoqen”

  1. Hosteni says:

    Ne nje shtet demokratik (me bole) , e ha ministri dhe nja 50 vartes te tij. Familja merr miliona euro demshperblim. Por…si thote timonieri ? Me drejtesine merret drejtesia. Pra shkurt e shqip , vari leshte. RIP.

  2. ME EMER says:

    C`BEHET KESHTU MORE ..!.. S`KA QETESI AS NE TEPELENEN E KRYE PARLAMENTARIT ..!.. KUR DO TA KUPTONI SE SHPIRTI I PASTERT ESHTE KARAKTERISTIK PER NJERIUN DHE JO ” PARAJA E PISTE ..!

  3. TURPET E SHTYPIT TONE says:

    Sa turp!
    Kane dekonspiruar nje polic dhe e kane vrare si qen!

    Po ju te TEME-s nga e dini qe ishte informator? Sigurisht, i vrari nuk ua ka thene. Mbeten vetem vrasesit.
    Ne nje menyre indirekte ju te TEMES po kercenoni ata informatore te policise qe punojne me koken ne torbe.
    Mos jeni edhe ju te perzier me kontrabanden e droges?
    Pirdhuni, se edhe ju paskeni qene nje mut si Sali Qen Berisha!

  4. Roland says:

    Pune harapesh … pune sunitesh arab …

  5. mirel says:

    Po e paska vrare vete policia nuk ka me dyshime.
    Ata kane dhene emrin e informatorit qe me pare.
    Rrofte policia jone qe na mbron. Rrofte shteti mafioz.

  6. anonim says:

    cfare kerkoni formula eshte e thjeshte dikush nga brenda policise e ka sipiunuar ,, polica te 200-lekshit. kjo eshte policia shqiptare.. gjithe ordineter jane ber polica me mike..

  7. popull says:

    Duam referendum per rivendosjen e denimit me vdekje.

  8. Alban Dega says:

    MINISTRI NUK ESHTE POLIC AS BODIGARD !

    Ne kete rast Ministri urdheron dhe udheheq politikisht nje hetim te thelle per cimkat e Mafias se Narkotrafikut dhe Kanabisit nga Konispoli ne Vermosh dhe nga Hani i Hotit ne Kapshtice !
    Kushdo ka dekonspiruar viktimat te denohet edhe si bashkepunetor ne vrasje.
    Kushdo ben cimken e Mafias dhe krimit ne policí apo shtet denohet me gjithe fuqine e ligjit me rrethana renduese .
    Kryeministri, Ministri i Brendshem as i Drejtesise, Kryeprokurorja nuk jane as polic as bodigard i askujt petvec ligjit dhe shtetit !

  9. Demokracia Shqiptare - Produkt Skarco i P.P.SH-së. says:

    BABALE VLONJATI, per mosbesim te Policia e Xhafes, fitoi AZIL POLITIK NE KOSOVE.
    ALKET MUHO I SHKRETI, per besim te Policia e Xhafes, fitoi AZIL NE BOTEN TJETER.
    RROFSHIN SHQIPTARET E NDERSHEM!!!
    POSHTE MAFIA POLITIKE!!!
    HAKMARRJE!!!

  10. Grigor says:

    Hajde polici hajde. Shet edhe informatoret e vet.
    E shikoni që nuk ka faj as Saliu dhe as Rama? Edhe sikur Saliu te ishte burri me i ndershëm, ky vend behet vetëm me politiken e Enverit.
    Demokracia eshte per popuj te kulturuar dhe perparuar. Aq sa behet demokraci ne Irak, Afganistan Egjypt, Turqi apo Libi, aq behet edhe ne Shqipëri.
    Ju që beni komente ketu, dhe kerkoni me te miren per Shqipërinë, jeni vetëm 39% e popullit qe kexon, kulturohet, dhe aspiron per the shtet perendimor.
    Por eshte pjesa tjeter 70%, e cila ju mbyt me injorance, me prapambetje fetare dhe kulturore, me mungese moralesh dhe parimesh, me kafsheri ne marredhenie me tjetrin, me mungese te theksuar konsiderate per tjetrin, duke filluar që nga njeriu I familjes, komshiu, dhe deri tek njeriu i panjohur ne rruge. Keta njerez njohin vetëm forcen dhe prandaj i thanë Enver Hoxhes “babe” per 45 vjet. Ashtu siç i thanë sulltanit Turk per 450 vjet.
    Prandaj kur beni komente, mendoni ate pjesen tjeter te popullit qe nuk lexon asgje. Nuk Jane vetëm katunaret. Tirana eshte plot e perplot me keta që gjoja e quajne veten qytetare pir Jane me katunare se ata fshataret e ndershëm që punojne token per te jetuar. Keta gjoja qytetaret, librin e fundit që kane lexuar eshte Kendimi I klases se dyte.

  11. iliri says:

    Mos vrisni njerezit kot,per dy rrenje kanabis ,,ai ishte njeri,,,,jeta e njeriut vlen shume ,,,,shteti te ktheje denimin me vdekje ,,,vetem te varur ne litar marrin vesh keta hajvane,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje