Deputeti i PS: Basha, një gënjeshtar patologjik dhe palaço që s’kërkon Vetting por amnisti për vete e të afërmit. Çfarë thotë Kushtetuta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Erjon Braçe

Lulzim Basha, një gënjeshtar patologjik!

Ja kushtetuta dhe ligji i “Vettingut” që provojnë gënjeshtrën e tij.

Nuk kërkon Vetting, kërkon amnisti për vete dhe personat e lidhur me të!

Po si ka mundesi qe ky palaco i zverdhur,

te sheh ne sy e te genjen pa piken e drojes?

As skuqet e as i leviz qofte edhe nje muskul,

thjesht te sheh ne sy dhe te genjen!

Doli sot te prezantonte nismen e tij “kushtetuese” per “vetting” ndaj politikaneve;

Per tu bere i besueshem tha se eshte i njejte-eshte e njejta gjuhe tha posacerisht, me nenet e Kushtetuetes dhe ligjin e “Vettingut”.

Ptuuuu genjeshtar i poshter!

Njeri i ulet qe nuk ke respekt as per ata qe ke thirrur te te degjojne e i ke perballe, sy me sy, as per ata miliona te tjere qe permes ketyre mediave te tredhura, shtrenguar te shperndajne genjeshtrat e tua, jane te detyruar te te degjojne para nje ekrani.

Nuk ka asnje ngjashmeri mes nismes “basha” per “vettingun” e politikaneve dhe neneve ne Kushtetute dhe ligjit per “Vetting-un”, te cilet jane tani ne veprim per gjyqtare e prokurore ne sistem.

Zero!

Ne te dy aspektet;

qofte ne aspektin e lidhjeve me krimin ose jo-ne ligjet ne fuqi flitet per “Kontakte te Papershtatshme”, ashtu dhe ne aspektin e pasurise se ligjshme ose jo-ne ligjet ne fuqi flitet per pasurine e “subjektit” dhe “personave te lidhur me te”, sakteson ne menyre te qarte se cila pasuri duhet te deklarohet brenda dhe jashte vendit, si duhet te justifikohet dhe dokumentohet etj.

Lexoini!

Pasi ti lexoni,

ju lutem refuzoni qe ky palaco tu genjeje duke ju pare ne sy.

Eshte nje akt i ulet, demostron qe ky palaco nuk ka piken e respektit per ju.

Kthejani pas kete akt te ndyre ndaj jush.

Se dyti, nisma “Basha” per “vetting-un” e politikaneve,

nuk thote se cili do te jete institucioni qe do e kryeje kete Vetting.

Eshte e provuar teresisht ajo qe shkruajta dje,

ky palaco, i hetuar por i pagjykuar per nje akuze kushtetuese,

i pa hetuar fare per vrasjen e 4 shqiptareve te pafajshem ne mes te bulevardit, kerkon te tejkaloje institucionet e Drejtesise se Re.

Shqip e troc, kerkon te amnistoje veten perfundimisht nga krimet ku eshte perfshire.

Shihni Rumanine dhe kuptoni se nga cila Drejtesi ky kerkon te shpetoje.

Shihni Rumanine dhe mesoni lehtesisht se kush po e ben Vetting-un ndaj politikaneve atje.

Ai eshte shembulli!

Asgje tjeter.

———————————————————————–

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni D

Vlerësimi i pasurive

  1. Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen deklarimit dhe kontrollit të pasurive të tyre, me qëllim që të identifikohen ata që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht, ose ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të PERSONAVE TE LIDHUR.
  2. Subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe

plotësinë e deklarimit, sipas ligjit.

  1. Subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore. Elemente të tjera të pasurisë së ligjshme përcaktohen me ligj.
  2. Nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën.
  3. Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose

në përdorim të tij, zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

Neni DH:

Kontrolli i figurës

  1. Subjektet e rivlerësimit dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë Kontakte të Papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në

deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja.

  1. Subjektet e rivlerësimit plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligjit. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.
  2. Nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
  3. Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën sipas ligjit, ai shkarkohet. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe

subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

———————————————————————–

Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë

Neni 31

Fillimi i procedurës së vlerësimit të pasurisë

  1. Subjekti i rivlerësimit plotëson deklaratën e pasurisë, sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe e dërgon pranë ILDKPKI-së.
  2. ILDKPKI-ja fillon menjëherë procedurën e kontrollit në përputhje me parashikimet e nenit 4, pika 4, si dhe nenit 33 të këtij ligji.
  3. Subjekti i rivlerësimit, sipas nenit 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për vlerësimin e pasurisë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa i bashkëlidhet deklaratës së pasurisë, sipas shtojcës 2 të këtij ligji.

Neni 32

Deklarimi i pasurisë

  1. Subjekti i rivlerësimit dhe Persona të Lidhur me të, së bashku me deklaratën e pasurisë, paraqesin të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
  2. Nëse subjekti i rivlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit

se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Institucionet e rivlerësimit vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese

është për shkaqe të arsyeshme. Ky rregull zbatohet edhe në ato raste kur organi përgjegjës për lëshimin e dokumenteve justifikuese nuk përgjigjet brenda afatit ligjor.

  1. Nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit

mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit.

  1. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, ose persona të tjerë të lidhur, të deklaruar në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit ose huamarrësit, nëse konfirmojnë këto

marrëdhënie, kanë detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

  1. Deklarimet e interesave privatë dhe pasurorë, të paraqitura më parë tek ILDKPKI-ja mund të përdoren si provë nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit.

Neni 34

Objekti i kontrollit të figurës

Objekti i kontrollit të figurës është verifikimi i deklarimeve të subjektit të rivlerësimit dhe të dhënave të tjera, me qëllim identifikimin e atyre subjekteve që kanë KONTAKTE TE PAPERSHTATSHME me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve

të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës.

Neni 35

Fillimi i procedurës për kontrollin e figurës

  1. Subjekti i rivlerësimit plotëson deklaratën për kontrollin e figurës, sipas shtojcës 3 bashkëngjitur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të tij dhe e dërgon atë

pranë Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

  1. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës, në përputhje me parashikimet e nenit 4, pika 4, si dhe të nenet 37 dhe 38

të këtij ligji.

  1. Subjekti i rivlerësimit, sipas nenit 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për kontrollin e figurës, brenda

3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa i bashkëlidhet formularit për deklarimin e kontrollit të figurës, sipas shtojcës 3 të këtij ligji.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Deputeti i PS: Basha, një gënjeshtar patologjik dhe palaço që s’kërkon Vetting por amnisti për vete e të afërmit. Çfarë thotë Kushtetuta”

  1. M A R K O says:

    Lulash Basha vrasesi kerkon te beje vetting.

    1. Kalec Dega says:

      Aha, Erjon Brace kerkon te beje “Vetting”! Shume interesante kjo! Edhe pse e di mire ligjin pasi e ka votuar dhe ndertuar vete, Sh. Erjon Brace nuk u kujtua ne keto 30 vjet te ndeshkonte koleget apo armiqte e tij per shkelje te ketij ligji edhe pse ne fuqi dhe ne Kushtetute. Pra, Erjon Autopolanti i prishur, papritur na kujton nje ligj nga kushtetuta shqiptare qe parlamenti dhe shteti e kane injoruar.

      Erjon ben sikur nuk kupton pse i lindi kjo ide Bashes. Mos valle Ed Rama nuk i ka treguar se cfare diskutoi ne menyre sekrete me Bashen ne cadeen intime.

  2. Berti says:

    I lumte ka te drejte te talli lesht kur ka perballe gazetare tarallake qe ai tallet dhe i genjen ne çdo konference shtypi dhe nuk kemi pare nje gazetar qe ta veje me shpatulla pas murit per ti thene ne sy qe nuk jemi aq budallej per te na mashtruar kaq trashe.

  3. Mirka says:

    Si mund te flasesh me kete gjuhe o Rilindas. Ja ke hip gomarit se prapthi. Turp per ty Erion.

  4. Babale says:

    Bravo Brace! Ky halabak vetem kete gjuhe kupton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *