Formacioni anti-Izrael, Panucci befason me zgjedhjen e titullarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria do të ndeshjet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League.

Trajneri Panucci, i cili është në dyshim pas rezultateve zhgënjyese të marrë nga kombëtarja në takimet e fundit, ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë kapiteni Ansi Agolli.

Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Një zgjedhje surprizë kjo, duke parë se në konferencën e djeshme Agolli ka qenë në krah të trajnerit Panucci dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar kombëtaren në çdo moment, shkruan Telesport.

Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij.

Ndoshta mund të ketë qenë një lëvizje mashtruese e italiani për të çorientuar kundërshtarin para ndeshje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Formacioni anti-Izrael, Panucci befason me zgjedhjen e titullarëve”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    Basha nuk eshte per futboll
    Si kryetar I PD Asnjehere nuk ka fituar
    Si do lozi futboll ky qe te fitoi shqiperia
    Mashtrus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *