Francezët në protestë kundër dëbimit të familjes shqiptare: Dy karriget janë bosh në shkollë, ktheni Besardin dhe Sylvinën

7 Shtator 2018, 08:30Sociale TEMA

Në ditën e parë të shkollës, aktivistët nga “Rrjeti i arsimit pa kufij” (RESF) 33, ishin mbledhur para dyerve të shkollës “Saint-Bruno” në Bordeaux për të sensibilizuar ndërgjegjësimin midis mësuesve dhe prindërve të nxënësve, për situatën e familjes Toçilla, e debuar nga Franca.

Kjo familje shqiptare ka jetuar në Francë (në rrethin e La Benauge) që nga viti 2014 dhe është kthyer në vendin e tyre të origjinës më 24 gusht, në kuadër të një procedure të detyrimit për t’u larguar nga territori francez (OQTF).

Procedurë që ishte objekt i një ankese.

Kësaj familje iu mohua e drejta e azilit dhe pastaj një kërkesë për rregullim të lejeqëndrimit.

Ajo ishte ankuar kundër këtij detyrimi për tu larguar nga territori francez, por ankesa pranë Gjykatën administrative ishte pezulluar, transmeton albinfo.ch.

“Situata tronditëse dhe e papranueshme”

Të dy fëmijët e familjes së kthyer, Besardi 6-vjeçar dhe Sylvina 9-vjeçare, para disa vitesh ishin regjistruar në shkollën fillore “Saint-Bruno”.

Ata është dashur të jenë të pranishëm në klasat e tyre përkatëse CP dhe CM1, emrat e tyre gjithashtu figuronin në ditarin e nxënësve që priteshin të vinin të hënën, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch.

Në fletushkat e tyre të titulluara “Dy karrige bosh në fillim të vitit shkollor”, aktivistët e RESF 33, të cilët gjithashtu duhej të kalonin një peticion në shkollë, denonconin një “situatë tronditëse dhe të papranueshme”.

“Kjo familje duhet të kthehet”, thotë Brigitte Lopez, i nga rrjeti i Bordeaux.

Për shkaqe të problemeve neurologjike, babai ishte dërguar Spitalin universitar CHU Pellegrin.

Prefektura e ka justifikuar dëbimin duke argumentuar me kërkesën e refuzuar për azil dhe faktin se Shqipëria është në gjendje të marrë përgjegjësinë për patologjinë e babait të familjes.

RESF 33 planifikon të kryejë veprime të reja dhe në veçanti të apelojë tek Didier Lallement, kryebashkiak i Gironde dhe Alain Juppé, kryebashkiaku i Bordeaux.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje