Jari më i qetë: Erdhi dita t’i dëgjohet zëri “qytetarit digital”

7 Shtator 2018, 20:08Antena TEMA

Pasi lexoi ligjin e propozuar nga Luli për Vetingun e politikanëve, Jari u qetësua.

Frika se kur përmendet vetingu, njerëzve u shkon mendja tek pasuria dhe korrupsioni, e bëri të rrijë pa gjumë 24 orë.

Doktori po ashtu ishte i xhindosur.

Ata të LSI, t’i therje nuk u dilte gjak.

Por kur lexoi më në fund projektligjin, u qetësua.

Dhe e përshëndeti me një postim:

“Më në fund duhet të bëjmë gjykatën tonë, për ata që kanë lidhje me krimin.

Vetingun do ta bëjë qytetari digital”

Dhe vazhdoi sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Një ditë më parë shpreha shqetësimin tim për fjalën “Veting”, por ju kërkoj ndjesë.

Nuk është ashtu siç duket.

Luli është treguar i kujdesshëm të mos e lërë fatin tonë në dorë të Edi Ramës.

Mënyra si kemi fituar paratë, apo si kemi qeverisur, nuk është objekt i këtij ligji.

Ky ligj synon të ngrejë një gjykatë tonën që të dënojmë ata njerëz që ka raportuar “qytetari digital” për lidhje me krimin. Kjo ka shumë rëndësi.

Pasi të raportojë dikush tek “qytetari digital”, lënda do kalojë në trupën gjykuese që do ngrejmë vetë.

Kjo është një lehtësi e madhe.

Kjo ka për të rritur akuzat dhe postimet e “qytetarit digital”.

Ka pesë vjet që “qytetari digital” raporton përditë dhe asnjë reagim.

Ja lexova pardje një postim të Doktorit për një prind nga Vlora që i kishin rrëmbyer fëmijën dhe nuk po e gjente dot.

Biles e dinte dhe kush ja kishte rrëmbyer, por nga frika nuk tregonte as emrin e vet, as të fëmijës, as të rrëmbyesit, se mund të ketë qenë ndonjë politikan.

Ja si kërkonte ndihmë tek Doktori.

Babai kerkon djalin dhe mbrojtjen e anonimatit:

“I eshte zhdukur djali prej dy muajve ne Vlore!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

“Doktor pershendetje jam nje prind qe me ka humbur djali ne vlore ka dy muaj e kan mar i kam kamerat e cdo gje vete bej denoncim ne vlore drejtori vlores thot jemi ne hetim vete ne tiran drejtori madh thot jemi me pushime po me luan zemra sepse me ka humb djali kam kamera cdo gje i kam hedh n disk dhe policie vlores nuk vepron vetem ju mund te me ndimoni djalin e di shum mire kush ma ka mar dhe nuk po behet asgje kam kamera cdo gje dhe nuk po levizin gje ju lutem vetem ju me ndimoni po ashtu ju a them edhe me emra vetem ju lutem anonim pres pergjigje”

Me siguri ky nuk flet dot, se e di që ja ka rrëmbyer një politikan i lidhur me krimin.

Kjo gjë tani do marrë fund.”

1 komente në “Jari më i qetë: Erdhi dita t’i dëgjohet zëri “qytetarit digital””

  1. Martini says:

    O Mero ku ka me te mire lende te pare per humor me personazhe Sala Tritani Azemi Jari Strazimiri Muli z.VokshiTit Vasili Monika Majko Fino Nano.e shume.te tjere.Pse sformon nje biznes per krijimin e kesaj megagallate shqiptare mer zotin.Devole.Cakuli Kulla.se.do te.fitoni shume pare.dhe me siguri ate cmimin.qe spo.e mer.dot.disidenti i pare shqiptar Kadare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje