“Kufijtë”, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek gjetja e një gjuhe të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë, sot pritet takimi mes liderëve të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Dy presidentët pritet të takohen sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi një ditë më parë u shpreh se në Bruksel nuk është shtruar çështja e ndarjes së Kosovës. Po ashtu Thaçi sqaroi edhe njëherë deklaratat e tij, ndërsa shtoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh dhe Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por do të ketë vetëm korrigjim kufijsh. Kjo sipas tij nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ndërkohë, mediat serbe dje flisnin për një skenar të mundshëm të anulimit të takimit mes Thaçit dhe Vuçiç. Kështu gazeta serbe, ‘Vecernje Novosti’ raportoi se vizita “me siguri do të anulohet”.

“Autoritetet në Prishtinë e kanë njoftuar Beogradin se presidentit të Serbisë do t’i ndalohet që ta vizitojë liqenin e Ujmanit (Gazivodës) pasi paraqet provokim përtej të cilit Aleksandar Vuçiç nuk mund dhe nuk dëshiron të kalojë. Presidenti serb është afër vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë dhe se ka urdhëruar ndërprerjen e çdo kontakti me Prishtinë, ndërsa për vazhdimin e bisedimeve të Brukselit, takimi që është planifikuar”-thuhet ndër të tjera në shkrimin e ‘Novosti’.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *