Kurz: Maqedonia në kthesë historike, mbështetje për referendumin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Maqedonia është në kthesë historike në rrugën drejt BE-së dhe vendimi në referendumin për emrin ka mbështetjen tonë të plotë, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili sot po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shkup.

Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev në Vjenë, Kurz, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që në referendum të votojnë për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë, që do ta hapë rrugën drejt unionit dhe NATO-s.

“Marrëveshja rreth emrit të shtetit me Greqinë është përparim vendimtar në procesin e afrimit të Maqedonisë drejt BE-së”, theksoi Kurz.

Në prag të referendumit të 30 shtatorit, dje në Maqedoni ishte edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, ndërkaq nesër, në Ditën e Pavarësisë, shkon kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kurz: Maqedonia në kthesë historike, mbështetje për referendumin”

  1. Doni says:

    Si gjithmone Europe e vjeter,ne ndihme te serbit e helenet nje kurriz te shqiptarve qe nuk Kane udheheqes. Edhe kur kemi nuk ju a dime vleren.

    https://youtu.be/AsPGG294k_U

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *