Len Marashja: 9 vjet në kampin e Tepelenës, vetëm një herë u ngopa me bukë. Ma dha fshehurazi një nënë labe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ka hyrë në kampin e Tepelenës në moshën 6-vjeçare dhe ka dalë prej andej pas 9 vitesh. Asnjëherë nuk harron të kujtojë sesi gjatë gjithë kësaj kohe të qëndrimit në kampin famëkeq të kohës së komunizmit, është ngopur vetëm një herë me bukë. Dhe atëherë, atë ia ka ofruar fshehurazi një nënë labe që jetonte në afërsi të kampit… Ky është vetëm njëri nga detajet që mirditorja Len Marashja sjell për “Albanian Free Press” mbi eksperiencën e saj personale në kampin për të cilin po flitet aq shumë kohët e fundit. Duke shtuar më tej, edhe të tjerë që tregojnë sesi aty u keqtrajtuan familje të tëra mirditore…

Nga prof. dr. Lush Susaj

Përveç tmerrit që Len Marashja ka parë dhe dëgjuar në ditën e rrethimit të banesës në Markaj dhe në tre javët e para të qëndrimit në burgun e Tropojës, ajo dhe familja e saj kanë kaluar edhe 9 vite të tjera në kampin e Tepelenës. Për këtë të fundit, ajo tregon sesi aty, krahas injorantëve të mbushur me urrejtje, ligësi dhe dhunë, ka patur edhe njerëz shumë të mirë që ndihmonin njerëzit me aq mundësi sa kishin. Gjithashtu, Lena kujton edhe ditën që së bashku me fëmijët e tjerë të kampit, kaluan përmes vrimave të vogla të telave dhe shkuan për të mbledhur manaferra. Në afërsi të kampit, ndodhej edhe një shtëpi e vogël 1-katëshe, në të cilën jetonte një grua rreth 60-vjeçe, e cila i kishte parë edhe herë të tjera fëmijët e zbathur dhe të uritur që dilnin për manaferra. Në atë ditë të nxehtë korriku, nëna labe ua kishte bërë me dorë fëmijëve që të afroheshim dhe i kishte futur në shtëpi. U kishte gatuar një bukë gruri, të cilën ua kishte vënë para me kos, me gjalpë e me copa djathi. Lena kujton sesi gjatë kohës që ajo dhe fëmijët e tjerë po hanin bukë, labja ua kishte ngulur sytë dhe qante për fëmijët e trembur e të bërë kockë e lëkurë nga kequshqyerja…

Tmerri për të ardhurit nga Mirdita

Lena kujton edhe tmerrin që ka parë e përjetuar në ditët kur në kamp kanë ardhur edhe rreth 3000 gra, pleq e fëmijë nga Mirdita. Pas mbipopullimit të kampit me këto familje, sipas saj, aty nuk ka patur më asnjë kujdes, asnjë mëshirë, asnjë hapësirë për të jetuar, ndërsa u përkeqësua edhe më shumë racioni i bukës dhe ushqimit. Familjet e ardhura nga krahinat malore të Mirditës, Pukës, Dukagjinit, Hasit dhe krahinave të tjera të Mbishkodres, nuk kishin asgjë për të veshur dhe asgjë për të shtruar e as për t’u mbuluar. Pjesës më të madhe të tyre nuk u vinte askush për vizitë e as për t’u sjellë ndonjë rrobë apo ndonjë ushqim. Në këtë kontekst, Lena kujton katër realitete që ia vlen që të shkruhen e të kujtohen. Së pari, ajo tregon për mënyrën sesi të gjitha gratë dhe vajzat e kampit, nuk kishin asnjë ndihëm nga familjet e tyre të largëta, ato nuk kishin as rroba për t’ua veshur fëmijëve të vegjël. Në këto kushte, gratë dhe vajzat i prenë flokët e tyre dhe i bën penj, çorape dhe fanella për fëmijët e tyre të vegjël. Lena kujton gjithashtu sesi edhe nëna e saj i mblodhi flokët e veta dhe të vajzave për t’i bërë çorape e jelek për Kujtim Talushin, djalin e Talush Palit, i cili lindi pak ditë pasi familja e tyre kishte arritur në kampin e Tepelenës. Lena sjell në kujtesë edhe gruan e Mark Tunxhit, e cila i preu flokët e sajë të bukura dhe i përdori për të thurur çorape e triko për djalin e saj, Prel Markun. Sikundër sjell në kujtesë edhe Drande Jaken, gruan e Vuksan Prekës së Bushgjokajve, e cila e mbajti mend varrin e djalit të vdekur në kamp dhe disa ditë para lirimit arriti ta zhvarroste dhe ta transportonte fshehurazi për në varrezat e familjes në Btoshë. Së dyti, nga 9 vitet e qëndrimit në kampin e Tepelenës, Lena kujton edhe sakrificën e madhe të dajës së vet, Pal Alia, i cili ka udhëtuar dy herë me këmbë nga Currajt e deri në Tepelenë për të parë dhe ndihmuar me rroba e ushqime motrën, nipat dhe mbesat e veta. Përveç tij, gjatë 9 viteve të internimit, askush tjetër nga Nikaj-Mërturi nuk ka mundur për t’u shkuar për vizitë në kampin e Tepelenës.

Së treti, Lena kujton edhe kushtet skandaloze të ushqimit. Aq keq ishte puna me ushqimin, saqë gjatë dimrit ndodhte që nuk raportoheshin menjëherë të vdekurit, e kjo për të përdorur për ca vakte bukën dhe garuzhdën e fasuleve të racionit të tyre. Shumë herë fëmijët dilnin fshehurazi nga telat dhe mblidhnin lend (fara bungu), të cilat i piqnin dhe i hanin në vend të bukës. Edhe gjatë korrjes dhe fshirjes së grurit, fëmijët dilnin nga telat e rrethimit dhe mblidhnin kallinjtë dhe kokrrat e grurit të mbetura në arë dhe i zienin për t’u ushqyer. Ajo kujton sesi njëri nga policët e pamëshirshëm të kampit e që thirrej me emrin Selfa, sa herë që diktonte zjarret dhe kusitë që zienin grurin, shkonte dhe ua derdhte me shqelma. Përkundrejt sjelljes së këtij idjoti, Lena kujton edhe sjelljen njerëzore të njërit prej kontrollorëve të përditshëm të kampit që sa herë që numëronte fëmijët e shtrirë për tokë, thoshte me zë të ulët “ndihmoji o Zot” dhe sytë i kishte gjithmonë të përlotur. Së katërti, Len Marashja nuk harron që të kujtojë edhe mënyrën sesi dy vajza të ardhura në këmbë që nga Malësia e Gjakovës e deri në Tepelenë, arritën që të sfidojnë diktaturën duke u bashkuar me të fejuarit e tyre të mbyllur në kamp. Këto vajza të rritura në traditën dhe në vatrat më të mira të shqiptarizmës, u bën nuse në kampin e Tepelenës, duke patur për bazë ndjenjat e tyre dhe fjalën e dhënë të babës së tyre. Ato nuk e prishën fejesën as fjalën e dhënë sipas zakonit shekullorë të familjeve shqiptare, ato nuk e zëvendësuan traditën as fjalën e babës së tyre me dokrrat dhe të ashtuquajturat “normat e reja të jetës socialiste”. Për ata që rezistuan dhe mbijetuan nga sulmet, nga vrasjet, nga burgjet dhe nga kampet e komunizmit, për ata që mbajtën gjallë traditën dhe zakonet më të mira të shqiptarizmës, kujtesa, urimet, mirënjohja dhe të gjitha falënderimet e kësaj bote, duket se nuk janë të mjaftueshme. Nga kjo qëndresë dhe vazhdimësi, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë asgjë të keqe sepse e keqja jonë ka buruar dhe vazhdon që të burojë nga ata që e hodhën dhe e shkelin traditën, zakonet dhe fjalën e dhënë.

Si u var në pemë i lyer me mjaltë furrxhiu që jepte bukë mbi racionin  

 Lena e kujton edhe mënyrën sesi ka shpëtuar Xheka, furrxhiu shpirtmirë i kampit të Tepelenës. Xheka i ndihmonte familjet me shumë fëmijë duke u dhënë tinëz ndonjë kafshatë bukë mbi racionin. Kur e diktuan policët, e kapën, e rrahën në sy të njerëzve, e zhveshën, e lyen me mjaltë dhe e lidhën në trupin e një lisi të trashë dhe të mbushur me milingona (bubrreca). Për më pak se 10 minuta, trupi i Xhekës u mbush plot me bubrreca dhe i filloi të bërtiste nga dhimbjet e pickimit. Por për fatin e tij të mirë, në atë ditë erdhi nga Tirana një makinë e vogël me disa inspektor për kampin. Kur e panë inspektorët këtë lloj torture publike, u habitën dhe kërkuan shkakun dhe autorët, që e kishin shpikur këtë lloj vdekje të llahtarshme. Pasi e mësuan shkakun dhe autorët, urdhëruan lirimin dhe mjekimin e menjëhershëm të Xhekës.(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Len Marashja: 9 vjet në kampin e Tepelenës, vetëm një herë u ngopa me bukë. Ma dha fshehurazi një nënë labe”

  1. petriti says:

    Po perse more zoti prof. si e kujtove ti kampin e internimit, a thua kamp pushimi. Ne ato vite, bile edhe me vone shqperia ne teresi ka vuajtur edhe per buken e gojes, por ti me sa duket sapo ke zbritur nga hena.

  2. Jimi says:

    Ne ate vite kur ti ke qen ne Tepelen njihet si viti i zise se bukes. E besoj qe nuk e mbushje berkun me buke, por njelloj si edhe ti edhe ata qe nuk ishin te internuar, perjetonin po te tille situate.

  3. Gjeloshi says:

    Kjo hiqja Lenes e verja Prenes kujton se kishte shkuar atje ne resortin turistik me 5 yje te gjitha te paguara!
    Ha haaaaaa!
    Me mire qe vuajte ti se sa ata qe vrau babai,vellai apo burri jot!
    Po tani a e ngop barkun me buke?

  4. Hg says:

    Po mire moj Lena,si nuk na the gje a je ngopur ndopak me …pras kashari!
    Jo per gje por thone se ata gardianet e kampeve dhe policet atehere e mbanin pallen gati per t’u ndihmuar juve!
    Keshtu thone ca artiste,sportiste etj

  5. ik ere pirdhu says:

    Kujt i plas bytha se nuk e mbushje barkun ti! Edhe gjyshja ime qe banonte ne nje fshat shume afer kampit, nuk e mbushte barkun me buke, ajo dhe 5 femijet e saj!

    1. Ty says:

      Mire barkun,po nenbarkun a e ngope?
      Jo per gje se pa burre ke qene!

  6. len marashja hahahahaaa qa asht kjo dj ne diskoteken e thive a hahahahaaaa

    1. Heu says:

      Po djali i labes a te ngopi gje?

  7. ELIOT says:

    PO MOJ NENE KE TE DREJTE …ENVERI E MBUSHTE PER VETEN E TIJE BARKUN DHE FEMIJET E VET ME ATO TE MEHMETIT SHKONI JASHTE ME DOLLAET E POPULLIT DHE NE SKISHIM BUKE . JETA NE SHQIPERI ISHTE E VESHTIRE …FAJI I AMERIKANEV QE NA IZOLUAN ..???? DHE JU NE KAMPET E IZOLIMIT AS JU IMAZHINOJ SI NE AL KATRAZE … JO SE N AL KATRASE AL CAPONE DHE TE BURGOSURIT HANIN 3 HEE NE DITE DHE E MBUSHNIN BARKUN … VETEM NJE NAIVE OSE SPIUN E ENVERIT SMUN TI PRANOJE VUAJTJET TUAJA NE KAPET E DIKTATURES …. NJESO SI NE KAMPET QE HTLERI I FUTI CITUTET ..VETEM SE ATJE CIFUTET VDISNIN SHPEJT NUK VUANIN ME 20 VJET .. .I KISHIN VDEHJET ME TE LEHTE SE ME ENVERIN …. ENVERI TE TORTURONTE DHE JU BENTE QEFI SADIKEVE KOMUNISTA .. SI AI DREJTORI QE E TORTUROI TIPIN E MIRE … TE LIDHUR .. DHE …DUKE KENAQUR DESHIRAT E DISA NAZISTAVE NE SHQIPER ..MERCI PER KETE HISTORIE QE NA KENI TREGUAR MADAME … MES HOMAGE ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *