Liga e Kombeve, ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Europian

7 Shtator 2018, 18:08Sport TEMA

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, ku Shqipëria do të debutojë sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”, kundër Izraelit.

Në këtë turne marrin pjesë 55 shtet të Europës, ndërsa janë ndarë në katër Liga: A, B, C dhe D, ku secila prej tyre ka katër grupe me nga tre dhe katër skuadra.

Fituesja e çdo Lige do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë autmoatikisht në Kampionatin Europian.

Ndeshjet e këtij kompeticioni do të luhen në verën e vitit 2019, për të shpallur edhe fituesin.

Katër ekipet që i fitojnë grupet e tyre, do të kualifikohen për Final Four në qershor 2019.

Formati do të jetë një ndeshje gjysmëfinale e ndjekur nga një finale për secilën ligë dhe kështu fituesi i secilës ligë A, B, C dhe D fiton një vend në “EURO 2020”.

Nëse një kombëtare e ka siguruar kualifikimin përmes rrugës tradicionale, atëherë vendi i tij do t’i takojë ekipit tjetër të renditur më lart në ligën e tyre përkatëse.

Po si mund të kualifikohet Shqipëria?

Fillimisht kuqezinjtë duhet të fitojnë grupin e tyre ku kanë kundërshtarë Izraelin dhe Skocinë, më pas duhet të fitojnë përballjet në gjysmëfinale dhe finale me rivalët në këtë Ligë.

Në Ligën C, ku bën pjesë Shqipëria, janë gjithashtu Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Këto shtetet janë ndarë në këtë mënyrë: Estoni, Finland, Greqi dhe Hungari janë në grupin 2.

Qipro, Bullgari, Norvegji dhe Slloveni në grupin 3, ndërsa Lituani, Mali i Zi, Serbi dhe Rumani kompletojnë këtë Ligë në grupin e katërt.

Në Ligën C do të ketë shumë derbe, ndërsa Shqipëria për të fituar një blitë në Europian duhet të fitoje ndaj çdo kundërshtari që do të fitoje grupin e vetë.

Formai i këtij kompeticioni është i tillë: Ekipet e secilës ligë do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në shtëpi dhe në transfertë mes muajve shtator dhe nëntor.

Ekipet që përfundojnë në krye të grupit të vet përkatës promovohen një ligë më lartë, ndërsa ekipet që përfundojnë në fund të grupeve të tyre përkatëse do të bien një ligë më poshtë, përveç ato të nivelit më të ulët, pra Ligës D.

5 komente në “Liga e Kombeve, ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Europian”

  1. Brek_exit says:

    Pirdh pirdh

  2. undefined says:

    pune muti dmth

  3. undefined says:

    pune muti dmth …

  4. Albani says:

    E ngaterruar eshte pak,por lemsh e ben karagjozi gazetar.Shqiperia shpresa 0.

  5. behar says:

    Ky “gaz(e)tar” qe ka bere kete shkrim duhet te kete mbaruar master ne shkneca komunikimi ne Bathore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje