Një histori e rrallë mes Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrëdhënia dhe relatat janë komplekse, ato janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada si dhe detyrimeve strikte familjare.

“DITA” ofron sot historinë e rrallë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes një ish-aktivisti të mirënjohur të lëvizjes çlirimtare me një prej krerëve të qeverisë kuislinge që mbrohej dhe mbështetej nga gjermanët në vitet e fundit te luftës.

Strehimi

Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës, ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë.

Madje shumë njohës dhe studiues të tij mendojnë se pranimi nga ana e tij për të drejtuar për 6 muaj qeverinë kuislinge ishte e vetmja “lëvizje” që bëri me cen figurën e tij.

Familja e tij, paraardhësit, për katër shekuj me radhë bënë një karrierë të fuqishme në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane. Ai ishte i biri i Aqif Pashë Elbasanit.

Në periudhën e përfundimit të luftës për rreth gjashtë muaj Ibrahim bej Biçaku drejtoi qeverinë kuislinge.

Menjëherë pas çlirimit ai u shpall kolaboracionist i nazizmit, por refuzoi të ikte nga Shqipëria, për disa javë u strehua as më shumë e as më pak sesa nga zv.kryeministri i qeverisë së porsaformuar komuniste, Myslym Peza. Ky fakt është i njohur ndër anëtarët e familjeve Peza dhe Biçaku por për shumë vite sekreti është ruajtur me fanatizëm.Nuk kishte si të ndodhte ndryshe -raporton DITA.

Por çfarë mund të ishte ai motiv, ajo shtysë e fortë që e bënte një nga njerëzit më të spikatur të rezistencës  strehues të përfaqësuesit kryesor të palës kundërshtare??

Lidhjet

Familja e Myslym Pezës ishte një familje që kishte lidhje të hershme me familjen Biçaku. Babai i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku, Aqif Bej Elbasani, përveçse ishte një figurë tepër e njohur dhe atdhetare,  ishte një mik i Shyqyri Pezës, vëllait të madh të Myslym Pezës.

Shyqyri Peza nuk përshkruhet aspak si një njeri me pikëpamje komuniste. Por as si dikush që mbështeste forcat pushtuese.

Shyqyri Peza kishte një shoqëri të vjetër me përfaqësues të denjë të forcave okupatore si Qazim Mulleti apo Irfan Bej Ohri(nip i Aqif Bej Biçakut, u arratis pas çlirimit).

Ndërsa Aqif Pashë Elbasani dhe Shyqyri Peza kishin mes tyre një shoqëri e miqësi të lidhur në vite e me shumë fije, e bija e Shyqyri Pezës, Myrveti, ishte e fejuara e Kajo Karafilit, atentatorit të famshëm komunist. Ajo ishte ndërkohë dhe mbesa e Myslym Pezës, një prej aktivistëve kryesorë të rezistencës.

Lidhjet nuk përfundojnë këtu, një tjetër nip i Aqif Bej Elbasanit dhe kushëri i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku ishte dhe Esat Dishnica, i cili sikurse dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës në kohë lufte.

Dukej qartë se e gjithë marrëdhënia e këtyre njerëzve ishte një “lëmsh’ i ngatërruar mes miqësive të vjetra dhe angazhimit në kohë lufte.

Bashkëpunimet

Duket qenë në marrëdhënie të ngushta me pushtuesit si kryeministër dhe ministër kuisling, Ibrahim Bej Biçaku shpesh i ka ndihmuar “pa e kuptuar as vetë” këta anëtarë të rezistencës.

Si pasojë e lidhjes së shumëfishtë të familjes së tij me familjen Peza, Ibrahimi në të paktën një rast ka shmangur arrestimin ose vrasjen e Myslym Pezës.

Ibrahim Bej Biçaku nuk e dinte se kush ishte personi me pseudonimin “Tarrasi” në forcat e rezistencës, por ama u dha komunisteve informacionin se për personin me këtë nofkë forcat gjermane do të angazhoheshin në disa fushata të egra për ta kapur ose për ta vrarë.

Por epoka kuislinge nisi të perëndonte dhe komunistët nisën gradualisht kontrollin mbi territorin e vendit derisa në fillim të vitit 1945 gjithçka u bë më e qartë dhe shumica e bashkëpunëtorëve kryesorë të qeverisë kuislinge i hipën vaporëve dhe u larguan nga vendi.

Ibrahim Biçaku nuk ndërmori një hap të tillë, ai përkundrazi qëndroi në Shqipëri, i bindur se edhe komunistët e kishin të qartë se emërimi i tij nga pushtuesit ishte më shumë një pasojë e imponuar dhe se sërish ata, komunistët, do e mbanin parasysh qëndrimin e tij dashamirës e bashkëpunues ndaj tyre gjatë luftës.

Ai u strehua në njerëz dhe në shtëpi të cilat ia kishte gjetur dhe rekomanduar zv.kryeministri i asaj kohe Myslym Peza.

Takimet me Enverin
Mësohet se Myslym Peza është thirrur asokohe në të paktën dy takime me Enver Hoxhën ku është trajtuar kjo çështje. Peza i bëri të ditur Hoxhës shqetësimin e madh që kishte në një raport të plotë koifidencial.

Dukej e habitshme por zv.kryeministri i qeverisë së porsaardhur komuniste strehonte “mikun dhe armikun”, kryeministrin kuisling bashkëpunëtor i nazistëve por njëkohësisht dhe mikun e familjes së tij që në disa raste ndihmoi dhe lëvizjen e rezistencës.

Mësohet se në një nga takimet mes  Enver Hoxhës dhe Myslym Pezës, Peza i ka thënë atij, se “edhe ca detyrime i kishin ndaj Ibrahim Biçakut”.

Nga ana e vetë Hoxha i është përgjigjur Pezës se “edhe detyrimet do respektoheshin por edhe ligji do zbatohej”. Ishin fjalë të thëna nga një lider i ri komunist që nuk kurseu as kunatin e vetë, Bahri Omarin.

Periudha e fshehjes në bodrum të Ibrahim bej Biçakut mori fund kur u vendos se arrestimi i tij do të ishte në fakt një “vetëdorëzim i koordinuar”.  Ish-kryeministri kuisling u kap , doli dhe para gjyqit , fillimisht u dënua me vdekje.

Por më pas gjykata e zbuti dënimin, ai u dënua me 18 vite burg. Pas burgut ai shkoi të jetonte në Elbasan ku për disa vite punoi si varrmihës.

Në një vizitë të Enver Hoxhës në Elbasan pas viteve 60’ , udhëheqësin komunist e shoqëroi Sekretari i Parë i Elbasanit, Jashar Mezenxhiun.  Mësohet se në një moment të vizitës, me taktin dhe kujdesin që i kërkonte pozita,  Mezenxhiu i solli në vëmendje Hoxhës edhe “çështjen e Ibrahim Biçakut”, duke e pyetur madje: “Akoma në varreza do e lëmë të punojë?”.

Kjo pyetje e Mezenxhiut, bëri efektin e vetë dhe pak kohë më pas ish-kryeministri kuisling transferohet me punë në një vend më pak të mundimshëm, derisa vdiq.(DITA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Një histori e rrallë mes Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s”

  1. Patrioti says:

    Diktatures komuniste mos i mbifte me fara, jo vetem qe u tregua bukeshkale per shume shqiptare patriote e liridashes, por dhe per vampirizmin e saje ndaj kesaj shtrese qe dha sa mundi per me te miren e mundeshme per kohe.I perjetshem qofte kujtimi per Ibrahim bej Bicakun dhe Aqif pashe Bicakun Elbasanlliu qe i dhane aqe shume Shqiperise ne mbrojtje te vlerave njerezore.

    1. Komentuesi says:

      Patriot! E ka gabim.Komunistet nuk kane qene asnjehere te keq,por te lidhur ngusht me popullin se nga populli dilnin.Ata ishin bijet dhe bijat me te zgjedhura nga populli dhe luftonin e punonin per popullin.Ata kishin nje ndergjegje te larte,nje modesti, qe ishin per zili, si vete populli.Por juve nje takemi,nuk ju vjen mire kure permendet nocioni popull,se e kini frike,pasi ishte burimi i revolucionit qe digjte dhe pervlonte kushe dilte kundra ineresave progresive te popullit.Ibrahim Biçaku dhe Aqif Biçaku,nuk kane dhene asgje,nuk kane bere asgje per popullin,por vetem per klasen e tyre te pasurve ne favor te bejlerve e feudalve te medhenj te tokave.Populli ishte simos me keq,i varfer deri ne palce,i xhveshur e i zbathur qe nuk e njihte kurre ç’ishte kepuca,pa le pastaj copa e bukes qe nuk gjendej.Po ti hysh kesaj historie do kohe te gjate,qe t’u mbushesh mendje ju pasonjesit e Aqifit dhe te Ibrahim Biçakut.Peshendetje.

      1. kulmaku says:

        Quisling ishte njeri shume popullore dhe nje nga politikanet me te shquar para luftes ne Norvegji,por bashkpunimi si kryeminister Norvegjise me gjermanet uli ndjeshem reputacionin e tij dhe krijoi nje urrejte te madhe popullore sa mbas lufte Gjykata speciale Norvegjeze ne bashkpunim me aleatet ne 45 e denoje me pushkatim.Kurse ne Shqiperin otomane gjithmone ka funksionuar dhe funksionon ndryshe ne menyren me absurde dhe te paparashikueshme sa nuk ka nevoje per komente.

  2. Alban I says:

    TemA ofron nje shkrim ordiner te marre nga DITA, pa autor dhe pa iu referuar asnje dokumenti. DITA boton perralla pazari, kur e verteta eshte krejt ndryshe: Myslim Peza ishte anetar I Gjyqit Special te Krimineleve te Luftes. Ai ishte ndihmuar me disa informacione shume te vlefshme nga kryeminsitri kuisling Ibrahim Aqif Pashe Bicakaciu. I ati I Ibrahimit, Aqif Pasha ka qene patrioti me I madh I kohes se Pavaresise dhe Kongresit te Lushnjes, pas Ismail Qemal bej Vlores. Mylim Peza e ka pasur idhull betakshiun dhe patriotin e madh Aqif Pashe, ndersa Ibrahim Bicakciu e adhuronte Myslim Pezen per patriotizmin e tij. Keshtu ai e ndihmoi sa here qe iu dha mundesia Babe Sheh Myslim Pezen. Nderi lahet me nder. Te afermit e Ibrahim brj Bicakciut I kerkuan Myslim Pezes ta ndihmonte ish-kryeministrin kuisling dhe Babe Myslimi e mbajti besen. Pas kembenguljes se tij ne gjyq, Ibrahimit iu fal jeta. Ne ate kohe, Muslim Peza nuk kishte nevoje t’i lutej Enver Hoxhes, pasi kuadri me I fuqishem I pushtetit ekzekutiv dhe gjyqesor ka qene Koci Xoxe, I cili perkrahej ne pushtet nga jugosllavet. Aq I fuqishem ka qene Koci Xoxe, sa Enver Hoxha nuk guxoi t’i nderhynte atij per t’i shpetuar jeten kunatit te tij, Bahri Omarit, qe e kishte ndihmuar ne kohen luftes. Eshte e vertete se bashkeshortja e Bahri Omarit, motra e Enverit, iu lut Myslim Pezes per t’i shpetuar jeten burrit te saj, por Myslim Peza nuk mund te nderhynte per ate, pasi nuk kishte pasur ndonje ndihme nga Bahriu. Perkundrazi, Myslim Peza e mbrojti Ibrahim Bicakciun me fakte dhe Koci Xoxe nuk ia mbajti t’i kundervihej. Keshtu, Ibrahimi, I cili kishte qene kryekuislingu I nazisteve gjermane, iu fal jeta; ndersa Bahri Omari, I cili kishte qene minister I jashtem I kabineti te tij kuisling, u vu perpara togave te pushkatimit.

  3. Korroziu says:

    Kjo “puna ne nje vend me pak te mundimshem deri sa vdiq” vetem kete hollesi nuk e ka dossier? As ky studjuesi qe di bisedat shume te ngushta Hoxha-Mezlenxhi dhe na jep kete histori pa thene vendin ku e mbylli jeten kjo figure mjaft interesante?! A valle mos ishin nevojtoret e qytetit te Elbasanit?

  4. mona says:

    O kaloça doni me xhdo kusht te beni bashk partizanet e tradhtaret , doni te njesoni historin te mçifni tradhtaret kolaboracionistet dhe antishqiptaret mbas gishtit , o plera gazetar nuk keni turp , per nje grusht para shisni dhe nenen tuj , jo me te verteten e historis ton , historin e kti vendi e shtremberoni dhe e zhbeni per nje sanduiç ,hajer mos befshi çfar beni kunder kti vendi plera.

  5. mira says:

    Shkrim mjaft i dobet. Nuk ishte miqesia familjare e Myslim Pezen me Ibrahim Bicakun ajo qe ndikoi ne faljen e jetes se Ibrahimit. Faktet historike nuk mund te fshihen. Ibrahim Bicaku mbeshteti luften nacional clirimtare gjate okupimit Italian. Me pasurine e tij mbajti luftetaret e Pezes dhe batalionin Dumrea . Per kete i u fal jeta. Myslim Peza ka dale ne gjyq dhe ka deshmuar per kontributin e tij, per ate periudhe te caktuar. Pranimi i detyres se Kryeministrit Kuisling , groposi Ibrahim Bicakun. Me kuislinget keshtu u veprua ne te gjithe vendet fituese te luftes dyte boterore.

  6. Shkodrani says:

    O fara e keqe o tumor i kuq akoma mendoni se komunistet ishin clirimtaret o palaco cirku ju ka bo lavazh truri skeni faj por cfare lufte bon ato historia asht krejt ndryshe ka pas partizan vertet burra te mire po jo komunista ato fare e keqe e moren namin se ato bojn vetem propogand aagje me shum shume partizane e nacionalista me von i pushkatuan sepse ashtu donte tumori i kuq qe te shkruante historine sic e donin ato prandaj flasin ca barbona akoma edhe ca qe jane kelyshet e tyre ato vrane gjith intelingjecen shqiptare lane gjalle vetem servilat e pisat sic jane akoma sot e kesaj dite edhe kelyshet e tyre pas 90 cpret nga kta pisa vec flasin per gjana qe nuk i dine hic historia e alb duhet rushkruar krejt jo nga pisat por nga historianet e ndershem jo ato me pagese qe vazhdojn akoma flasim per luften e leshit te komunisteve qe nuk lane rob te gjalle nqs nuk ishin palaco sic ishin ato posht tumori i kuq rrofte demokracia

    1. Moisi Golemi says:

      Shkodran. Ha nje Snickers e qetesohu.

  7. h says:

    Te keqen, kerkojeni tek zemra e shqiptarit kriminel dhe mizor.
    Dhe keshtu vazhdon dhe do te vazhdoje te jete.

    1. boss says:

      Te keqen e kerkojme tek qelbesirat e huaja qe na pushtuan dhe masakruan dhe tek veglat r tyre.Nenuk i kemi berekeqaskujt o klysh
      pederast Grek

Lini një Përgjigje te Alban I Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *