Norvegjia po ndërton rrokaqiellin më të lartë në botë… prej drurit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Norvegjia po përfundon ndërtimin e rrokaqielli prej druri, më i larti në botë i këtij lloji, miqësor me mjedisin dhe rezistent ndaj zjarrit.

Si do të jetë kompeksi Mjos, i cili do të vendoset pranë liqenit me të njëjtin emër, rreth 100 kilometra në veri të Oslos.

Në 85.4 metra lartësi, ajo do të ketë tetëmbëdhjetë kate.

Aty do të përfshihen apartamente, pishinë shtëpie, hotel, zyra, restorant dhe zona të përbashkëta.

Investitorët thonë se përdorimi i drurit që është një material i rinovueshëm mund të zvogëlojë përmbajtjen e dioksidit të karbonit, në krahasim me betonin që është materiali bazë i ndërtesave të banimit në qytet.

“Ndërtimi me dru na ndihmon të marrim frymë në një botë më të mirë”, tha sipërmarrësi Arthur Buchardt, duke shtuar se projekti ai një frymëzim nga Marrëveshja e Klimës së Parisit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Norvegjia po ndërton rrokaqiellin më të lartë në botë… prej drurit”

  1. moni says:

    Rrokaqiell? Ne shqip thuhet qiellgërvishtës, pastaj fjale mund te shpikim sa te duam por qe te perdoren zurtarisht duhet te futen ne fjalorin e gjuhes shqipe pasi te jene miratuar nga forumet perkatese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *