PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare: 12 pikat e axhendës, çfarë do diskutohet dhe vendoset...

7 Shtator 2018, 08:40Politika TEMA

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare. Ashtu si u njoftua zyrtarisht pas mbledhjes se Kryesise, ne mbledhjen e sotme pritet të kemi ndryshime në sekretariatin ekzekutiv, ku, përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksioneve të tyre.

Mesohet se do të jetë koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen me qytetarët, Elisa Spiropali, e cila, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të paraqesë Raportin Kombëtar të Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018, shkruan “Panorama”.

Po ashtu, do të ketë dhe një raport mbi llogaridhënien publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ku çdo ministër është ballafaquar me grupet e qytetarëve dhe shqetësimet që janë shprehur në to.

Bashkiaket

Kryesia e PS pas dite me pare miratoi dhe axhendën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila në qendër do ketë punën e çdo kryebashkiaku dhe Këshilli Bashkiak dhe strategjinë e kësaj partie në këto zgjedhje.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i grupit të punës për analizën e punës së çdo bashkie, Ilir Beqja, do të prezantojë raportin ku janë marrë parasysh realizimi i programit për çdo bashki, investimet, shërbimet e ofruara për publikun, punën e administratës, mbledhjen e të ardhurave, por dhe shpenzimet.

Mësohet se në raport ka kritika për shumë bashki, por dhe vlerësime për disa nga bashkitë kryesore që kërkohen të merren si standarde të punë së të zgjedhurve socialistë. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore, PS do të nisë Fushatën Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”, ku kryebashkiakët do të kalojë nëpër të gjitha njësitë vendore që përfshin bashkia e tyre për të dhënë llogari para qytetarëve. Do të jenë këto takime, që do të matin dhe aprovimin ose jo të punës së çdo bashkiaku.

Gjithashtu, asambleja do të miratojë dhe udhëzimin për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019. Në funksion të një fitoreje të pastër në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, PS do të ngrejë një rrjet të mirorganizuar të strukturës së saj elektorale.

Strukturat e PS

Por jo vetëm kaq; socialistët do të nisin dhe një analizë të strukturave të PS, ku pritet që disa nga drejtuesit e saj në degë të largohen për shkak të performancës së dobët të tyre. Kjo do të çojë në zgjedhje të reja në PS përmes parimit “një anëtar, një votë”. Por, kryesia e PS ka vendosur që të hapë një fushatë për të shtuar radhët e saj. “Partia Socialiste e hapur për Ty”, do të jetë fushata për të regjistruar më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në PS deri në fund të këtij viti.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, pritet të paraqesë raportin mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të kësaj legjislature, kryesisht në procesin legjislativ, por dhe të kontrollit të qeverisë, përmes interpelancave dhe takimeve të ministrave me komisionet parlamentare. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, u kërkua nga grupi strategjik për zgjedhjet lokale, në përbërje të të cilit janë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Gramoz Ruçi, që të finalizohet strategjia e PS për zgjedhjet vendore 2019.

Axhenda e Asamblese Kombetare te PS

4 komente në “PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare: 12 pikat e axhendës, çfarë do diskutohet dhe vendoset…”

  1. Paaftesia says:

    Erion Veliaj eshte kryebashkiak socialist qe nuk ben pritje populli dhe nuk degjon ankesat e qytetareve te Tiranes!
    Ai eshte arrogant,mosperfilles,ne drejtorite e Tatim-Taksave dhe ate te maredhenieve me publikun ka vene njerez te pa afte qe nuk njohin e nuk zbatojne ligjet!
    Veliaj ka bere investime ne Tirane jo atje ku kane qene nevojat me te medhs,por atje ku i behej reklame atij vete!
    Veliaj eshte treguar servil i Rames duke ia faturuar atij me superlativa te gjitha punet e bashkise.
    Shembull i neveritshem eshte fjalimi i tij ne perurimin e sheshit “Skenderbej”,qe eshte nje realizim skandalos financiar dhe arkitekturor!
    Veliaj eshte modeli skandaloz i nje kryebashkiaku qe propagandon Rama!

  2. Jari says:

    PS-ja eshte parti private e Rames,qe nuk ekziston midis dy zgjedhjeve!
    Provoni te shkoni ne seline qendrore ne Tirane per ankese,por kurre nuk do gjeni njeri atje!
    Na duan vetem per votime!
    Per mua PS nuk ekziston!

  3. Lander says:

    Asgje nuk do diskutohet,asgje nuk do vendoset,por do jepet spektakel diskutimesh roze dhe ne fund do ngrene doren sic ka vendosur Rama!
    Askush nuk do guxoje te kritikoje Ramen,Veliajn etj se fluturon,fluturon …kush do thoni ju?
    Ha ha ha ha ha ha!

  4. Yp says:

    Nuk e kuptoj pse mblidhen,harxhojne milionadhe ne fund vendoset ajo qe ka vendosur sulltan Rama!
    Kurre nuk ka patur Enver Hoxha me shume kompetenca se diktatori i sotem Rama!
    Ai cakton deputetet (populli voton kot),au cskton ministrat,drejtoret,ambasadoret,doganieret,tenderat,koncesionet etj!
    Por ndryshe nga Enveri,Rama nuk pyet se je pa pune,pa shtepi,pa leke per mjekime,pa vend ku te ankohesh per padrejtesi etj!
    Epo Enveri te gjitha i kishte te garantuara keto per popullin,ndersa Rama thote shkruaji portalit!
    Dhe thone se pse ka korrupsion!
    Po babai i korrupsionit eshte vete shteti antiligjor qe ekziston sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje