Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Izrael, Panuçi ndryshon skemë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është publikuar formacioni i Shqipërisë, me të cilin Panuçi do të synojë të triumfojë përballë Izraelit.

Strakosha fiton duelin me Berishën për numrin 1, ndërsa Hysaj në të djathtë është i padiskutueshëm.

Kapiteni Agolli do ta nisë nga stoli, pasi në të majtë është preferuar Binaku.

Dyshja e qendrës është Gjimshiti-Veseli. Në mesfushë do të startojë titullar Basha, i cili në krah të tij do të ketë Xhakën dhe Memushajn. Gavazaj do të mbulojë krahët, së bashku me Jahmir Hykën, të cilit i është besuar dhe shiriti i kapitenit.

Në sulm do të jetë sulmuesi i Ostende, Sindrit Guri, të cilit i është besuar dhe shënimi i golave.

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj, Hyka (c), Guri    Trajner: K. Panuçi

Izrael: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Naço (c), Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretc Trajner: A. Hersog

Gjyqtar: V. Kasai

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *