Rama: Disa krerë të PS e kanë braktisur detyrën, janë kthyer në shefa kuadri, kjo duhet të ndryshojnë urgjentisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Patisë Socialiste, me kritike për krerët e PS në rrethe.

Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se ata e kanë braktisur punën në terren dhe bashkënbisedimin me qytetarin.

:Morëm mësimve të vleshme nga komunikimi me njerëzit, nga fushata e llogaridhënies në të gjithë territorin e Shqipërise.

Asnjëherë nuk ka pasur një shtrirje kaq kapilare në te gjithe vendin.

Kjo është një risi të cilën ne duhet që ta pasurojmë në vijm.

Por përpsëri jemi përballë një vërtete të madhe që duhet të ndryshojë që të hënën.

E vërteta është se PS në territor është larg se qëni Partia Socialishte, është larg së qëni partia që kryen komunikim me ata që na kanë besuar, madje mund të thuhet se disa drejtues tanë në rrethe e kanë braktisur punën në terren dhe janë bërë ndërmjetësur për të futur njerëz në punë.

Kjo bie ndesh me betimi që kemi bërë, lufta për të çuar tepsinë për skrap.

Nuk është luftë propagandistike, as për të ndarë vendin në engjëj e djaj, por për të kuptuarit e shtetit që e ka penguar vendit të bëhet shteti që ne duam.

Çfarë ne duhet të nisim menjëherë si proces thellimi të përpjekjes sonë për të qenë sa më pranë njerëzve është prishja e kësaj paqeje në gjithë terrorin e vendit, Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete, dhe për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë, nëse ne dështojmë në këtë mision është dështim historik për PS dhe na rrofshin pastaj qokat dhe nderet e punësimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë të pabesë mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes.

Askush nuk u ka kërkuar krerëve në rrethe të jenë shefa kuadri.  Ne nuk i kemi në detyrë krerët e PS kjo duhet të ndryshojë dhe do të bëjmë çmos që të ndryshojë- tha Rama.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama: Disa krerë të PS e kanë braktisur detyrën, janë kthyer në shefa kuadri, kjo duhet të ndryshojnë urgjentisht”

  1. Doni me per Belulin.. says:

    Robert Camcakizi ka zbuluar se fajin e ka patur ….. Belul Gjeraqina (?!)

  2. ela says:

    Ty te pelqen vetem vetja,pike

  3. Vladimir Dushniku says:

    Zoti Rama!
    Jeni kryetar i PS-se i votuar edhe nga une si antar i saj,por ne PS Tirane,nuk gjen njeri te ankohesh!
    Ju jam ankuar edhe juve se Bashkia e Tiranes,qe eshte socialiste vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme,se kryebashkiaku socialist Veliaj nuk ben pritje populli dhe nuk merret fare me ankesat qytetareve,nuk zbaton as rekomandimet e KLSH per ankesen time,ndersa edhe ju nuk keni bere asgje!
    Mos valle per cdo gje duhet t’i drejtohemi gjykates!
    Po pushteti qendror dhe ai vendor perse eshte?
    Mos valle keshtu eshte katandisur bashkeqeverisja me qytetaret,ne sllogan mediatik?

  4. Barku says:

    Cfare mesime te vlefshme ke marre ti kur asnje nga rrogtaret tuaj partiake e shteterore,perfshi edhe ty,nuk doni t’ia dini per hallet e popullit dhe antaresise socialiste?
    Po vijne zgjedhjet prandaj keni shtuar retoriken mashtruese gjoja se ju hap barku per qytetaret?

  5. student says:

    Kryetaret dhe pastaj te theret rreth tyre jane aty jo pse kane nje projekt, jo pse dine te bejne ndonje gje po se ne mendje kane si dhe sa te fitojne. E fitimin e kane tek emrimet pa kritere , pa dije por se dine te leshojne doren .
    Kjo praktike jo vetem e PS por e te gjitheve. Ju ka rene LSI ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *