Shkëlqimi dhe rënia e vetingut të Lulzim Bashës

7 Shtator 2018, 21:14Blog TEMA

Nga Enver Metalla

Kur kryetari i Partise Demokratike deklaroi nga Elbasani se ne siten e vetingut propozonte te kalonin edhe politikanet, te shumte ishin ata qe e konsideruan kete levizje te Bashes si nje sfide te forte karshi mazhorances. Por kjo sfide u zbeh ne me pak se 24 ore.

Si fillim ra ne sy heshtja e plote e Sali Berishes dhe Monika Kryemadhit, te cilet edhe pse njerezit me prane kreut te opozites, nuk thane asnje fjale per vetingun ne politike, qe mund te kishte qene nisma me e forte e ndermarre ndonjehere.

Ne heshtje e kaloi kete ceshtje edhe Presidenti Ilir Meta, per te cilin fjala “veting” eshte njesoj si fjala litar ne shtepine e te varurit.

Nuk kaluan vetem pak minuta nga fjalimi i Kryeministrit ne Asamblene e Partise Socialiste, kur deklaroi se jo vetem ai vete, por edhe familja e tij, duke perfshire bashkeshorten, femijet, vellane, kunatin, vjerrin, vjerren dhe baxhanakun ishin te gatshem te kontrolloheshin per pasurine qe zoterojne, dhe Lulzim Basha menjehere beri hapin e pare prapa.

Ne draft propozimin e Partise Demokratike per tu votuar ne Parlament, flitet shume per kontrollin e lidhjeve te politikaneve me krimin, por jo per vetingun. Kur vinte puna tek pasuria dhe te ardhurat e politikaneve, Lulzim Basha ishte siguruar qe ne draftin e tij te mos kishte asnje reference per te qene, por thjesht nje gjysem fjalie sa per te lare gojen, qe nuk perfshin asnje familjar politikanesh dhe qe ne te vertete sot ezaurohet nga deklarimi ne ILDKPI.

Kur shqiptaret flasin sot per vetingun, ata kane parasysh gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, te cilet dolen “lakuriq” ne syte e eksperteve shqiptare e te huaj e ne masen 80% u detyruan te largohen nga sistemi i drejtesise pasi nuk justifikonin dot te ardhurat dhe pasurine e tyre te majme.

Ndersa per Lulzim Bashen, vetingu na paskerkesh qene vetem nje fjale populiste, qe ne fakt nuk parashikon kontrollin e imet te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre.

Dhe ky bllof i Lulzim Bashes me fjalen veting, qe ne fakt na doli vetem nje ligj bis i dekriminalizimit, u perforcuar edhe nga interviste e Oerd Bylykbashit ne oret e pasdites, kur deputeti i PD dhe njeriu i afert i Berishes u sigurua te perseriste serish e serish se “vetingu” i PD kishte vetem nje qellim: zbulimin e lidhjeve te politikaneve me krimin.

Pra per Lulzim Bashen dhe opoziten, VETINGU nuk ka lidhje me pasurine, as me te ardhurat. Per Lulzim Bashen dhe opoziten, familjaret e politikaneve nuk duhet te kalojne ne siten e vetingut. Dhe a e dini perse?

Si do te justifikonte Aurela pasurine e saj ne Shqiperi dhe Hollande? Po vellai dhe babai i Aureles, njeheraz kunati dhe vjehrri i Lulzimit, si do e kalonin siten e vetingut? Per te mos folur me pas per Argiten dhe Shkelzenin, apo Ilirin dhe Moniken, te cilet vetem sa e degjojne fjalen veting dhe u rrenqethet mishi.

Lulzim Basha dje luajti nje bllof. Qe zgjati shume pak. U desh vetem nje fjalim i Edi Rames per t’i kujtuar Lulit, Doktorit dhe Ilirit (te gjithe te angazhuar intensivisht kunder reformes ne drejtesi) se nje veting i vertete perfshin doemos kalimin ne site te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre, dhe Lulzim Basha u detyrua te terhiqte mbrapsht cfare kishte thene nje dite me pare.

Nese Vetingu i Edi Rames nxorri jashte loje 80% te gjyqtareve dhe prokuroreve, “vetingu” i Lulzim Bashes ia doli vetem qe per 24 ore te fuste ne panik Saliun, Argiten, Shkelzenin, Aurelen, Ilirin dhe Moniken.

5 komente në “Shkëlqimi dhe rënia e vetingut të Lulzim Bashës”

  1. Roland says:

    Monik kurven pse e ze ne goje , mona vetem gojore di mire te beje ,…..

    1. Piki says:

      Cfare doni te tregoni me kte shkrim! Klasa politike shqipetare eshte koke e kembe mafjoze mafjoze mafjoze po veting per te gjithe te na tregojne dhe ne budallenjeve se si behet leku se ne jemi injorant!bla bla bla shkoni mor debila se lat nam bleni votat e deleve te albanistanit!

  2. Jak Boston says:

    Kush beson tek vetingu i partickave dhe i politikareve te sotem, ai e do hurin me te trashe ne prapanice, pasi huri qe i kane futur deri tani nuk i ka bere dobi.
    Per politiken shqiptare vetingu duhet te jete me i rrepte se sa me sistemin e drejtesise, kjo per aresyen e thjeshte se politika i ka te perlyera duart jo vetem me korrupsionin, por me krimin, me trafiqet, me burokracine, me ryshfetet, me emerime e shkarkime funksionaresh administrative e shteteror, me ushtrine, me drejtesine, me ekonomine, me policing, me arsimin, me shendetesine, me minierat, me energjetiken, me telekomunikacionin, me naften, me pasurite e shtetit dhe te qytetareve etj…..etj. pa fund.
    Ishte politika ajo qe nuk i denoi krimet e komuniste dhe te gjitha veprimet e tjera korruptive pas renies se komunizmit.
    Ishte politika ajo qe pronaret e ligjshem i quajti ish pronar dhe zaptuesit dhe hajdutet i quajti pronare dhe eshte politika ajo qe eshte hartuesja e ligjeve te pakopsitura qe na solli ne dere nje drejtesi pazarexhish dhe politika per interesat e saj i mblidhte kesaj drejtesie kur ia donte puna, pra politika eshte pergjegjese e shume me shume gjerave te denigruara ne ate vend sesa drejtesia.
    Me e pakta qe une mund te pranoj me dhimbje eshte i njejti ligj si drejtesia. E them me dhimbje pasi politika eshte shefi I te gjitha korrupsioneve, vjedhjeve, krimeve, trafiqeve, shkaterrimeve perfshire shkaterrimin e shtetit dhe mosndertimin e institucione demokratike dhe Europiane.
    Shqiperia ska te ardhme me Rama-Meta-Berisha-Basha-Kryemadhi.
    Keta ju hodhen ne koshin e plehrave tre dekada te jetes suaj dhe ju akoma rrini dhe nuk levizni?!

  3. M A R K O says:

    CFARE VETTING ATA DUHEN RRJEPUR TE GJALLE. SHKERDHENI KARMINA BERISHA SLLOBODANKA LULJA, MONIK BAXHELLA META MEDIU ALABAN VOKSHI SA SHUME JANE

  4. Ali babushi says:

    Po ju I kemi votat ,PSE nuk e votoni vetingun per politikanet, po ta votoni ,jeni te paperlyer, por small do mendja, ju mbroni ,lulin, Salen, medium ,rulin, mulin, imamin, tahirin ,xhafen etj, provoni te kunderten dhe populli do ju mbaje ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje