Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë shihen favoritë për të marrë fitoren

7 Shtator 2018, 15:23Sport TEMA

Shqipëria do të kthehet në “Elbasan Arena” mbrëmjen e sotme për të pritur Izraelin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve, një kompeticion që është mjaft i rëndësishëm nëse kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen për më tej.

Jo vetëm kaq, por të besuarit e Christian Panucci-t duhet të hedhin pas krahëve eksperimentet dhe rezultatet e testeve të zhvilluara në muajt e shkuar.

Tashmë duhet të jetë një skuadër e kompletuar për teknikun italian, i cili ka provuar të bëjë një sërë ndryshimesh që do t’i shohim sot më qartë në orën 20:45.

Kuqezinjtë për këtë përballje vijnë si favoritë. Kompanitë e bastevel e favorizojnë fitoren e Shqipërisë. 2.23 është koeficienti për fitoren e kuqezinjve, ndërsa izraelitët janë më pak favoritë dhe kuotohen me 3.71 përkundër koeficientit 3.02 që është parashikuar për barazimin mes dy skuadrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje