Teatri, Meta: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit, është sovran për të vendosur në bazë të përgjegjësive të veta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur edhe njëherë për çështjen e Tetarit Kombëtar.

Në një dalje për media pas dhurimit të gjakut të punonjësve të Zjarrfikëses së Tiranës, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, i pyetuar nga gazetarët për prë shtyrjen e ligjit për teatrin nga Parlamenti, Meta tha se Kuvendi është sovran për të marrë vendime.

Ndërkaq më tej Meta ftoi partitë politike që të bashkëpunojmë përsa i përket çeljes së negociatave dhe integrimin e vendit.

Pyetje: Zoti Meta, si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi të shqyrtimit të ligjit të dekretit tuaj për Teatrin Kombëtar?

Presidenti Meta: Kuvendi është sovran për të vendosur sipas procedurave e përgjegjësive të veta, dhe unë nuk kam asnjë koment për këtë çështje.

Pyetje: Në rast se mazhoranca do të rrëzojë dekretin në seancën e 20 shtatorit, cili do të jetë hapi që ju do të ndërmerrni?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit, përveçse do të dëshiroj t’i uroj Kuvendit punë të mbarë, meqenëse sapo ka riçelur punimet dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm, sidomos përsa u takon të gjitha atyre detyrimeve dhe angazhimeve që ka Shqipëria edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

Pyetje: Zoti Meta, opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të realizuar vetting-un edhe në politikë. Ju si e shihni këtë nismë?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment për këto nisma, por shpresoj në një bashkëpunim dhe në një lexim të përbashkët të atyre sfidave, me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar, për të garantuar pikërisht çeljen e negociatave për anëtarësim vitin e ardhshëm.

Pyetje: Për sa i përket hedhjes së shortit, Kryetari i Parlamentit zoti Gramoz Ruçi është shprehur se nëse ju nuk e hidhni, do të jetë ai që do ta bëjë. A do ta hidhni shortin?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment. Unë kam zbatuar dhe do të zbatoj gjithnjë ato detyrime kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti.

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Teatri, Meta: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit, është sovran për të vendosur në bazë të përgjegjësive të veta”

  1. Kalec Dega says:

    Mafjoza, vendosni dhe vulosni si ju do qejfi..sa per parlamentinin shqiptar mund ta krahasosh me koperativen bujqesore me stallle derrash dhe lopesh, barinj e cobenj nga gjithe shqiperia….


    Ju mafjoze bet ligj te posacem per te shkaterruar nje ndertese…imagjino sa te tmerrshem jeni per interesat tuaja meskine….


    Faji nuk eshtei joti, ti je presidenti ma i mire qe ka pas shqypria…pergjegjsia ngelet me Edscobar Ramutimashtruesin pjelle e familjes komuniste……..

  2. gloria says:

    E tmershme ILIR FLORIRI president i Ed palles, Shqiperi e mjer
    Me njerez te dhjer
    Qe qelben e mbajne ere
    Ere krimi er floriri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *