Tenderi 15 milionë euro, Arben Ahmetaj i përgjigjet ekspertit që i shkruajti një letër të hapur Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Arben Ahmetaj

Kthim përgjigje shqetësimit të bërë publik të z. Agim Binaj.

I nderuar zoti Binaj,

Edhe me kërkesë të Kryeministrit, i cili ju falënderon për letrën e hapur, po ju shkruaj për të ndarë me ju disa të reja shumë interesante lidhur me projektin tonë më të ri.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), është publikuar tenderi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me objekt “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit”. Me akses të lirë për çdo të interesuar, janë Dokumentat Standarde të Tenderit dhe Termat e Referencës.

Synimi i projektit është modernizimi dhe përmirësimi rrënjësor i sistemit aktual të raportimit të transaksioneve, një sistem i cili nuk prek sistemin tatimor [email protected] me një investim prej 10 milion euro. Aktualisht i vetmi aspekt i automatizuar është ai që mbledh të dhënat e raportuara nga pajisjet fiskale, në fund të ditës.

Në përputhje edhe me strategjitë e ndjekura nga shumë administrata fiskale të vendeve të zhvilluara dhe të rajonit, është e rëndësishme edhe për administratën tonë tatimore për të pasur mjetet e domosdoshme për të rritur efikasitetin në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit. Në këtë kuadër, me procedurën e re të shpallur, kërkojmë ndërtimin e një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin [email protected] si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit (B to C) ashtu edhe të biznesit me biznesin (B to B) që do të thotë:

* Sistemi do të mundësojë për herë të parë ndërveprimin me sistemin bazë e-taxation (e-filing dhe [email protected]);

* Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet me para në dorë, kupon tatimor (B to C);

* Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet jo cash, fatura elektronike (B to B);

* Mundësimi për herë të parë i e-fatura, që do të thotë:

* Faturimi në mënyrë elektronike midis bizneseve;

* Lehtësimi i përpunimit të faturës, ruajtje më të lehtë qendrore me shpenzime shumë të ulëta, eliminimi i kostove të blloqeve të faturave;

* Shkurtimi i kohës për dërgimin dhe pagesën e faturës;

* Rritja e sigurisë në transaksionet komerciale;

* Shpenzime më të ulëta administrative në transaksionet B2B;

* Ulja e mundësisë për të bërë gabime duke eliminuar transaksione nga subjekte jo aktive (problematika të cilat tashmë do të zgjidhen nga vetë sistemi) duke eliminuar penalizimin e tatimpaguesve;

* Gjurmimi i pagesës, mbrojtja e tatimpaguesve të vegjël dhe të mesëm në transaksionet tregtare me tatimpaguesit e mëdhenj (në lidhje me afatet e pagesës)

* Kryqëzimi i faturave mes gjithë bizneseve;

* Lokalizimi i tatimpaguesve;

* Paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe librave shitjes dhe blerjes;

* Statistika dhe raporte analitike deri në nivel artikulli.

Aktualisht të dhënat e administruara raportohen disa në fund të ditës, nëse biznesi kryen procedurën e mbylljes së kasës dhe të tjerat sipas raportimit mujor të tatimpaguesit. Raportimi i çdo faturimi në kohë reale do të ishte në interes si të administratës tatimore edhe të tatimpaguesve korrektë.

Në letrën tuaj ju pyesni nëse jemi aq të pasur sa të ndryshojmë sistemet çdo tre-katër vjet. Për ta qartësuar edhe një herë, nuk po ndryshojmë sistemin [email protected], por po përmirësohet sistemi i raportimeve të transaksioneve (aktualisht ai i pajisjeve fiskale NEXUS) dhe synimi është rritja dhe përmirësimi i administrimit të taksave dhe tatimeve, një prioritet ky i Qeverisë Shqiptare. Ne shpresojmë dhe besojmë se përfitimet nga ky përmirësim do të jenë më të mëdha se kostot e përmirësimit.

Përsa i përket mendimeve tuaja për kostot e këtij projekti, ai është vlerësuar nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, agjencia me ekspertizën më të lartë për sistemet informatike në sektorin publik, dhe po ndjek një procedurë tenderimi të hapur nga AKSHI. Por besoj se rritja e kapaciteteve të organeve fiskale në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit janë një investim jo thjesht i rëndësishëm, por i domosdoshëm.

Një pjesë e propozimeve tuaja janë me një natyrë fiskale dhe aplikimi i tyre (si rasti i përshkallëzimit të TVSH) do të ishte më i mundshëm nëse administrata i ka mjetet për të kontrolluar me efikasitet zinxhirin e transaksionit (për të cilën ju propozoni aplikimin e pragut 0 për deklarimin e TVSH). Projekt i propozuar ka një potencial të lartë pikërisht në ndjekjen e zinxhirit të vlerës së qarkullimit dhe është për këtë arsye që ne kërkojmë të zbatojmë atë sa më parë. Aplikimi i plotë i tij do të rrisë fleksibilitetin e politikave fiskale duke ulur riskun e administrimit.

Lidhur me propozimet tuaja, theksojmë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur prej rreth 3 muajsh tashmë procesin e konsultimit me sipërmarrjen dhe të gjithë aktorët e interesuar për paketën e re fiskale 2019, proces i cili do të finalizohet në ditët në vijim.

Një letër e hapur Ramës, për tenderin 15 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Tenderi 15 milionë euro, Arben Ahmetaj i përgjigjet ekspertit që i shkruajti një letër të hapur Ramës”

  1. Njeri M-t e tjetri K-k says:

    Me kete sistem ja hodhem.
    O Minister? Ca do besh me inspektoret tatimore. Vazhdojne Zarfat dhe Gjobat shoku! Dhe keto muajt e fundit nuk kane as frike, ta kerkojne cope fare. E kutpon apo jo. Mos me thuaj mua te denoncoj, por ngri struktura investiguese. Sic e ben Fiksi apo Stopi.
    C’me duhet mua sistemi 16 mil Euro kur vjen tatimore dhe me kercet gjobe se nuk i dhashe ryshfet.
    Vetting per tatimoret Lali do kete?
    Tung,

  2. Minister patate says:

    Keshtu me teorira i qani ju. Po kur vihet ne pune sistemi ka 10 milion euro mangut.
    Hajdut jeni te gjithe, me PS me LSI me PD.
    Na e moret shpirtin.

  3. Kalec Dega says:

    Po mire e ka prefesori englishtes me 3,4,5 diploma…. kot nuk ishte studenti ma i mire i filoqylit… ne fund te fundit nje minister I sedi Rames.

  4. "BOHOTINA" says:

    Komentuesi i pare ka thene nje te vertete te madhe.

  5. marku says:

    Po pse more Arben me fleterrufe ? A nuk do te ishte me mire ta diskutoje me z.Binaj dhe me eksperte te tjere jashte administrates shtetrore dhe te mos ktheje fare pergjigje ? Z.Binaj ju shkruajti hapur dhe pa u fshehur,me qytetari e pa frike per nevojen e konsultimit,ju thoni jemi konsultuar.Me ke konsultoheni ju,me vartesit tuaj apo fituesit e tenderit ? Po palet e interesuara,qytetaret dhe bisneset e ndershme ku jane ? Merre mundimin takoje z.Binaj me shoke,diskutojeni dhe sqarojeni se,nuk i dihet,mund te mesoni ndonje gje !

  6. On says:

    O Minister ti nuk ke njerez qe te implementojne dhe gjerat me te thjeshta.Te ka rene sistemi tatimor komplet.kete e dine te gjithe ata qe i lidh puna me ate administrate….. Keri sistemet informatike se me emerimet e kenaqet

    1. tatimori says:

      shikoje pak administraten ta them si tatimor i vjeter! as ne kohen e pd nuk ka pas kaq korrupsion! vetem per leke flitet, tkane vajt rimbursimet 40% e din apo jo? eshte mbush adminsitatta me hajdute

  7. mesuesi i anglishtes minister finance says:

    O beno, mesues Anglishteje. cere boni me keto sisteme se na hoqet trurin. Edhe ky qe kemi (thuhet e keni marre nja 10 milion euro ne Austri) eshte me dobet se ai qe kishim,
    Kush shtet ne evrope e ka kete “Permiresimin” qe doni te beni tani ju? Nuk na e thua ta dime?????

  8. mirel says:

    Oo ky fytyre zhapiku shpjegon mire pse duhen tenderat
    Keni 28 vjet qe e bete Shqiperine tender.
    Qelbesira si ariu..hani dhe ju mosh njeriu.
    Si Berisha e Zogu. Nje tabor me hajdute dhe tradhetare.

  9. Kosovari says:

    Ky “sistemi i papare ” i Benit te krijon idene se Qeveria eshte pronari i ekonomise Shqiptare dhe privatet qenkan vec te punesuar ne shtet.

  10. Tit says:

    Z. Ministër, (më fal për shprehjen) por mos e dridh si kurvat se je edhe Ministër! Unë mund t’ju falenderoj për mundimin që kthyhet përgjigje, (megjithëse vetë e përmende që të ka urdhëruar KM, bravo KM), por herë tjetër tregohuni konkret por pa përmendur teknikalitete të panevojshme për publikun e gjerë! E di që është e vështirë, por edhe Ministër nuk mund të bëhesh aq kollaj, e pa qenë më i zoti se unë që rri e të lexoj ty! Nuk po them që gënjen 100% me ato argumenta teknike që na e koklavit muhabetin qëllimisht që mos ta kuptojë njëri tjetër veç teje!? Mund të kesh të drejtë pjesërisht, por nuk është aty çështja. Çështja është që, jo vetëm unë që kam patur disa experienca drekash apo darkash në restorantet e bregdetit Shiptar këtë verë, por edhe shumë shokë e miq të mi, kemi shprehur dhe ndarë të njëjtin shqetësim: RESTORANTET, SIDOMOS ATO QË KANË SHUMË PUNË, NUK JAPIN KUPON TATIMOR PËR RESTORANT. NDONJËHERË JAPIN VETËM PËR BAR KAFE!!! Jo më kot i bëra gërmat me Caps Lock, që ta marrësh vesh mirë, nqs je aq i devotshëm për shqetësimet e publikut, sa ç’je treguar me këtë rast. Dhe jo vetëm kaq, por unë jam ankuar tek platforma e Bashkëqeverisjes, për punën e kuponave tatimorë që nuk jepen, madje edhe me emër restoranti konkret, dhe përgjigja që më erdhi ishte vërtetë formale për nga forma, por e pështirë për nga përmbajtja!!! Na mbushte mëndjen se ishte kryer kontroll tatimor, dhe se subjekti nuk kishte shkelje!!! GËNJESHTRA ME BRIRË!!! Në njërin nga restorantet në fjalë, kamarieri u mburr që,- citoj: “ia kishin shtruar një drekë të fuqishme peshku me verë të shtrenjtë” insp tatimorë, pasi unë e pyeta pse s’kanë frikë që nuk japin kupona!!! Do pyesësh ti pse nuk ia kërkova unë kuponin?!!! Ia kërkova dhe më dha një letër të shkruajtur me dorë dhe më tha këto fatura kemi!!! Sipas një mikut tim kontabilist, nuk i bëjnë këto lloj le të themi faturash as me kompjuter, që të mos lënë gjurmë nqs do kontrollohen. Hedhin në komjuter vetëm kafe ujë!!! RESTORANTET Porta Cavallo dhe Miami 2 në Golem, dhe Hotel 1 Maji në Pogradec, NUK JAPIN KUPONA TATIMORË PËR RESTORANT. Japin ndonjëherë VETËM për bar kafe!!! Që kjo është e vërtetë as që nuk diskutohet fare, dhe është një gjë që nuk lejoj njeri që të bëjë lojra fjalësh, jo po këtej e jo po andej! Këtu ka dy gjëra: në rastin më të mirë juve Z. Ministër po jua fusin topin për shalësh inspektorët tuaj tatimorë duke bërë pazare me subjektet në padijeninë tuaj, OSE je ti vetë Z. Ministër që je pazarxhiu kryesor në gkithë këtë histori. Sipas mendimit tim, nqs do isha unë Ministër, (jo se fluturoj me presh në bythë si disa që iu duket vetja se bëjnë çdo punë më mirë se të tjerët), por VALLAHI, nuk ka lindur ai djalë nëne apo ai bir kurve që të ma fusi topin prej shalësh, vetëm nqs do doja vetë, në këmbim të ndonjë zarfi!!!
    Lidhur me përgjigjen e letrës së Z. Binaj, vetëm një përgjigje s’ke kthyer! Atë më kryesoren! Pse nuk ndërtoni dhe aplikoni një sistem ku klienti të përfitojë një përqindje të caktuar nga TVSH që është faturuar për produktin që ai blen?!!! Në kltë mënyrë të gjithë klientët do ishin të interesuar t’ia zhvasnin nga dora faturën që i takon për mallrat e blerë se fiton para mbrapsht nga TVSH e faturuar. Kështu çdo klient kthehet në inspektor tatimor! Këtë përgjigje ti kthenit Z. Binaj ju Z. Ministër Ahmetaj!!! Kaq kisha.

    1. katarakti says:

      Propozimi qe ke bere ne paragrafin e fundit me duket shume interesant dhe i dobishem. Meqe merrke vesh nga komptabiliteti dhe fiskaliteti perse nuk e shtjellon kete propozim te shoqeruar me shembuj konkrete Dhe ne vend te nje paragrafi mund te botonje nje shkrim /analize te qarte. Do te ishte me dobi per ekonomine dhe buxhetin e shtetit. Pershendetje.

      1. Tit says:

        S’e ke keq katarakti, do e mendoj njëherë! Ndoshta bëj ndonjë shkrim më të zgjeruar, se nuk e kuptojnë ata të qeverisë këtë që kam thënë! Madje, një roman do ishte akoma dhe më i plotë që t’ua mbushte mëndjen tamam atyre derrave të tatimeve!!! Po po, tani që po e mendoj, do e bëj!!!

    2. gojet e liga says:

      Kalo njehere edhe te Aqua Park te City Park, se po i marrin leket me thase pa kupon tatimor…………

  11. Audit 1997 says:

    Z. Arben.
    Kërkoj përgjigje për sa po ju pyes?
    – Sa ishte numri i punonjësve të Ministrisë së Financave, duke përfshirë Drejtorinë e tatimeve dhe drejtoritë apo seksionet e financave e tatimeve të rretheve në fillim të vitit 1999 dhe sa është ky numur punonjësish më 31 gusht 2018?
    – Sa ishte përqindja e të ardhurave të vjela në raport me përqindjen e rritjes së të ardhurave në dy periudhat e mësipërme?
    –Sa herë brenda vitit 1999 u ndryshua sistemi fiskal dhe sa herë e keni ndryshuar sistemin fiskal brenda vitit 2017?
    -Sa përqind zë numuri i punonjësve të administratës në financat dhe tatimet e vendit me profesion financier apo ekonomist dhe sa përqind janë me arsim të lartë?
    – Sa përqind e punonjësve që paguhen nga buxheti i shtetit janë larguar nga puna për mos kryerje korrekte të detyrave , si ryshfet marrës etj. të krahasuar mes dy viteve të mësipërme?
    -Së fundi mundohuni të jeni i hapur me ankesat, sugjerimet që ju bëhen nga specialistët më të mirë që ka vendi.
    Verifikoni CV-të e këshilltarëve, ndofta nuk e kanë profesion të parë atë të financierit. Keni harxhuar shumë me kasat gjatë këtyre 28 viteve ju të Ministrisë së Financave dhe rezultati është minus dmth ka humbur buxheti i shtetit dhe kanë fituar titullarët tenderistë.
    -Dëgjoni këshillat e prof.dr. Agim Binaj mbasi është një nga ekspertët më të mirë të Shqipërisë. Specialisti me titullin më të lartë akademik. Gjatë gjithë karrierës së tij ka treguar vetëm profesionalizëm, zbatues korrekt të ligjshmërisë, ka ndihmuar shumë biznese që të krijojnë respekt ndaj vërtetësisë së veprimtarisë së tyre në paraqitjen e saktë dhe korrekte të aktivitetit.
    Mundohu dhe shko një herë në studion e tij dhe do shikosh që bizneset që ai mbulon kanë
    saktësi, ndershmëri , korrektësi dhe shquhe për etikë në profesionin e tyre.
    Audit i grupit të parë

    1. Lili says:

      Audit,

      Shume pyetje bazike i paske bere ministrin tone,qe vetem cka duhet te kontrolloje ne ministri nuk di…
      Po presim qe te filloje nga pyetja e pare per te mesuar pak se cka kerkohet n’ate pozite..
      Turp i kryeministrit qe ve nje njeri pa asnje njohuri per punen e vete aty..
      Ah audit,
      Ti po kerkon profesionista,kurse ne kemi vetem diletanta ne kete qeveri..

  12. rexha 10 says:

    NUKE JENI TE BERE GJE TJETER ,VETEM SE PO NDRYSHONI MYNYREN E VJEDHJES
    PA ME THUAJ O BENE MAVRIA ,KUSHE NUKE FUNKSIONON SISTEMI ,APO NJERZIT QE PUNOJNE NE SISTEM.TE VETMIN SISTEM QE KENI NGRITUR ESHTE KALL – CENTER,QE MASHTRON NJERZIT SI PUNA E JUAJ.NE NJE VENDE QE NUKE PRODHON ASGJE ,NGA ANA BUQSORE E BLEKTORALE, KU CDO GJE IMPORTOHET ,PER CFARE JE TE FOLUR. JENI TE GJITHE NJELLOJ.
    CFAR MIKU DUHET TE NJOHESH PER TE PUNUAR NE DOGANA,NE KONTROLLIN E DOGANAVE.AKU.KESH. VENDOSNI NJERIUN E PREGATITUR NE INSTITUCIONE PERKATESE .DHE SHIKONI REZULTATIN.TI I PARI NUKE DUHESH TE JESHE NE ATE DIKASTER.ME SA DI KE NJE DIPLLOME PER GJUHE TE HUAJ.QE PO TA SHIKOSH MIRE, EDHE SHQIPEN NUKE E FLETE SICE DUHET.

  13. Ali babushi says:

    Shkojme ore debil, sypeshkaqen,jep ndonji ore mesim anglisht ne ndonji kurs per femijet,,se edhe anglishten nuk din ta shqiptosh,(te kam degjuar ) e Jo me ti kokra e budallait pusht te drejtosh ekonomine e nji vendi qe e katandise si mos me keq.eshte faji I EDI psikopatit qe be min te rjedhur dhe te lodhur menderisht dhe fizikisht.

  14. Don says:

    Mos u lodhni te beni komente! Politikanet shqiptare kuptohen permes asaj qe nuk thone apo nuk bejne, jo asaj qe thone e bejne! Keshtu, Z. Binaj i beri nje leter te hapur KM. Ky i fundit, nese do kishte interes nuk do t’i kerkonte Ministrit te tij qe te jepte nje pergjigje, por do t’i kerkonte qe inisiativa te pezullohej e ministria te diskutonte me figura si Z. Binaj: te merrej opinioni e pastaj te vazhdohej. Por, ketu vete KM ka itneres tek tenderi qe te marr perqindjet, perpos tenderi do t’i jepet nje biznesi te lidhur me partine e tij. Mos kujtoni se ky biznes do te beje para… jo, jo, parate qe do te ‘fitoje’ do t’i kerkohen 1 me 1 gjate fushates zgjedhore. Pra, KM ka interes qe me leket e buxhetit te mbeshteti fushatat e tij e keshtu i tha ministrit qe te dal sa per sy e faqe ne publik, te qendis nje material qe eshte shkruar duke menduar anglisht e jo shqip, e me kaq kjo ceshtje te mbyllet, tenderi te vazhdoje, se viti po iken e shpejt vjen viti zgjedhor…

Lini një Përgjigje te mesuesi i anglishtes minister finance Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *