Tenderi 15 milionë euro, Arben Ahmetaj i përgjigjet ekspertit që i shkruajti një letër të hapur Ramës

Nga Arben Ahmetaj

Kthim përgjigje shqetësimit të bërë publik të z. Agim Binaj.

I nderuar zoti Binaj,

Edhe me kërkesë të Kryeministrit, i cili ju falënderon për letrën e hapur, po ju shkruaj për të ndarë me ju disa të reja shumë interesante lidhur me projektin tonë më të ri.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), është publikuar tenderi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me objekt “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit”. Me akses të lirë për çdo të interesuar, janë Dokumentat Standarde të Tenderit dhe Termat e Referencës.

Synimi i projektit është modernizimi dhe përmirësimi rrënjësor i sistemit aktual të raportimit të transaksioneve, një sistem i cili nuk prek sistemin tatimor [email protected] me një investim prej 10 milion euro. Aktualisht i vetmi aspekt i automatizuar është ai që mbledh të dhënat e raportuara nga pajisjet fiskale, në fund të ditës.

Në përputhje edhe me strategjitë e ndjekura nga shumë administrata fiskale të vendeve të zhvilluara dhe të rajonit, është e rëndësishme edhe për administratën tonë tatimore për të pasur mjetet e domosdoshme për të rritur efikasitetin në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit. Në këtë kuadër, me procedurën e re të shpallur, kërkojmë ndërtimin e një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin [email protected] si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit (B to C) ashtu edhe të biznesit me biznesin (B to B) që do të thotë:

* Sistemi do të mundësojë për herë të parë ndërveprimin me sistemin bazë e-taxation (e-filing dhe [email protected]);

* Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet me para në dorë, kupon tatimor (B to C);

* Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet jo cash, fatura elektronike (B to B);

* Mundësimi për herë të parë i e-fatura, që do të thotë:

* Faturimi në mënyrë elektronike midis bizneseve;

* Lehtësimi i përpunimit të faturës, ruajtje më të lehtë qendrore me shpenzime shumë të ulëta, eliminimi i kostove të blloqeve të faturave;

* Shkurtimi i kohës për dërgimin dhe pagesën e faturës;

* Rritja e sigurisë në transaksionet komerciale;

* Shpenzime më të ulëta administrative në transaksionet B2B;

* Ulja e mundësisë për të bërë gabime duke eliminuar transaksione nga subjekte jo aktive (problematika të cilat tashmë do të zgjidhen nga vetë sistemi) duke eliminuar penalizimin e tatimpaguesve;

* Gjurmimi i pagesës, mbrojtja e tatimpaguesve të vegjël dhe të mesëm në transaksionet tregtare me tatimpaguesit e mëdhenj (në lidhje me afatet e pagesës)

* Kryqëzimi i faturave mes gjithë bizneseve;

* Lokalizimi i tatimpaguesve;

* Paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe librave shitjes dhe blerjes;

* Statistika dhe raporte analitike deri në nivel artikulli.

Aktualisht të dhënat e administruara raportohen disa në fund të ditës, nëse biznesi kryen procedurën e mbylljes së kasës dhe të tjerat sipas raportimit mujor të tatimpaguesit. Raportimi i çdo faturimi në kohë reale do të ishte në interes si të administratës tatimore edhe të tatimpaguesve korrektë.

Në letrën tuaj ju pyesni nëse jemi aq të pasur sa të ndryshojmë sistemet çdo tre-katër vjet. Për ta qartësuar edhe një herë, nuk po ndryshojmë sistemin [email protected], por po përmirësohet sistemi i raportimeve të transaksioneve (aktualisht ai i pajisjeve fiskale NEXUS) dhe synimi është rritja dhe përmirësimi i administrimit të taksave dhe tatimeve, një prioritet ky i Qeverisë Shqiptare. Ne shpresojmë dhe besojmë se përfitimet nga ky përmirësim do të jenë më të mëdha se kostot e përmirësimit.

Përsa i përket mendimeve tuaja për kostot e këtij projekti, ai është vlerësuar nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, agjencia me ekspertizën më të lartë për sistemet informatike në sektorin publik, dhe po ndjek një procedurë tenderimi të hapur nga AKSHI. Por besoj se rritja e kapaciteteve të organeve fiskale në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit janë një investim jo thjesht i rëndësishëm, por i domosdoshëm.

Një pjesë e propozimeve tuaja janë me një natyrë fiskale dhe aplikimi i tyre (si rasti i përshkallëzimit të TVSH) do të ishte më i mundshëm nëse administrata i ka mjetet për të kontrolluar me efikasitet zinxhirin e transaksionit (për të cilën ju propozoni aplikimin e pragut 0 për deklarimin e TVSH). Projekt i propozuar ka një potencial të lartë pikërisht në ndjekjen e zinxhirit të vlerës së qarkullimit dhe është për këtë arsye që ne kërkojmë të zbatojmë atë sa më parë. Aplikimi i plotë i tij do të rrisë fleksibilitetin e politikave fiskale duke ulur riskun e administrimit.

Lidhur me propozimet tuaja, theksojmë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur prej rreth 3 muajsh tashmë procesin e konsultimit me sipërmarrjen dhe të gjithë aktorët e interesuar për paketën e re fiskale 2019, proces i cili do të finalizohet në ditët në vijim.

Një letër e hapur Ramës, për tenderin 15 milionë euro

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...