Thaçi flet para takimit me Vuçiçin: Dialogu do shënojë progres për Kosovën dhe Serbinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave në Bruksel, pak kohë para se të nis takimin me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Thaçi ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të dialogut i cili sipas tij pritet të shënojë progres sikurse për popullin serbë ashtu edhe për popullin e Kosovës dhe gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.

Po hyjmë në një fazë të re të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Për të arritur një marrëveshje përfundimtare obligative. 

Ky dialog besoj do të shënojë një progres edhe për Serbinë, për popullin tonë dhe për rajonin. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa por edhe vështirësi të mëdha por ja vlenë për t punuar që të shënojmë progres. 

E ritheksoj ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe fitimin e njohjeve globale”, ishte kjo deklarata e Thaçit. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Thaçi flet para takimit me Vuçiçin: Dialogu do shënojë progres për Kosovën dhe Serbinë”

  1. Kalec Dega says:

    ahahhha, “delimitimi” i kufijve qe ‘pellazget ‘ ‘authoctonous’ ne shekullin tone akoma se kane zgjidhur si ne toke dhe det….. po gajasen malazeset, serbet, maqedonsit e greket….


    Me ket rast po baj shqyponjen dykrenshe si ballisti, kreshniku e presidenti i leshit ….


    Partizant e komunistet se nihnin fare kete simbol me duar te lidhura sikur falesh para nje xhamie sunitesh…. si ka mundesi, shqypfolsat e sotem qe vetem xhamine njohin qokan kaq patriota e krenare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *