Thellohu Lulzim, thellohu!

7 Shtator 2018, 18:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvend një propozim për ndryshimin e Kushtetutës në raport me ligjin e dekriminalizimit. Ajo që kërkon Basha me pak fjalë, është një amendim i Kushtetutës për të pranuar një formular të ri të politikanëve për lidhjet e tyre me krimin.

Sipas tij, vetëm politikanëve që kanë lidhje me krimin duhet t’u kontrollohet pasuria. Të tjerëve jo. Ai kërkon përjashtimin e Prokurorisë nga procesi i verifikimit të formularëve, që sipas tij, të bëhet nga një trupë e re speciale, pasi të miratohet ligji.

Përveç anës propagandistike që e banalizon gjithë këtë nisëm, këtu ngrihen shumë pikëpyetje për frikën e Lulzim Bashës nga procesi i Vettigut të politikanëve dhe reflekton pasigurinë që ai ka aktualisht, edhe nga ligji i dekriminalizimit, i cili megjithatë i ka bërë disa hapa për pastrimin e politikës.

Ti marrim me radhë.

Nëse e lexon gjithë propozimin, përfshi dhe relacionin që ka dorëzuar në Kuvend, Lulzim Basha, të duket e pakuptimtë nisma për ndryshim kushtetues, pasi me aq pak sa kërkon Basha, mjafton t’i shtojmë një fjali ligjit të dekriminalizimit dhe të themi që politikanët duhet të deklarohen dhe për lidhjet me krimin. Me kaq mbaron punë.

Këmbëngulja e Bashës për të bërë ndryshim kushtetues, është ashtu siç thotë kolegu Bushati, një përpjekje për të mos e bërë as këtë kërkesë minimale që ka kërkuar për propagandë.

Nga ana tjetër, konsiderimi i kësaj kërkese minimaliste të Bashës si “Vetting” për politikanët, është kontradiktore.

Kur thua që dua “Vetting” për politikanët, në radhë të parë duhet të marrësh strukturën e Vettingut që parasheh së pari mënyrën si është pasuruar një politikan, mënyrën si ka pasuruar rrethin familjar, përballjen e tij me afera korruptive zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, dhe natyrisht, dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Pra, Vettingu është një gjë e thelluar, që kërkon doemos që një politikan të kalojë në “sitën” e kontrollit ligjor.

Lulzim Basha i është shmangur tërësisht kësaj skeme Vettingu dhe kërkon që politikanëve të mos u verifikohet pasuria, të mos u verifikohen aferat korruptive, të mos i hetohet rrethi familjar, por të hetohen nga një trupë politike, thashethemet për lidhjet me krimin. Ai pra më shumë duket se do të rrëzojë SPAK-un dhe strukturat ligjore që do merren me korrupsionin e zyrtarëve në të ardhmen, si dhe ligjin aktual të dekriminalizimit, se sa të shtojë ndonjë nen të ri në të.

Por megjithatë ai ka bërë mirë që ka propozuar qoftë dhe një nen. Shumica duhet ta thellojë propozimin e tij, me hetimin e pasurive, me hetimin e rrethit familjar, me hetimin e aferave korruptive, dhe natyrisht lidhjet me krimin e organizuar.

Përpjekja për të ngritur një SPAK paralel reflekton nevojën që ka Basha dhe Berisha për të bllokuar reformën, që është bërë dhe për ta anuluar institucionet e saj.

Lulzim Basha thjesht duhet të thellohet nëse është penduar që ka qenë i përfolur për lidhje me kriminelë, që sipas Ambasadës amerikane në kabllogramin e 2009, ka nxjerrë nga burgu kriminelë për zgjedhje, apo që është akuzuar nga Prokuroria për 220 milionë euro abuzime.

Ai tani ka shans të thellohet në autokritikën e tij. Le të hedhë firmën dhe të ngrejë dorën në Kuvend për një ligj të thelluar për Vettingun e politikanëve, sidomos për pasurimin e tyre, për korrupsionin dhe rrethin familjar.

Dhe unë kam besim se ai do të dalë i pastër. Pasi siç dihet, askush nga ne nuk e njeh si të përfolur babain e Lulzim Bashës, pasi njohim vetëm vjehrrin e tij, askush nuk ja njeh si të përfolur nënën, pasi i njohin vetëm vjehrrën, dhe askush nuk ja njeh si të përfolur në afera korruptive vëllain, se gjithë Shqipëria i njeh vetëm Kunatin. Kështu që nuk është i rrezikuar nga rrethi familjar. Kot ka frikë nga Vettingu i thelluar.

17 komente në “Thellohu Lulzim, thellohu!”

  1. AVOKATI ?? says:

    NJË NGA NJË, QË TË TËRË,
    DO KALOJNË NËPËR AT VËRË!!

    1. Kthjellohu Mero ..kthjellohu .. says:

      Sa ka vjedhur Lul Basha
      te rruga kombit me Dellat & Raisat
      nuk kane vjedhur gjithe hajdutet e Shqiperise
      qe nga Pamvaresia..mbi gjysem Miljardi dollare..
      .
      Besoj Mero te kujtohet kur shkruaje para 7-8 vjetesh qe ambasadorja amerikane Rais shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…

      Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..
      Qe ketu paralamenti dhe ambasada amerikane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.

      Doni dokumente ti mbeshtese..
      Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

      Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

      Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

      Tenderi i shpejtë
      Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
      Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

      ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
      Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
      “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
      Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
      Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedhur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

      Foreign Policy | the Global Magazine of News and Ideas

    2. BG&R says:

      Nese behet nje veting dhe per gazetaret me kete artikull me poshte ose duhet te shkoje Mero per shpifje ose Luli si gangsterri i Fazlliqit

      .

      Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic

      07/10/2008 – 16:00.


      I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.

      Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .

      There isn’t much importance on money transfer and fiscal infractions. The worst in all this story is that power moves from Lulzim Basha to Argita and Damir. The advocates she recommends, like Kola or Qeleshi, are the one who wrote the company letters; notary Pustina who works now with Shkelzen is the company notary; Brecani, Berisha’s niece is the company’s accounting expert; Enkelejda Isufi, cousin of Lul Basha brother-in-law is the translator… thus in an endless chain of connections enclosed within a sect which moves from Basha, to Argita and Fazllic flings the whole story of Berisha’s power cupola. By the end of 2005, I had a personal incident with him. Kosovo govt was trying to contract BG&R for lobbying about country’s independence. It was about an amount of $1.5 million. Ibrahim Rugova, who was in his last days of life, couldn’t convince UNMIK for the official payment, while he didn’t accept for underhand payment, like Fazllic proposed. The parties split even inside BG&R. to take control of the situation, Fazllic goes to Beograd and signs an informal agreement with the Serbian deputy Prime Minister, where mentioned that BG&R will lobby for the Serbian govt against Kosovo’s independence. The price was double and terms were lighter.

      The other party within BG&R send to me a copy of Fezllic speculation and explained this was not true, but Fazllic was putting pressure on Kosovo’s govt, that if they didn’t sign for the money he would connect to the Serbians. It was hard for Berisha, as a popular person in Kosovo. The nephew Stanisic of was putting pressure on Rugova’s Govt, where he entered with Berisha’s business card.I sent by email to Berisha the contract model of Damir and Serbian deputy Prime Minister. I had no answer. He didn’t open it for three days. All of a sudden the contract was published in Gazeta Shqiptare. I was shocked, as the only person to have it on the email was Sali barisha and me. I asked his secretary about who opened the account [email protected]. She told that only her and any PR consultant. She said possibly Sejamin. I didn’t ask further.

      That day in the evening I was in debate on Klan with Edi Rama. It was my first debate with him and I was frightened of getting nervous. The debate started in the most imponderable way to me. Edi Rama was also holding BG&R agreement with Serbia and opened the debate with it. I stopped him untactfully and started explaining it is a fraud. Berisha himself was confused from my explanation and after the debate asked me how “I knew all those things”. I told him I sent him by email, but it ended on Gazeta Shiptare.

      He never gave an explanation on this, though I understood his discomfort.Two days later I went his office and sent him what could be called “Fazllic“file. There were a pile of writings in the Bosnian and Serbian press accusing him on financial frauds, connections to Legija who killed Gingic but any harebrained person would accuse him either for being a British spy.

    3. AMY says:

      Mero mos bjere ne kontradikte me ato qe thua: nga njera ane Basha ka nxjerre njerez kriminel nga burgjet, ka shperdoruar miliona euro, ka penalizim ne Prokurori, dhe nga ana tjeter ti thua let i behet vetting i thelle sepse ai shpeton ga te afermit e tij, e para ai eshte i inkriminuar, e dyta ai ka rreth familjar dhe te gruas, se eshte familjar, ka me shume te gruas se te vetet, keshtu qe vetting do behet edhe per familjen e tij nga gruaja, atehere ???

      Por te gjitha keto jane sterkembesha qe berisha urdheron bashen te bej, qe si e si te shperfillin vettingun qe po behet tani, qe te mos merren me kriminlenin berishe, apo njerezite tij , prandaj per mua nuk do vene veshi fare se cfare basha propozon, te vazhdoj vettingu dhe organey kontrolluese, qe te merren te pandehur keta kriminele qe nuk leshojne pushtet, dhe pengojne cdo gje te mire qe behet.

  2. Sali trimi says:

    Basha mendon qe vetingun ne drejtesi nuk e saboton dot me. Filloi per te perpjekja per te sabotuar vetingun ne politike. Do qe ta vrasi beben para se te lindi. Te shikojme se cdo behet ne Albanistanin tone te dashur. Sic duket asnje nuk do veting per politikanet.
    Dale e ngadale nuk do kete fare burgje ne Shqiperi sepse ato mohojne te drejtat e njeriut per kriminelet,hajdutet,spiunet dhe gjithe sojin e sorrolopin e dallkaukeve qe me sa duket jane me shumice tek ne.

    1. Skypion says:

      Ja filluat nga sperdredhjet tani ?
      Qe ne reagimin e pare te Edi Rames, e dija se do te fillojne te nxjerrin bishta kopuket. Nuk eshte e veshtire, perkundrazi, mund te gjesh sa te duash bishta. Po t doni ju ndihmoj edhe une ne gjetjen e shume te tjereve. Ama, nuk mund te fshiheni pas tyre, sado t’i rreshtoni e t’i beni stive justifikimesh.
      Para faktit, para dokumentit, te qarte dhe te thjeshte sa me ska, justifikimet nuk kane piken e vleres; ato vec sa tonizojne sperdredhjen tuaj dhe i jep mundesine publikut te gjere te shohe se cfare pehlivanesh jeni.
      Qe ne reagimin e pare te Edi Rames, te cilin e cilesova si reagimin e burracakut qe germueshet ne stilin laxaron “provoje po deshe”, gjithe duke patur friken se mos po e provon me vertete, e dija qe menjehere me pas do te fillonin nga puna bithenxjerresit e tij , si nej parapergatitje per te mos votuar ligjin per vetingun ne politike.
      Jane shkruar deri ne keto momente nje sere shkrimesh nga analistet e Rames, pikerisht per kete qellim. Nuk behet – thone! Nuk ben- thone! Dhe, fap njeri nje bisht e fap tjetri, ne gare se kush po nxjerr sa me shume bishta.
      Por, jane ne hall te madh; si Rama ashtu edhe mercenaret e tij mediatike. Ja, po ju them nje fakt, qe pakekush e ve re, meqe shumekush eshte i zene duke brohoritursharje-shkrimet e tija : jo vetem njehere, analisti yne, i referohet kolegut te tij Andi Bushati, duke sjelle argumentin e ketij te fundit si nje perforcim te argumentit te vet… referime te tilla behen vetem atehere kur, referuesi, i vetedijshem per mungesen e besueshmerise, e kerkon ate tek nje autoritet i njohur si i tille, si i besueshem pra. Kete reference , analisti yne nuk e ka per masen e gjere te trushpelareve lexues te tij brohorites, por per ate pakice, qe e di se c’gazetari ben.
      Shkurt e me pak fjale : nese nuk me besoni mua, ja ku e keni Bushatin, i cili thote te njejten gje…!!! Gjithsesi, edhe ketu, perseri spekulon; Bushati e ka thene ne nje kontekst tjeter, krejt te ndryshem nga i analistit tone; kontekst qe percaktohet nga vete kendveshtrimet e tyre diametralisht dhe skajmerisht te kunderta sa i perket Rames dhe qeverisjes se tij.
      Si perfundim: as qe mund te mendohet qe Rama dhe “rilindasit” e tij te mund te votojne ndonjehere ndonje ligj vetingu per politiken.
      Eshte e paimagjinueshme nje gje e tille. Per arsyen me te thjeshte, sepse nuk ka kuptim. Kush eshte ai njeri me mend ne koke qe, me vullnetin e tij te veteshpihet prapahekurave?! Por, edhe nese mund te kete, teorikisht, ndonje te ngjashem, qe i bie ndonje idealist atavik, eshte per te qeshur me te madhe, qofte edhe ta imagjinosh qe Edi Rama a ndonje nga ata larot e tij socialiste te jete i ketille.
      Por, Basha duhet te kembengule ne propozimin e tij. Sa me e forte te jete kembengulja e Bashes, aq me shume diskretitohet Rama; i cili, do te jete i detyruar nga presioni, bashke me bashibozuket e larot e tij ,te nxjerre e te nxjerre bishta, si argument per te mos e votuar ligjin per vetingun e politikaneve.

      1. katarakti says:

        Leri denglat dhe vicklat. Pergjigjiu propozimeve qe ben Baze. Dhe nuk i ka pranuar Lulushi. Vetting edhe per pasurine e polikanit dhe rrethit te tij familjar. Perveçse per lidhjet me krimin po se po. A eshte i nevojshem ky hetim i zgjeruar apo jo?! Kjo eshte çeshtja! Te duket vetja edhe i zgjuar, por provincial ke ngelur. Si ai qe ke qene ne kohen e komunizmit kur ngrinje ne qiell PPSH_ne!

  3. Thellohu lulush thellohu se sa me thelle aq me shume salira e monika e vetveten do gjesh

    1. Re says:

      Ore undefined!
      Po kaq gomar je o rrote cari sa ne te gjitha komentet nuk thua asgje por undefined?
      Mos valle te mungon samari?

  4. Ai says:

    Veting politikanet?!
    Ta harrojme!!!
    Ne katrauren tone jo e jo,por as ne Norvegji e as ne Amerike nuk ka veting per politikanet.
    E gjitha kjo,mua me duket nje loje e stisur dhe si e stisur, do e kene kopsitur mire e mire.
    Dy tre pyetje:
    Perse ky nxitim nga Basha dhe aprovim i menjehershem nga Rama kur nuk ka mbaruar akoma procesi i vetigut per gjyqtaret,hetuesit,etj?!
    Perse Izet Haxhia u kthye nga sulltani( erdogani) pikerisht sapo filloi vetingu,duke ditur se vetingu do te pakten tre vjet te perfundoje ndersa gjyqi i Izetit duhet te filloi jo me larg se nje vit nga ekstradimi i tij?!
    Perse Rama e ka leshuar policine te kullosi vete?!
    Me qe ra fjala tek Rama,sa jane ulur harxhet e kryeministrise,ministrive dhe parlamentit ne qeverrine Rama ne krahasim me qeverrine Berisha???

    Tani do merrem pak me z.Mero dhe disa gazetar te tjere qe kane diçka per te thene e per te na informuar
    Mero,çfare na hyn ne pune neve popullit vetingu i politikanve?
    Çfare ndryshon ne jeten tone, per te rritur mireqenjen e kam fjalen,vetingu i politikanve,batutat e Rames,idiotesite e Bashes +pd qe ti i permend pothuajse 3-4 here ne jave e ne pergjithesi politika ditore?
    Çfare do behet me pasurite e gjyqtare dhe prokuroreve qe nuk kaluan vetingun?
    Po edhe sikur te konfiskohen( bllokohen) pasirite e gjyqtarve,sa eshte fitimi dhe demi per popullin?
    A ka fitime te drejte per drejta shteti( populli) nga bllokimi i pasurise se gjyqtarve dhe prokurove?!
    A kemi ne nje institucion qe te merret me bllokimin dhe me e rendesishmia,me shitjen e prones se bllokuar?
    Pak gjera po pyes,por dua te bej te ditur se perveç nje fare “pastrimi” ne drejtesi,asnje fitim te drejtperdrejt ose ashtu siç kerkoni te na e servirni ,sikur do behet nami tani me vetingun dhe populli do kete mireqenje te papare dhe duhet ju gazetaret te hiqni dore nga e perditeteshmia,eshte gabim.
    Pershembull: u bllokua nje apartament- vile ne bregdet qe i perket filan gjyqtari.Apartamenti,ne baze te ligjit nuk shitet dot me pak se percaktimi i çmimit per meter katror,por ja dhe me urdher gjykate do shitet gjysem çmimi,kush do e bjej?!
    Do e bjej pensionisti? Do e bjel rrobaqepsia apo puntori i 300 mijshes?
    Ja e zeme se e blene dhe keta.Çfare ndryshim do kene keta ne jeten e perditshme?!
    Ndaj,mendimi im eshte qe ju gazetaret te merreni dhe te diktoni me serizisht politikat qe kane per synim permirsimin e jetes dhe politika e perditshme te kaloj ne dore te dyte.

    1. katarakti says:

      Pastrimi i gjyqesorit nga gjykatesit hajdute, te korruptuar dhe kriminele eshte nje hap me rendesi jetike drejt berjes apo riberjes se shtetit shqiptar. Dhe vetem kur te kemi shtet te konsoliduar do te kemi rend dhe mireqenie. Eshte e vertete qe nuk e ke kuptuar kaq gje apo do te spostosh vemendjen!

  5. alphade says:

    Ky “indefined” , na cau trapin ! Gjithemone fyellit i bie ne nje vrime: “indefined” !
    C’eshte kjo qe ne cdo koment nuk jep asnje mendim vecse shkruan “indefined” ?!

  6. alphade says:

    Z. Mero ! Milionat qe ka deklaruar Lul Basha perbejne vetem “majen e
    Aisbergut” ! Pasurine e deklaruar ,Lulushi pohon se e ka bere gjate pu-
    nes se tij ne Kosove, ku punoi gjate luftes. Une kam patur disa miq qe
    kane punuar ne Kosove gjate Luftes dhe nuk kane marre paga te tilla
    marramendese qe ka marre Luli. Kjo duhet verifikuar deri ne kinseku-
    encat e fundit sepse, nese ka fituar kaq shume para,sic thote Ai duhet
    te jete marre me shume pune te pista. “Prapa cdo pasurie,thote nje fili-
    sof i madh, fshihet nje krim” ! Kjo eshte njera ane: PASURIA, por Luli ka
    “kusure” te tjera shume te medha: Le te numurojme vetem tri:
    1- 240 milion e Rruges se Kombit , ku i ka cuar ?!
    2-Si minister i Brendeshem,me urdherin e tij dhe te Saliut u vrane 4
    njerez te pafajshem me duar ne xhepa ! Drejtesia heret apo vone
    do te beje punen e saj….
    3- Ka firmosur Faljen e Detit fqinjit tone jugor. Kjo katalogohet si “Tra-
    dheti e Larte” ….! Vetem keto tri akuza e cojne Lulushin ne burgim
    te perjetshem,me qe DENIMI KAPITAL eshte hequr,te kerkuar nga
    Europa, BE-ja.

  7. Toku says:

    Basha milioner dhe Rama fukara thote Mero mavria.Si je katandisur keshtu mo derezi.Njehere na e beje Saliun Skenderbe,tani na ben Ramen.Byth lepires shembullor je o Mero i pavaruri.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Qesharaku kerkon te bej nje “Komisjon” paralel me ate te SPAKU-t kjo eshte e qarte. Do ta anashkaloje SPAKU-n duke ngritur preteksin qe “une desha te kemi “vetting” ne politike, por keta te qeverrise se korruptuar, nuk duan. Dhe do hapi “CADRA 2” duke gerthitur e jargavitur qe te marri peng Parlamentin dhe ti qahet te huajve se qeverria nuk pranon “vettingun”. Dhe sa me shume te marri forme SPAK, aq me shume do pellasi gomari.. Dhe kur SPAK ngrihet, opozita do djegi mandatet per destabilizim te shoqerise. Eshte e qarte si drita e diellit.. Nga paniku, I kane bere keq llogarite sepse te shkosh drejt nje Vettingu gjeja me elementare qe dihet eshte te investigohet e para pasuria pastaj ajo rrjedh drejt karakterit.. Mund te jesh I bukur e manar sa te duash ti, por po ke bere pasuri ne menyre jashteligjore, vazhdo xhelin e flokeve ti.. SPAKU do jete si FBI-ja ku investigimet e saj do jene SUPREME.. Do jene investigime dhe rrezultate te PAKUNDERSHTUESHME.. Kemi shqiptar djem e vajza te rinj e te reja qe te marrin gjak ne vetull te investigojne e akuzojne keta barkderra te kalbur ne dhjam.. SPAKU do dominoje ate qe shqiptaret duhet te kishin 27 vjet perpara. Ka shqipua te rinj e te reja profesjonalist por duhet STEMA.. Te rinjt duhet te aplikohen per kete departament ne kombinim me prokurore te paster qe kane eksperience dhe things will follow their own coarse.. Avokati siper qe ka shkruajtur ate varg e di se c’fare po vjen..

    PS. DUKE RENE DEPUTET, NJE NUMER I KONSIDERUESHEM I BANDAVE KRIMINALE, DO SHKRIHEN..

  9. Lennard says:

    Me ne fund doli “ZBULUAR” Lul-Hajduti-Sumkapuc.Ma qarte nuk ka si behet.Ai e ndjen Friken e SPAK-ut dhe BHK. Kerkon ose po perpiqet te bej NUL Reformen per Drejtesi ,qe te shpetoje “Sumen” e Tij dhe te Politikaneve te “Degjeneruar” si Sale Gerdeci dhe Oborri i tij,Like Floriri dhe Mona Baxhella ,bile dhe nga Mazhoranca .Te gjithe te kalojne Siten e Vetingut Real dhe tu KONFISKOHEN pasurite e vena ne menyre te paligjeshme dhe ti kthehen Popullit.QENA BIJ QENASH-ZAGARE TE ZGJEBOSUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje