VIDEO: Kur kuletën ta vjedh… qeni

7 Shtator 2018, 10:00Lifestyle TEMA

Një burrë i cili po luante me letra në një lokal në krahinë Annhui, Kinë, I “iku truri” pasi humbi portofolin e tij. 

Menjëherë pasi konstatoi pasi kishte humbur portofolin ai bëri denoncimin në polici, në kuletë kishte  letërnjoftimin, kartat e bankës dhe para. 

Por kur policët panë kamerat e sigurisë së lokalit gjetën të dyshuarin, një qen me pamje shumë të pafajshme. 

Në pamjet filmike shihet se si qeni i merr kuletën burrit pasi i kishte rënë në dysheme. 

Raportohet se qeni e kishte hedhur kuletën në një skaj të rrugë e cila u gjet më pas  dhe brenda nuk mungonte asgjë. (TemA) 

1 komente në “VIDEO: Kur kuletën ta vjedh… qeni”

  1. Kalec Dega says:

    qeni , macja dhelpra, nuk pyeskan se kuleta eshte “Made in China” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje