Zbardhet vrasja 43-vjeçarit në Memaliaj, u vra nga kushërinjtë e tij (bie teza se ishte informator i policisë dhe u ekzekutua për hashashin)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:

– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë.

Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zbardhet vrasja 43-vjeçarit në Memaliaj, u vra nga kushërinjtë e tij (bie teza se ishte informator i policisë dhe u ekzekutua për hashashin)”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    pune arabesh gjaxore,varu kkkkkkkkk…………….

  2. Bledi says:

    Bravo Tema. Vetem ju keni arritur ta publikoni lajmin e zbardhjes se vrasjes ne Memaliaj. Asnje gazete tjeter deri tani nuk e ka shpallur. Por e cuditshme sa shpejt u zbardh dhe u be njoftimi zyrtar i policise (te cilin akoma nuk e kam pare). Apo mos valle eshte genjeshtra e rradhes propagandistike. Le te shohim lajmet ne vazhdim. Ju pershendes.

  3. Bureto says:

    Njoftoni dhe Tritan Shehun!

  4. i indinjuari says:

    Ja bllofi i PD-se. Tani Tritan Shehu qe ne emisjonin elajmeve te dites se sotme ne nwz 24 tha se “kemi prova qe aiu vra per shkak se ishte informator i policise”>Fute koken ne mut tani o Tritan. Ose haje edhe njehere Preshin o tritan. Jeni maskarenj, jo politikan

  5. Qerosi says:

    A Sale. Na iku rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *