A është vetingu i Bashës një atvrarje?

8 Shtator 2018, 10:30Politika TEMA

Nga Mentor Nazarko

Gjithë opinioni publik është bërë i njohur me një inisiativë të re të opozitës shqiptare të drejtuar nga Partia demokratike për të realizuar të ashtuquajturin vetingun e politikës. Insiativa në pikëpamje formale e legale përfaqësohet nga një set amendamendesh kushtetuese dhe një relacion shoqërues për të futur në sistemin kushtetues shqiptar norma që kufizojnë të drejtën e zgjedhjes së individëve për shkak të të ashtuquajturve- si përkufizohen në tekstin e paraqitur nga opozita- kontakte të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Kjo është risia, e kombinuar me shtrirjen e konceptit të ligjit antimafia tek reforma në drejtësi- barra e provës për pasuritë e dyshimta i takon politikanit. Pra në thelb kemi të bëjmë me një kufizim të së drejtës së zgjedhjes së individëve për politikanët. Risia kryesore: prej këtij hapi do duhet të dalin nga politika apo nuk do hyjnë ata që kanë kontakte me krimin e organizuar. Parashikohet në këtë set amendamentesh edhe një nen që nënkupton krijimin e një mekanizmi për kontrollin e figurës. Pra kemi gjithësej kemi pak nene dhe një relacion shoqërues që supozohet se do iniciojnë në sistemin kushtetues shqiptar një reformë të rëndësishme, vijim i reformës në drejtësi, reformë që nënkupton pastrimin thuajse tërësor të institucioneve të shtetit.

Plani formal

Tash për tash kemi në dorë vetëm amendamentet kushtetuese që do mundësonin këtë reformë, pra vetingun e politikës. Këto amendamente nënkuptojnë edhe ekzistencën e një ligji, që do të mundësonte në praktikë, do të zbërthente, do të jetësonte funksionimin e këtyre normave kushtetuese. Në këtë kuptim angazhimi i të ashtëquajturve ekspertë të opozitës nuk mund të vlerësohet i krahasueshëm me atë të reformës së drejtësi që mori disa vite punë, vuri në lëvizje grupe të mëdhenj ekspertësh dhe ndërkombëtare, të financuar qoftë edhe nga Sorosi (siç ishte një nga akuzat e opozitës kur në SHBA erdhi në fuqi një administratë antagoniste e Sorosit). Kemi një bëjmë me një inisiativë që në pikëpamje të angazhimit të ekspertizës është një hap shumë më i vogël dhe i pakrahasueshëm. Megjithatë iniciativa në fjalë duhet të konsiderohet për nga efektet, qoftë dhe propagandistike dhe këtu hyjmë në planin politik të shqyrtimit të këtij hapi të opozitës.

Plani politik

Kjo s’do të thotë që iniciativa e opozitës nuk ka vlerë, përkundrazi ajo është me vlerë të jashtëzakonshme sepse synon të plotësojë vijimin e disa reformave themelore të shtetit- ta mbushë puzzle-n e tyre. Të paktën disa prej tyre kanë dhënë efekt siç është ajo e dekriminalizimit, që përmendet me krenari në relacionin shoqërues të pojektigjit të vetingut, reformës në drejtësi që ka filluar të japë edhe ajo rezultate konkrete. Ky set reformash tërësore me natyrë kushtetuese dhe ligjore nuk do të ishte i plotë, po të mos përfshinte edhe politikanët. Dhe janë disa konsiderata paraprake që mund të bëhen.

Së pari, opozita në hedhjen e këtij hapi ka rimarrë iniciativën politike për Shqipërinë. Kësisoj ngjan se e ka gjetur të papërgatitur qeverisjen ndërsa ditë më parë na krijoi idenë se e kishte zgjedhur rrugën e radikalizimit, bojkotit, por në fakt me këtë hap ngjan se ka zgjedhur rrugën e konstruktvitetit, propozimit, diskutimit dhe pse jo edhe rrugën e gjetjes së konsensusit. Kështu që në këtë kuptim opozita duhet vlerësuar, duhet duartrokitur pavarësisht se që në themel të kësaj iniciative ligjore qëndron një angazhim i kufizuar, i cili madje supozohet që është kryer gjatë periudhës së verës. Por kjo nuk e bën të paragjykueshme gjithë iniciativën në fjalë. Duke shikuar qëllimet e saj-ndonëse jam besnik i një lloj dogme që të mos paragjykohen qëllimet,- do duhet supozuar që kjo mund të jetë edhe një inciativë e mbështetur nga bashkësia perëndimore. Kjo bashkësi natyrisht kur ka konceptuar refomën në drejtësi është nisur nga ideja që në fillim të pastrohet veza dhe pastaj të pastrohet edhe pula. Pra reforma në tërësinë e vet s’mund të konceptohet pa pastrimin e politikës.

Ndaj së dyti, do duhet supozuar që bashkësia ndërkombetare mund të ketë dhënë mbështetjen e saj ndonëse nuk ka prononcime publike të ndonjërit prej ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit. Gjithsesi ata e kanë të vështirë të kundërshtojnë një nismë të tillë edhe nëse nuk qëndrojnë vetë pas kësaj iniciative.

Së treti, iniciativa në fjalë mund të këtë karakterin e një testi për të provuar dhe për të krijuar përshtypjen e gjerë në popull se qeverisja për shkak të lidhjeve të papërshatshme me botën e krimit, nuk është e interesuar për të bashkëpunuar me opozitën. Pra ta miratojë këtë reformë që kërkon konsensus, kërkon dy të tretat e votave në parlament. Kjo është një hipotezë që duhet logjike, për shkak të faktit që porjektligji në fjalë i ka elementet e angazhimit të vogël në vëllim, në kohë, në ekspertizë, pra ka elementet e një testi politik. Por ky element nuk e bën atë të paragjykueshme, sepse do na mjaftonte nxitja e një debati publik në lidhje me kontaktet e politikës me krimin, që ta konsiderojë plotësisht të justifikuar një insisiativë të tillë të opozitës.

Së katërti, inisiativa në fjalë mund të jetë edhe produkt i gjetjes së një rruge për të arritur tek një tjetër kompromis i madh midis opozitës dhe qeverisjes, për ato prioritete, që janë lënë të imponuara nga vendimi i fundit i Këshillit Europian, institucioni që bashkon kryeministrat apo krerët e shteteve të BE, përveç dhënies së rezultateve të reformës në drejtësi, kërkohen reforma në administratën publike, reforma zgjedhore apo një set reformash të tjera. Kështuqë në këtë kuptim, në përpjekje për të gjetur, për të hedhur në tavolinë, për të demonstruar konstruktivitet edhe para ndërkombëtarëve, opozita ka zgjedhur këtë kartë si përpjekje për të kërkuar konsensus apo për tu ulur në tavolinë me qeverisjen, dhe ky është një opsion real që mund të qëndrojë në themel të kësaj inisiative.

Së pesti, mundësia tjetër është që mbrapa kësaj mund të qëndrojnë edhe negociata të zhvilluara mes dy palëve, përmes të tretëve, negociatorëve, për të arritur një set reformash, për ta përmbyllur setin e reformave që do t’ia zbardhin faqen Shqipërisë. Do duhet të pranohet që një set i tillë reformash (edhe pa vetingun e politikës) është mjaft i guximshëm, është i paprecedent në të gjithë Evropën Lindore dhe aq më shumë në të gjithë Evropën Kontinentale, për shkak të rreptësisë, stekës së lartë (kufizimin e të drejtës së zgjedhjes) që parashikon për të zgjedhurit politikë, në të gjitha nivelet, përfshi edhe kryeministrin, dhe në këtë kuptim meriton mbështetje, por dhe diskutime të mëdha.

Ka shumë pikëpyetje për atë se cili do të ishte mekanizmi i kontrollit të figurës, a do të vendosën paralelizma me atë të vetingut të drejtësisë, pra a do të përdoret i njëjti mekanizëm siç është ai për gjyqtarët, apo thjesht do të funksionojë mbi bazë të parimeve të ngjashme. Dhe kjo ngelet për tu verifikuar nëse do të kemi në dorë (dhe kur të kemi) një tekst të projektligjit sesi e mendon opozita këtë hallkë themelore.

Fushëveprimi kohor i ligjit dhe a është Basha atvrasës?

Gjithsesi prej projektligjit eventual, nga këto amendamente kushtetues do të kuptohet se cila është shtrirja kohore e kësaj ndërhyrjeje ligjore, sepse sot nuk kuptohet nëse do të prekë edhe ish-kryeministra apo ish-presidentë. Dhe ky është një moment që ka filluar të nxisë ato spekulimet në botën politike, apo mediatike të Tiranës, sipas së cilës mbrapa kësaj iniciative qëndron një përpjekje e Bashës për ta atakuar paraardhësin e vet, Berishën. Po kjo është një pandehmë e cila nuk është për tu marrë në konsideratë për shkak të mungesës së bazueshmërisë së saj. Pse vallë? Pse i duhet? Berisha nuk ka komentuar megjithatë.

Ajo që duhet evidentuar, është fakti që në një situatë të tillë, e gjetur e papërgatitur, apo në përpjekje për të treguar vullnet pozitiv, kundërshtimi i kësaj iniciative do të ishte i gabuar. Ja përse qeverisja nëpërmjet kryeministrit Rama, ka dhënë idenë se do ta mbështesë një iniciativë të tillë, dhe ky është një zhvillim pozitiv gjithashtu. Por nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë..(konica)

7 komente në “A është vetingu i Bashës një atvrarje?”

  1. Skypion says:

    Si gjithmone, kur zihen ngushte, analistet socialiste bejne diversion. Ka disa llojesh diversionesh qe perdorin; me i parapelqyeri eshte ai i raportit Basha-Berisha.
    I pari qe e nisi kete here, ishte Nikolle Lesi. E permend Nikollen, jo pa arsye. Nikolla eshte analist LSI-st dhe per kete nuk ka dyshim askush. E vecanta tek Nikolla eshte tek taktika e tij e cuditshme qe perdor kur i duhet te mbroje Ilir Meten. E kam vene re qe shpejt, qe kur ka nje nisme a aksion politik te rendesishem, porqe perceptohet si i rrezikshem per Meten, del menjehere Nikolla dhe jep alarmin se po rrezikohet Berisha…!!!
    Keshtu tha edhe dje ne shkrimin e tij. Dhe ky e thote shume troc, sepse eshte shume toc; nje nder gazetaret me te vjeter ne Shqiperi, qe do te duhej te ishte me me eksperience, por shkruan si rishtar ( perhere , kur lexoj shkrimet e tij, e perfytyroj Nikollen ne nje kafe mes miqsh duke thene te njejtat gjera me shkelje syri).
    Shkrimi i Nikolles u perhap shume shpejt ne mediat e Qeverise; ate e pasuan edhe shkrime te tjera te ngjashme, por nga gazetare me pak te njohur.
    Sot, e paska pasur radhe Nazarkua i vogel ( i madhi, Shpetimi eshte ne ekstaze tani per tani , per shkak se ka hedhur poshte Njutonin dhe Ajshtajnin bashke…!).
    Edhe Nazarkua i vogel te njejten gje si Nikolla: Basha po ja fut Berishes…
    Po mire mo, le t’ia fuse! Aq me mire per ju! Pse nuk gezohi per kete si gazetare te socialistes qe jeni?!
    Por, jo, nuk e kane hallin ketu! Gjetke e kane. Jane zene ngushte. Shume ngushte; aq ngushte sa edhe Nazarkua i vogel qe perpiqet te tjerre e tjerre “juridikisht” argumentet e tija, nuk gjen argument tjeter, vec diversionit.
    Ja ku e keni ligjin, o hipokrite!
    Votojeni!
    Lerini pehlivanlleqet, se na gerditet!

  2. Kalec Dega says:

    Mos lexoni ket tekst te perkthyer gjysem ne shqip dhe anglisht por lexoni vetem paragrafin e fundit te kuptoni ku e kishte fjalen autori qe midis te tjerave ‘set amandametesh te atakuara qe jane nje puzzle i vertete……etj etje etj….qe permbledh dhe ket shkrim….

    Pra ti rikthehemi paragrafit te fundit ku thuhet:”Kundershtimi i kesai iniciative do ishte i gabuar dhe prandaj Rama do ta mbeshtese ate”
    Pyetja normale eshte”Vetingu vetem per gjyqtaret e prokuroret? Po veting per politikanet dhe pushtetaret se kishin ne plan ndonjehere keta te interesua per Shqiperi me drejtesi dhe pamvaresi te institucioneve, nje demokraci bashkohore perendimore.
    Pra Rama do na bej ndere qe do mbeshtesi vetingun e politikaneve. Por ajo qe nuk na thote eshte nese e ka seriozisht dhe nuk do mbeshtese inixciativen e Bashes vetem per lidhje me kriminelet si njolle e zese, ne nje kohe qe dihet qe nje ligj per keto lidhkje egziston, por vetem ne Kushtetuten e shkruajtur shqiptare.A do ulet Rama ne cader per nje Cader 2 Intime dhe ta zbukurojne proceduren e vetingut se ashtu i intereson atyre te dyve?

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      BASHA NJE MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN

  3. Komentuesi says:

    Kjo inisiativ e Bashes,per vetingun e politikaneve,do shkrihet si kripa ne uje.Vete e prpozojne ata te pd-ke me Bashen ne krye,vete do ta zhdukin,anullojne,duke perfituar nga 2/3-te e votes.Ata e kuptuan tani se jane nxituar ne kete prpozim,dhe do bejne ç’mos per ta anulluar,duke nxier ndonje kleçke qe nuk do marin pjese ne votim.Per vetingun e politikaneve,per mendimin tim,eshte pune e ftohur.Pd-ke nuk e ka qejf.Atyre u shpetoi pordha dhe ekane te veshtire ta zene perseri..

  4. Alboz934 says:

    Po mire shtrohet pyetja ; po ky dekriminalizimi cfare eshte pse u la pergjysme . APO LULI T i erdhen ca udhezime dhe i thane vazhdo me kete tjetren se e dime qe ti i le te gjitha pergjysme dhe sapo ta deklarosh kete ne konference shtypi me gazetaret menjehere fillo e akuzo Ramen duke i kerkuar ta zbatojne ashtu si eshte mirpo dihet qe Rama do ta lexoje dhe detyrimisht qe do te beje ndryshime se ti e din qe Rama nuk miraton budalleqet tuaja dhe ti menjehere do hidhesh ne sulm e do thuash ; HE a ju kam thene une qe aj nuk don reforma por don te bashkepunojne me krimin. TI do tu thuash atyre te tuajve he a ju bera mire e keshtu genjejme elektoratin e ai fillon e na beson sepse ; Ne asnje here nuk jemi ne gjendje te cojme deri ne fund nje pune qe nisim , Ja p.sh dekriminalizimin , reformen zgjedhore , komisionin Tahiri etj. dhe pastaj fillojme e akuzojme Edi Ramen XHafajn, Gjiknurin , Sejdinin , Dakon etj pra ata te fortet shto ketu edhe Ballen se vetem kete pune[ akuzat ] dime ta bejme mire .

  5. spartak says:

    Të qeshurat e fundit
    Mirë e ke . Qesh . Qesh . i shfrytëzove dhe , edhe je tallur me të gjithë ato , që rrijnë si pula aty , duke u zgërdhirë si idiotë . Qesh ,Qesh , se vetëm me të qeshurën tënde , e madje të tjera më të mëdha , ngopesh me atë tallje që i ke bërë gjithë atyre . Ato , janë aq të vobekët nga truri , sa nuk kuptojnë , se ti qesh , duke shtrëngu dorën ( Lulin ) , mbasi je , e do mbetesh gjithmonë , deri në vdekje , kryetari i PD-së , edhe me Lula të tjerë . Të gjithë të tjerët aty , përveç nivelit shumë të ulët para teje , janë kokrra e dembelave , dhe akoma shikojnë nga ty , kur i jep përditë lopatave , me shpresën , se po i nxjerr në breg . Gabojnë . Bashkë me ty , janë të mbytur përfundimisht . Çështje kohe .
    Mos harro . Asnjë dallkauk , as Mahatma – Edvin – Rama – Gandi , s’kanë me të bo gjë , por POPULLI do të bëjë me qa .
    Mos kujto se harrohen . Ke bo shumë me qa , nga 91-shi e këndej . 2 Prilli i 91-shit , Preludi i krimeve dhe hyrja në veprim për tradhëtinë kombëtare .
    92-96 , shkatërrime , papunësi , vrasje pas shpine . 97-ta -shembje totale e shtetit , ushtrisë , policisë dhe vrasje , vrasje , vrasje , që vazhdojnë ende edhe sot .
    Ka shumë krime e dëme por , populli nuk harron asgjë . Nuk harron edhe Gërdecin , nuk harron edhe 21 Janarin . Prandaj qesh o shpirt katran , o njeriu e fytyra më djallëzore . Qesh . Qesh . Po këtu do lahen të gjitha . Prishe e shkatërrove pasurinë kombëtare , paret e gjakut e djersës së këtij populli në mënyrën , më të pa shpirt ( duke ja shpërnda hajdutëve ) , e më të keqe të mundshme . Fute frymën e shkatërrimit , abuzimit e degjenerimit , që do vite të zhduket .
    Mos harro . Shtatoren e djallit me fytyrën tënde , për të bërë të pa vdekshëm ashtu siç don ti . Ne nuk e harrojmë . Do ta vendosim s’e s’bën , në një nga sheshet e Tiranës .
    Qesh , qesh , kriminel . Edhe vetë e din se qesh prej hallit , se nuk mundesh me qa . Edhe vetë e din se laku po shtrëngohet dhe të qarat po afrojnë . Janë ndoshta të qeshurat e fundit .

    POPULLI SHQIPTAR

  6. Arkeologu says:

    A thua te jete Basha nje “Edip” shqiptar!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje