"Armik i popullit në moshën 3-vjeçare", dëshmia rrënqethëse e Simon Priftit: Ju tregoj si vdiqën 103 djem dhe vajza për 28 ditë në kamp dhe përpjekja e sistemit Hoxhist për të krijuar sëmundje

8 Shtator 2018, 16:58Dossier TEMA

“Ne mblidhnim fletët e panxharit të lopëve i zienim pa kripë e pa vaj dhe i hanim. Këto patën një veti që krijuan një sëmundje të veremit. Sëmundja e veremit ishte e barabartë me atë të kancerit. Për 28 ditë kanë vdekur 103 djem dhe vajza.”

Simon Prifti rrëfen për 73 vitet burg e internim të familjes së tij dhe mbushjen e dosjes si armik i popullit që në moshën 3 vjeçare.

Dëshmia e plotë

Dosja u hap në vitin 1945. Në moshën 3 vjeçare u bëra dhe unë armik i popullit, dashje pa dashje. Ishin të pa numërta kampet e internimit, që të japësh një intervistë duam një natë e një ditë.

Ne mblidhnim fletët e panxharit të lopëve i zienim pa kripë e pa vaj dhe i hanim. Këto patën një veti që krijuan një sëmundje të veremit. Sëmundja e veremit ishte e barabartë me atë të kancerit. Për 28 ditë kanë vdekur 103 djem dhe vjaza.

Pas viteve ‘40 babai jonë u lidh me partinë, si të gjithë patriotët e tjerë dhe Italia e arrestoi dhe e dënoi me pushkatim si kundërshtar i Italisë. Në atë kohë pas shumë përpjekjeve babit iu fal dënimi me vdekje dhe dënohet me 12 vjet burg dhe vjen në burgun e Vlorës.

Në burgun e Vlorës mori vesh Hysni Kapo ishin shokë të ngushtë që nga viti 1934. I thotë dua të hapësh burgun e Vlorës me çdo kusht me mënyrat e tua dhe të nxjerrësh nga burgu Nuri Arapin, Mustafa Kondin, Xhundi Shiraku,Veiz Pipën, Manush Myftiun dhe Llambi Çinin të dënuar me vdekje të gjithë këta nga Italia.

Në një dhomë siç ishin këta 28 burra, babai im lëvizi një dërrasë të dyshemesë dhe shikon një hapsirë aty ka qenë një pus i thatë. Lindi ideja për të hapur një tynel poshtë dyshemesë dhe bazë kishin atë pusin.

Para se të bënin këtë, bën një betim 28 burra që nuk do të dalë sekreti. I thanë Hysni Kapos do na dërgosh kaq litar, kaq thas, kaq sqeparë dhe kaq thika. Ia dërguan këto materjale dhe për 17 ditë e netë punë me tre turne dhe dolën të gjithë këta nga burgu. Ky ishte motivacioni që u prish biografia jonë. Na morën komplet si familje, nëna, motra edhe tre vëllezrit me burg e internim kemi 73 vjet.

Në cilat nga kampet e internimit keni jetuar?

Janë të pa numërta kampet e internimit. Tani që të japësh një intervistë duam një natë e një ditë. Fillimisht në ’45 na internuam në Krujë. Pas Krujës na dërguan në Valias të Tiranës. Nga Valiasi na dërguan në Cerrik të Elbasanit. Pastaj nga Cerriku na ndanë, në Himarë kishte burra të zgjuar në atë kohë edhe e dinin se çfarë mund të sillte regjimi i Enver Hoxhës dhe bllokuan kutitë e votimit. Regjimi i Enver Hoxhës i mori këta, një pjesë i pushkatoi një pjesë në burgun e Burrelit kurse ne që ishim më të vegjël na dërgoi në internim. Dosja u hap në ’45, 3 vjeç isha unë. U bëra dhe unë armik i popullit dashje pa dashje edhe na kaluan në Krujë. Në Krujë nuk mund të qahemi se popull ishte demokrat nga shpirti dhe u vinte keq kur mësuan se pse na kishin internuar. Krijuam dhe miqësi në Krujë. 3 vjet bëmë në Krujë. Me ndërhyrje të Hysni Kapos që ishte mik i babait gjatë lëvizjes Nacionale na liruan. Në vitin 1949 qëndruam një muaj e gjysëm në Pilur. Djali xhahait me një grup diversantësh nga Greqia e kapën dhe u ikën nga Llogaraja i lidhur. Përfundimisht na morën prap në internim.

Na çuan në Valias. Kampi i Valiasit ishte shumë shumë i rëndë për ne që e provuam. Ushqimi shumë i keq, 400 gramë bukë për person, gjellë një lugë bollgur i shtypur, krimbin e kishte 5 cm, 6 cm të gjatë në bollgur brenda. 2-3 vitet e para nuk e hanim dot. Kur dilnim nga shkolla mblidhnim fletët e panxharit të lopëve i çonim në kamp. Në kamp lejonin që nënat tona të valonin rrobat, pasi morri dhe çimkat ishin me shumicë.

Ne fituam imunitet dhe sna bënte përshtypje fare. Ne mblidhnim fletët e panxharit të lopëve i zienim pa kripë e pa vaj dhe i hanim. Këto patën një veti që krijuan një sëmundje të veremit. Sëmundja e veremit ishte e barabartë me atë të kancerit. Për 28 ditë, e kam të shkruar në ditarin tim kanë vdekur 103 djem e vajza.

Midis këtyre viktimave pati ndonjëri të afërmin e vet dhe e bënë problem. Dërgojnë një zis të vjetër me një radioskopi dhe të gjithë ne të rinjtë na kalojnë në radioskopi, e keqja më e madhe ishte se tani ata që dilnin të prekur i nxirrnin jashtë kampit vajza dhe djem. Ku do shkonin?

Se nuk e mbante vëllai fëmijën e vëllait nga frika. Plasi një ulërimë dhe gratë grisnin faqet, u dilte gjak nga faqet.  E kam si tani të fiksuar. 50-51 që andej pastaj na marin dhe na çojnë në Cerrik të Elbasanit.

Tek ura e Paprit në krahë të djathtë në një rrëzë kodre ka qenë burgu, hoqën burgun dhe na çuan ne të internuarit. Në atë kohë fëmija shkonte me polic në shkollë tre orë larg nga rrëza e kodrës deri  në Shtërrmen.

Kur ktheheshim vidhnim ndonjë misër ndonjë kastravec që gjenim andej nëpër parcela për të plotësuar ato nevojat më të vogla që kishim për ushqimin. Çfarë i quanin fuqi punëtore i morën dhe i dërguan në fabrikën e tullave në Tiranë kurse ne ordinerët na kaluan në Tepelenë, në Kampin e Tepelenës. Këtu ishte një kujë e madhe se ndahej familja përsëri, na ndanë nga vëllai tjetër.

Unë nëna dhe motra kaluam në Tepelenë. Kampi i Tepelenës ishte një kamp shfarrosje, nuk kam ndonjë numër të saktë por kanë vdekur shumë. Kanë vdekur mbi 300 veta. Një fëmijë korçar nja katër vjeç në orën dy të natës vë një britëm të madhe, ne u çuam të gjithë. Kazermat ishin të mëdha, 500-600 veta në një kazermë, krevat poshtë krevat lartë,  si në ushtri me dërrasa. U alarmuam të gjithë.

Fëmijës i preu miu gjysmën e veshit. Çfarë quhej fuqi punëtore në Tepelenë, gratë dhe burrat i merrnin dhe iknin këtej nga gryka e Bënçës edhe i ngarkonin si  gomerët me dru.

Ajo periudhë kaloi e rëndë shumë, gjithmonë kemi patur arrestime. Një rast timin që kisha dashuri me një vajzë se nuk kishim të drejtë as të dashuronim ne. Na arrestuan prapë gjoja shtrëngim martese, qëllimi ishte për agjitacion e propagandë. E kaluam me vështirësi Bulqizën sepse mund të thuash se atje një në ditë do vdiste ose do t’i binte një copë kromi në kokë siç i ra një djali nga Treblova dhe vdiq. I them komandantit, edhe mua ç’mu desh po…

Ka mundësi ta varrosim në një vend atje? Qen bir qeni -tha- pse s’të njoh unë kush je ti, nipi i Polo Priftit! Nuk thash ndonjë gjë të madhe i them unë. E keqa e madhe në Bulqizë ishte se qindra njerëz vdiqën dhe nuk u varrosën. I merrnin dhe i hidhnin në një greminë ku hidhnin gurin e keq të kromit edhe hidhnin gurin e kromit mbi vete, nuk gjeje dot asnjë varrezë për të burgosurit në Bulqizë. I mbulonin më mijëra m3 gurë. Një pjesë vriteshin brenda në galeri, ndonjë vdiste në pus. Ishte pusi brenda që binin direkt. Përfundimisht ikëm nga Bulqiza u liruam prej andej.

Ne filluam zanatin në ndërtim,  këto periudha  pati shumë prapësira momente të vështira që i kujton njeriu, që nga ’45 deri në ’54 me po të njëjtat veshje, ato kemi grisur në gjithë ato vite. Apo ushqimi që hanim, janë  të gjitha momente të vështira. Këta mund t’i përmbledhësh vetëm në një fjalë sadista. Njerëz pa ndjenja në një kohë që merrnin gra dhe fëmijë të vegjël i torturonin nëpër kampe, si mund t’i thuash këtyre njerëz?

Si ndiheni kur takoni një ish-persekutor?

Përveç urrejtjes nuk mund të ndjesh asgjë për këta tipa. Shteti ku jetojmë ka shumë persona që kanë qenë jurist të asaj kohe që dënonin njerëz pa  të drejtë dhe akoma punojnë në shtet.

Quhem Simon Prifti, i mbjellur në tokë i korrur në det dhe i rritur mes telave me gjemba. Në moshën 3 vjeçare  mu mbush dosja si armik i popullit familjarisht. Si familje kam 73 vjet burg e internim.(kujto.al)

17 komente në ““Armik i popullit në moshën 3-vjeçare”, dëshmia rrënqethëse e Simon Priftit: Ju tregoj si vdiqën 103 djem dhe vajza për 28 ditë në kamp dhe përpjekja e sistemit Hoxhist për të krijuar sëmundje”

  1. aliu says:

    .. 100 tu befshin ..!

  2. Kalec Dega says:

    Besoj dhe gjoksin te shtypur do ta kesh tani nga ai internimi ne Vlore, sidomos kur e ke filluar grushtimin e gjoksit tat ne moshen 3 vjecare. Do jete ba vrime fare.

    Me vjen keq per viktimat e komunizmit por akoma nuk ka ardhur koha qe te marrin seriozisht komunistat qe jane ende ne fuqi, pushtet.

    Fjala jote dhe deshmija e juaj duhet per muzeum per brezat e se ardhmes ku do mesojne per baballaret komuniste dhe bijte e Enverit.

  3. ME EMER says:

    .. te dalin parate qe do te marresh per 73 vjet burg , apo do te besh dhe ca te tjera ..?

  4. Turi says:

    Habitem se si ju lane gjalle! Ju paskeni bashkepunuar me diversante qe hidheshin ne Shqiperi per te krijuar terror dhe ata vetem ju kane internuar. Ne litar duhet ti kishin shkuar te gjithe keta rrace e keqe. Paskeshit bllokuar kutite e votimit ne Himare. Ah, more Enver pse nuk e spastrove Himaren nga mbeturinat tradhetare greke!? Kane 28 vjet ne demokraci dhe gjithcka qe bejne eshte anti-shqiptare. Vetem kunder Shqiperise keta gjak i prishur labi.

    1. ELIOT says:

      TURI QE JE NJE KOQE KETE GJE E KUPTOJ .POR CUDITEM SI I LA GJALLE HITLERI RRACEN NTENDE PREJ KOMUNISTI PREJ PUSHTI XHAFER DEVA DUHEJ TI VRISTETE GHITH PUSHTAT KOMUNISTA DHE KETE TURN QENIN E ZGJEBUR …MORE XHAFER PO PERSE SE GJETE ENVERIN NEXHMIJE MORE … DO TE BENIM HERO SOT DEMOKRATET … PER KETE TE MJEERIN E KUPTOJ …CFARE PRISJE NGA ENVER HITLERI ASGJE VETEM KRIME DHE INTERNIM .. HOMAGE FAMILJE SUAJ .DHE TJU RROJNE FEMIJET .MERCI

  5. Bum says:

    Jo more!
    Ti je shpallur armik qe ne bark te nenes!
    As te genjejne nuk dine!
    H.Kapo na dha litar,vegla qe te hanim tunel por na denuan per kete!
    Ha haaaaaaa!
    Po si ju denuan kur ju bashkepunonit me H.Kapon?
    Mesoni te genjeni,por edhe te shkruani!

  6. ROZEMBERG says:

    shume kontradiktor dhe i pabesueshem ky S.P.
    . sidomos kur thote se pasi ikem nga burgu italianeve me ndihme e hysni kapos familja jaone u persekutua.
    .
    mire se shani Enverin por te pakten redaktojeni kete artikull se me ato qe shkruan qe miu i paska ngrene gjysmen e veshit femiut do ti rekomandoja ketij S.P nje vizite mjeksore ne ndonje spital mendor..
    .
    Ju paska liruar 2 here Hysni Kapo si mik shtepie qe e keni patur dhe ju prape shkuat te greku dhe me dollaret e amrikanit donit te rrezonit Mikun tuaj Hysni ?

    amerika ne te tilla raste perdorte KARRIKE ELEKTRIKE..KURSE GREKU I PRISTE KOKAT DHE I VARTE NE HUNJ..

    1. ELIOT says:

      PERSE RREN MORE QYRRAVEC ….NE AMERIKE EDHE NE VITET E AL CAPONES KISHTE GJUKATES MBROJTES DHE JO NE VITET 60 …PRAN DAJ MOS JA FUT PODHES DEBILE .. AMERIKA ESHTE VENDI ME DEMOKRAT NE BOTE QEN SPIUN … DHE KY I SHKRETI TREGON HISTORINE E VET PERSONALE .SI KA VUAJTUR NGA KRIMET E ENVERIT DHE JU MUNDOHENI T JUSTIFIKON I PUSHTA TE NDYRE ….SHPRSEOJ TJU COJNE NJE DITE JU NE INTERNIM SI KY I SHKRETI …SHPRESOJ PASTAJ TI ZHULS DO TE FLASESH NDRYSHE …NE KARRIGE ELEKTRIKE AMERIKA COI ROZZENBERGET SE ISHIN SPIUNA TE RUSIT DHE E PRANUAN VETE NE GYGJE DHE KISHIN VOKATE PER TU MBROJTUR DHE THANE JEMI KOMUNISTA DHE I CONIM USEVE INFORMACIONE NAG ARMET QE KISHTE AMERIKA … JA REALITETI KOQE KATNARI …E KAM LEXUAR NE FRENGJISHTE TETE DE BITE .MERCI

  7. Pse ore pordhet e ketyre trurrjedhurve jane deshmi e prova?! Ka dokumente shteti. Le te hapen. Po na dalin te gjithe te persekutuar!

  8. kasemi says:

    Me serioze zotrinj gazetare, mos shkruani brockulla ne gazete. Edhe genjeshtrat te jene nga ato te lehtat e pa zarar.

  9. shqip says:

    Ky do jete frymezuar nga roli i Jovan Bregut . Mqs Vani nuk u be magazinier ne ate kohe, mendoi ta merrte kur erdhi dhjerokracia . E rregulloi me ata te shoqates ” se qyqeve ” , dhe u be i persekutuar . Menyra si e tregon ky Moni , kete ide te jep . Po s’ka nevoje ta bastardoni keshtu o zoti Si -Moni . Sala ju a jep parate publike edhe pa bere nje dite internim . Te gjithe keshtu thone . Kemi qene te lidhur me luften . Po se kush vrau e spiunoi mijra te pa fajshem , keta ngrene supet . Sa per veshje e ushqim o mik , ashtu ishte e gjithe Shqiperia pas lufte . Pse baballaret tane hanin mish e pinin vere ne ate mizerje qe e la lufta vendin ?

  10. Bardhi Tolabi says:

    Si shume te zgjuar na dalin keta te “internuarit” e pa shkolle.Ja ky eshte nje shembull i ketyre genjeshtareve.Ne vitin 1945 ishte 3 vjec.I bije qe ne vitin 1949,kur mblidhte fletet e panxharit te ishte 7 vjec.Paska qene aq I zgjuar sa edhe pse nuk kish filluar klasen e pare te mbante ditar e te shenonte se Brenda 28 diteve te kishin vdekur 103 veta.E pabesueshme ne kete moshe,paska bere punen e “sekretarit” te internimit.Ec e besoji keta te tillet ordinere.Habitem se ne internime,kane qene edhe familje te shtresave te pasura,me arsim e culture te larte.Ku jane intervistat e tyre?Te tillet per vete kulturen,ndershmerine e traditat familjare nuk jane te “afte” te genjejne.Ata dine te flasin te thone te vertetat tronditese,te hidhura,por dine edhe te mbajne parasysh edhe kushtet ku jtonin edhe njerzit e pa internuar,po ne ato vende ku ishin keta per te vuajtur ndeshkimin.Eshte kjo aresyeja qe merren intervista tek injorante,te cilet per hir te ca kacidheve shesin edhe babe e nene e hedhin ne intervista,fjale te cilat as vete nuk dine pse ja u kane vene ne goje…
    Nuk e di cili eshte qellimi I ketyre intervistave.Sistemi I djeshem u permbys,vleresimin e ben historia,ndeshkimin e morri qe prej 1990-es,te perndjekurit morren nje shperblim,mbase kurre nuk sherben per te eliminuar vuajtjtet fizike e shpirterore.Por sot kujt I sherben mbas 30 vjeteve palodemokraci?A ka me vuajtje se keto te sotmet,kur vuajne njeres fare te pafajshem,te majte e te djathte,te cilet nuk I ka ndeshkuar njeri politikisht apo ligjerisht?
    Po ketyre,kush ja u “garanton” ato 400 gr buke,ate orizin me “krimba” 5-6 cm te gjate,?Le t’ja u japin,se nuk I kane te thara duart e ti pastrojne,por le t’ja u japin…
    Te djeshmit mbeten pa universitet,te pafajshmit e sotem mbeten analfabete?
    Po ti krahasosh le te behen intervista ballafaquese e do dale e verteta….

  11. banali says:

    Jo po ky e mban mend qe tre vjeç internimin! na çate menderen me keto shkrime prej idiotesh. dhe jo vetem; edhe kane bashkepunuar kunder Shqiperise me te huajt edhe e quajne veten te denuar. e sot ka marre dhe nje barre me para nga taksapaguesit shqiptar, pjella e keqe.

  12. ka mar muti rruget ne kte vend says:

    Nuk pret njeri fjal te mir nga ty per sistemin e shkuar mashtrus inatçor , na mbyten llumi antishqiptaret ne bashkepunimin me agjenturat e huaja naj shesin per luft kunder komunizmit ,kur gjat luftes dyt ,komunizmi nuk ishte krijuar kur kta mostra antishqiptar u bashkuan me fashizmin e me pas me nazizmin , duan te shiten tradhtaret per heronj ,nuk kan as turp dhe as karakter pun zgjyrash.mendojn se u be deti kos ,ju keni vul ne ball ska gje qe ju fshe mos u lodhni kot.

  13. Dn says:

    Po ju as kur beni 100 vjete nuk mbani gje mend se jeni pa tru…
    Femijet 3 vjec mbajn mend shume shume gjera…bile jane vitet kur intelligjenca zhvillohet ma se shumti tek femijet.

    1. Bardhi Tolabi says:

      Po more trushkulur,ti edhe pse nuk je i moshuar,nuk e ditke se kur behesh 100 vjec,ke tru sa nje femije ?Ne vend te truve,ke fara kungulli,qe ti ka falur Sali Berisha…

  14. Vetem mashtrusa spiuna tradhetar te pa bese ordinera kja rrac e keqe antishqiptare qe bashkpunuan cdo here me armikun ne dem te shqiperise,dhe me acaruesja eshte se dojn me paraqit vedin ma atdhetar se te gjithe te tjeret qe ne te vertet kane dhane kontribute shume te cmueshme per shqiperine, jane mesuar ta shtemberojn historin si kta si tpart e tyne me rrena e dokrra me buste e emra rrugesh ne te gjithe shqiperine mjafton ta keshe emnin ‘pjeter’ ska randesi a ke vra a ke kene spiun apo pervers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje