Armiqtë e duhur për Hashim Thaçin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Albin Kurti janë takuar sot në Tiranë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj bisedimeve shqiptaro-serbe për shkëmbimin e kufijëve, udhëhequr nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.  Kundërshtimi për ndryshimin e kufijëve tashmë po bëhet linjë zyrtare e disa prej vendeve më të fuqishme të Europës, si Gjermania, Anglia apo Italia, dhe nuk ka mbështetje në faktorin shqiptar.

Në këtë pike, Berisha e Kurti janë në anën e shumicës së shqiptarëve dhe shumicës së faktorit serioz perëndimor, përjashto lobistët e presidentit Trump, që nxjerrin dhe ndonjë para me këtë rast, me shqiptarët e serbët.

Por ndërsa të gjithë janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe po përpiqen të bllokojnë Hashim Thaçin, Berisha e Kurti duket se kanë një shqetësim tjetër, që tejkalon banalitetin e luftës ndaj Hashim Thaçit. Nga teksti që ata formulojnë së bashku dhe nga mënyra se si duan ta paraqesin veten, si shqiptarët që duan bashkimin kombëtar, këta të dy nuk janë të trembur nga ndryshimi i kufijëve dhe nuk luftojnë për dështimin e tyre, këta janë të trembur çmendurisht nga suksesi i mundshëm i Thaçit dhe hapja e lojës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Thellë thellë këta të dy e besojnë më shumë atë që do të bëjë Thaçi, se vet Hashim Thaçi, dhe në delirin e tyre, kanë frikë se mos ndodh që ai “ja del” dhe bëhet “Babai” i bashkimit kombëtar.

Kjo është jo vetëm ana groteske e takimit të tyre, por është dhe ajo që i bën armiqtë e duhur për Hashim Thaçin. Atij i duhen pikërisht kështu “armiqsh”, nga këta që nuk kanë gjë me mos ndryshimin e kufijve, por mos ta bëjë atë gjë dikush tjetër, por ta bëjnë ata.

E kanë çështje të protagonizmit historik, jo çështje parimore. Pasi Kurti është për ndryshim kufijsh, se kërkon bashkim kombëtar dhe Berisha është për çdo gjë që i fuqizon atij delirin si udhëheqës.

Kjo është ana banale e takimit mes Sali Berishës dhe Albin Kurtit. Të dy nuk e honepsin njëri- tjetrin. Berisha, një ish- enverist i konvertuar në antikomunist, dhe Kurti, një djalë i edukuar me aspirata të forta lirie, që e gjen modelin e frymëzimit tek nacional-komunizmi i Enverit, janë dy liderë që nuk kanë asgjë të përbashkët.

Kurti është modeli i liderit asket, të ndershëm, frymëzues dhe nacional-komunist, Berisha është modeli i hajdutit klanor e familjar, autoritarist deri në vrasës për pushtet dhe shtet-shkatërrues.

Tani të dy i ka bashkuar Hashim Thaçi dhe e duan doemos serb. Berisha ka marrë flamurin e shpalljes së Hashim Thaçit agjent të Serbisë, me shpresë se kështu do të përmisojë faktin që fëmijët e tij e kanë gjyshen serbe, kurse Kurti është përfshirë deri në polemika familjare për mblesëri mes familjeve Thaçi e Vuçiç, me ç’rast ka marrë dhe një përgjigje të hidhur nga të dy.

Hashim Thaçi praktikisht ja ka dalë të bashkojë dy njerëz që nuk e honepsin dot njëri- tjetrin, dhe kjo është po ashtu një arsye e fortë se ata ndjehen më në hall nga ajo që po bën Hashim Thaçi, se sa pjesa tjetër e politikës shqiptare.

Hashim Thaçi mund të bllokohet lehtë në Kuvendin e Kosovës dhe bisedimet të ndryshojnë kah nga ruajtja e shteteve multietnike në Ballkan. Këtë mund ta bëjë parlamenti i Kosovës dhe ka mbështetje nga gjithë palët.

Kjo është vërtet një vrasje politike për Hashim Thaçin. Kjo që po kërkojnë nëpër dhëmbë Berisha e Kurti, është përtej kësaj. Ata nuk kanë hall të bllokohet ndryshimi i kufijëve, por duan të nxjerrin Hashim Thaçin nga ky proces, pasi thellë- thellë besojnë se ai mund ta bëjë këtë dhe këta dalin tepër në histori. Delirantë tipik shqiptarë, që për inat të vjehrrës shkojnë me mullixhiun.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Armiqtë e duhur për Hashim Thaçin”

  1. REZI says:

    Skandal…i vura vizën Albin Kurtit. Ndoshta me kohën ndryshojnë dhe njerëzit. Të takosh Berishën për problemin e Kosovës kur ai s’e pati për gjë të bashkëpunonte me Serbët si UDB-ash, është njëlloj si të kesh tradhëtuar komplet idealin për të cilin luftove…të paktën me c’kemi parë nga bisedat me Albin Kurtin. Fjalia e fundit e artikullit që Mero si gjithnjë i vë pikën mbi i, është pikërisht ajo që ka bërë gjithë kohën Berisha, vetëm ai të kish pushtet, po s’pyet me kë bashkëpunon, e tani shkon i kërkon dorën edhe Albin Kurti. Turp!

    1. Liku says:

      O REZI PO car pate ti kush ta ndezi a po te ra rende pekmezi

      1. KUJTIM PUSHKA says:

        TURP QE Kurti talon Berishen QOTELARGU QE FURNIZOJ SERBIN ME NAFTE

      2. kush e zhduku Remzi Hoxhen ? says:

        Para do kohesh kam patur nje fare respekti per Albin Kurtin
        por sot ai e ndryshoi emrin ne Albin Kurvi.
        Nuk e paragjykoj fare cfare thote Albini per Kosoven
        as per statukuone..
        as per ndryshim kufinjsh
        dhe as per bashkim me Shqiperine
        por te shkosh te Serberisha
        qe eshte me zi se vetem serbet
        eshte harakiri.
        Berisha nuk eshte se ka kryer krime.
        JO..
        Ai eshte treguar
        PERBINDESH
        KANIBAL
        MONSTER
        TERRORIST
        TRADHETAR
        DJALL…etj etj
        Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin
        qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale
        qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.
        Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit
        qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:

        1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
        .
        2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit

        3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
        .
        4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
        .
        5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.

        7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt

        8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
        .
        9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
        .
        10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
        .
        11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
        .
        12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
        .
        13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
        .
        14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
        .
        15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
        .
        16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te
        perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)

        17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
        .
        18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
        .
        19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
        .
        20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
        .
        21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
        .

        E ke dhi punen Albin qe te futen te shalet e Sales !

  2. katarakti says:

    Me zhgenjeu keqas Kurti me kete takimin e tij me shkaterruesin e shtetit shqiptar. E dinja me parimor dhe dinjitoz.

  3. Fred says:

    Baze,Berisha dhe Kurti ne kete ceshtje jane nga e njejta ane e barikades. Perpjekja per tu distancuar eshte qesharake.Kurti ne opozite s do qe opozita ta marre meritat e avancimit te statusit te kosoves,Berisha se ka dashur kurre Shqiperine e Kosoven (jo me kot shkaterroi ushtrine shqipetare ne 97′ si per ti thene botes e shqipetareve se kemi hallet tona ,s merremi dot me Kosoven,per ta mbrojtur s behet fjale.Edhe Enveri diktator kishte menduar per nje dite te tille por Saliu s mundej ngaqe qe” atdhetar”),…Po Meron cfare e shqeteson ? perse nje Kosove me me pak serbe si pelqen Meros? Per kete mbase duhej te shkruante nje artikull.
    Perse nje gazetar shqipetar e shqeteson me kaq shume prishja e statusit”ne vend numuro”e Kosoves?Kete Mero se shpjegon qarte. Ai shqetesohet se Thacin po e genjejne me luge bosh,shqetesohet se shqipetaret e maqedonise do jene me te vendosur per te kerkuar me shume autonomi apo shqetesohet se serbet do marin pjese te Bosnjes?.Shqetesohet se Hungarezet do marrin ndonje pjese Serbie?Cudi sa larg shkon shqetesimi i Meros..Shqetesohet se nis lufta.Luftrat nuk nisin kure pa aprovim nga amerikanet apo ruset..Sqaroje,sqaroje c te mira e c te keqija kane shqipetaret nga kjo mareveshje.Kemi nevoje ta dime c mendon nje botues e nje nga gazetat me te lexuara online.
    Greqia i spastroi dhe asimiloi shqipetaret (shihni gje CAMERI ),s ka probleme kufijsh.Serbia s mundi ta beje plotesisht dhe rezultati eshte ky qe shohim KOSOVA.Maqedonia dhe Mali i zi s kane bere pastrimin etnik dhe jane ne ankth se nje dite do kete ndryshim kufijsh. Per c arsye ne kete bote Kosova duhet te mbaje Mitrovivcen e veriut?Ajo nuk eshte e afte as ti spastroje as ti asimiloje Serbet?Per c arsye duhet te qendroje me zemer ne dore sot e neser ne vijimesi? Ka boll serbe brenda Kosoves qe mund te”shkrihen” ne shumicen.Por keta qe jane ne kufi me Sebine s ka perendi qe i ndalon te enderojne e luftojne per liri nga Kosova.Nuk ka Sali ,Albin,apo Mero qe i ndal.Thaci e ka te humbur Mitrovicen.Zotesia e Thacit eshte te shkepuse ndonje cope te banuar me shqipetare prej Serbie…Do jete hero po ta beje.

  4. frida says:

    Plera Sali,kudo që shkel e shkon,mbjell urrejtje. Hashim Thaçit i lumtë për të krijuar marëdhënie të mira me fqinjët. Me sytë e mëndjen e Saliut dhe Kurtit,të gjithë Serbët janë fajtorë për atë ç’ka ndodhi e që e di gjithkush. Urrejtja e këtyre të dyve,po të kthehesh në retosprektivë të kohës,shikon vetëm tensione,djegie e shkatërrime. Provokatori Berisha i fut hundët deri në kompetencat e një presidenti të një shteti,vetëm e vetëm për bilitet se vetëm kështu është i gatuar,për pabesi,për shantazhe. Kurti para se të vijë të qajë hallet ke berisha, të konsultohet më mirë me ndërkombëtarët. Të dy bashkë krijojnë atë që populli sheh e dëgjon,dhe që quhet fantazi shpifjesh dhe keqëdashës.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Shume korrekt Mero. Gjej rastin ti them Thacit dhe Vucit qe te insistojne te ulen koke me koke me njeri tjetrin.. Te zgjidhet nje here e perfundimisht ne parime midis dy liderve situata. E kuptoj qe shumica e shqiptareve jane skeptik por pa folur me fqinjin gjerat do calojne.. Kjo s’ka lidhje fare me Bosnjen e as me Krimen. Kjo eshte ceshtje e shqiptareve dhe asgje me shume (te tjeret le ta marrin si shembull apo jo kjo do jete ceshtje e dikujt tjeter)..

  6. Moza says:

    PO ALBINI, Ç’PATI 😳?!

  7. Genti says:

    Shkrimi me kot qe ke bere ndonjeher o Mero. Atje po iken shteti per lesh ti e ke mendjen si duken Saliu dhe Albini…

  8. bislim says:

    Nje gabim fatal i Albin kurtit, i cili nuk eshte aq asket sa e paraqet zoti baze. Albin Kurti e ka ne shpirt karieren me shume se sa vete Berisha. ishtpendet palloit. e i vetmi politikan ne Kosove qe u mbeshtet tek vehabizmi ne politike dhe qe ben shfaqje politike per te ardhur ne pushtet. Ne cilin fjalim apo diskutim Thaci ka thene se do te kete ndarje, se do te kete korigjim kufijsh? Ne asnje fjale te tij. Ai ka shume gabime, por kesaj here eshte ne rregull. edhe Qosja ,armiku i thacit e mbeshtet ne idene e tashme per korigjim…dhe jo ndryshim. Korigjimi eshte kur ndodh ka nje padrejtesi dhe ndryshimi eshte tjeter.

    Albini u bashkua me armikun e shqiptareve ne Kosove. me kundershtarin e madh te UCK-se. I bien pendet palloit.

    Albini te sqaoje se si u lirua nga burgu zedhenesi i Adem Demacit, pse ne burg lejohej te jepte intervista dhe nuk kishte asnje ndeshkim, kur Nait Hasani,pas cdo interviste torturohej deri ne vdekje.

    Mero Baze, e di se e njeh politiken e Kosoves, por nuk e njeh sa duhet Kurtin.

  9. Kombi says:

    QE KURTI ME FLAMURIN E PATRIOTIZMIT , TE NACIONALIZMIT SHQIPETAR , TE SHKOJ DHE TE TAKOJ NJE ANTISHQIPETAR , AGJENT TE SERBISE , KJO ESHTE E PAFALSHME . TURP .

  10. M t q r says:

    Ky shkrim i bie si asokohe qe kane pare fallin ne filxhanin e kafes.
    Por me e bukura eshte qe sot ne at filxhan sherbehet caffe expresso!
    Albini sot takoi edhe Presidentin Ilir Meta edhe ministrin e Dijaspores Pandeli Majko!

  11. NNP says:

    Ky merua coc po lajthit si shpesh kohet e fundit Akoma se ka kuptuar se eshte nje gazetar e jo politikan qe te marr vesh nga taktikat e strategjite e saj.Nuk mund te matet merua me nje koke intelektuale si Albini qe ndeshet ne shesh te burrave me krimin e tradhetine ne Kosove e jo ne faqet egazetes TemaFishta i madh thoshte:Krushkamadh i holle e i gjate/rri ne zanat qe te la yt ate!

  12. Dardan says:

    Une gjithmone kam dyshuar se Albin Kurti eshte perpunuar nga agjentura serbe kur ka qene ne burg. Ai hiqet si ekstremist ne cdo problem politik qe ka Kosova, por populli thote se ekstremet puqen. Edhe ekstremizmi i Albin Kurtit gjithmone eshte puqur me ekstremizmin serb. Takimi me Sali Berishovicin ia hoqi fare masken… Qofsha i gabuar!

  13. nexhat says:

    Po me teper se Berisha qe ka be per Kosoven nuk ka be Shqipetare ne keto troje. Kosova ishte e haruare, Saliu ne cdo takim nderkombetare Saliu fliste per kosoven dhe internacionalizoi ceshtjen e Kosoves, kur keta ne shiperi e kritikojshin nqe Saliu nuk punone per shiperine por ben me teper per Kosoven. Keta qe thone qe jane UDB ash jane me UDB ash se Saliu. Keta jane mbeturinat e komunizmit I cili la Kosoven dhe trojet tjera nen Sllave dhe Greket. sa per kete MeroBazen ky te shkretit I rane edhe floket duke prite qe Saliu te shkoje ne burge. Dikush thote qe Saliu theu embargo nga OKBja, po ju nuk e dini se kosovaret mireshin me bujqesi shumica dhe kishin traktoret per te punuare token dhe u duheshte nafte per to, ju njeren e dini tjetren jo. Ne 96 mbi 30 miljone marka kan hy ne shiperi nga Serbija per te rexu dhe djege Shiperine dhe ato miljona kane ra ne dore te komunisteve te atehershem socialistet e sotshem se ajo eshte partija qe formoi Mugosha qe edhe sote jane nen Kontroll te Serbise shihni Ramen me shpesh ka shku ne Beograde se sa ne prishtine. Serbet e prune ne pushtet se detyruane Meten te leshoje Berishen dhe te shkoje te Rama per te pru Ramen ne pushtet.

  14. Koço says:

    Mendoj se këtu ka tradhëti burra , Mendoj se Kurtit i ka ofruar bashkepunim këlyshi i Bërishës Haradinaj , duke i ofruar ndonjë ofiq të lartë , deri në kapuliim për President të Kosovës , këtij dështakut Albin prej klanit të Radikalëve në këtë qeveri qeverisëse të
    Kosoves sot .

Lini një Përgjigje te Moza Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *