Donald Trump: Sot është një ditë e mrekullueshme, Kim Jong më ka dërguar një letër personale

8 Shtator 2018, 09:58Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se një letër nga lideri verikorean, Kim Jong Un, për të cilën ai beson se do të jetë pozitive, është në rrugë e sipër, transmeton Reuters.

“E di se një letër është duke ardhur tek unë, një letër personale nga Kim Jong Un. Ka arritur në kufi një ditë më parë”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Është duke ardhur. Sot është një ditë e mrekullueshme dhe besoj se do të pranojë një letër pozitive”.

Të dy liderët i kanë nisur edhe më parë letra njëri-tjetrit lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale.

Të enjten presidenti amerikan ka falënderuar Kimin në një postim në Tëitter për deklarim të “besimit të palënkundur për presidentin Trump”.

 

1 komente në “Donald Trump: Sot është një ditë e mrekullueshme, Kim Jong më ka dërguar një letër personale”

  1. asd says:

    Sado i larte (po perdor kete term) te ishte nje njeri nuk do ta meritonte dot plotesisht te udhehiqte SHBA, por Tramp me duket shume i papershtatshem. Ka mentalitetin qe mund ta hasesh tek nje kryetar komune me 500 banore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje