FOTOT: Njihuni me Hong Kong-un, qyteti i super të pasurve me krizë… apartamentesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Hong Kongu zyrtarisht e tejkaloi Nju Jorkun për nga numri i njerëzve më të pasur në botë.

Kështu, ajo shënoi një rritje prej 31 për qind për numrin e njerëzve ultra të pasur që janë me të paktën 30 milionë dollarë pasuri. Të tilla janë 10,000 në Hong Kong, ndërsa në Nju Jork janë rreth 9000. Ndër dhjetë qytete me njerëzit më të pasur në botë janë Tokio, Los Anxhelos, Londar dhe Parisi. Ndërsa nju Jorku ka mbajtur vendin si qyteti më i pasur në botë që nga viti 2011.

Ndër njerëzit më të pasur në botë që jetojnë në Hong Kong janë miliarderë Li Ka-shing, perandoria e të cilëve Cheung Kong (CKHUY) kontrollon portet, rrjetet e telekomunikacionit dhe kompanitë e energjisë në mbarë botën.

Në një shkallë globale, numri i ultra-pasurëve u rrit me 13 përqind në vitin 2017, duke i sjellë ata një total prej 250,000, me një vlerë prej 31.5 trilionë dollarë. Shumica e këtyre njerëzve të pasur kanë fituar mes 30 dhe 100 milion dollarë, ndërsa 2700 prej tyre vitin e kaluar kanë fituar 1 miliard dollarë. Në listën e këtyre njerëzve më të pasur në botë, 14 përqind janë gra, shkruan Business Insider.

Azia, falë Hong Kongut dhe Kinës, ka shënuar rritjen më të madhe në mesin e ultra të pasurve. Ndër banorët e tyre më të pasur janë Jack Ma dhe Pony MaPo, themeluesit e Alibaba dhe Tencent.

“Dinamika e krijimit të pasurisë në peizazhin e madh kinez është e pabesueshme”, thotë raporti.

Sipas vlerësimeve vitin e kaluar, një në shtatë persona që jetojnë në Hong Kong janë milionerë, dhe do të vijojë të mbetet vendi i preferuar për njerëzit më të pasur në botë dhe shtëpia e gati një të tretës së njerëzve më të pasur. Pasuria e atyre që jetojnë në Hong Kong është e shoqëruar me çmimet e pasurive të paluajtshme. Çmimet astronomike me të cilat u shitën apartamentet dhe pasuritë e patundshme përjetuan maksimumin e tyre në nëntor të vitit të kaluar kur apartamenti më i shtrenjtë në Azi u shit me një çmim prej 149 milionë dollarë.

Aktualisht, në Hong Kong mungojnë apartamentet, me një numër në rritje njerëzish që dëshirojnë të jetojnë në qytetin më të pasur në botë. Rekordi u shënua në shitjen e hapësirave të parkimit, ku një vend u ble fillimisht për 430,000 dollarë dhe pastaj u shit dy herë më shumë se çmimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *