Jari qorton superdhëndrin për nxitim në deklarata dhe i kërkon ndjesë Panuçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari ka reflektuar sot për deklaratat e nxituara të një politikani.

Kishte dy raste konkrete.

Rastin e superdhëndrit, Jamarbërit, që i bëri thirrje Lulit të shkonin në Memaliaj se ishte vrarë informatori i kanabisit, dhe rastin e Panuçit, që fitoi ndeshjen me Izreaelin.

Për të reflektuar ndaj këtij fenomeni, Jari shkruajti:

“Dëgjo dy vetë, e shkruaj si di vetë”.

Dhe më poshtë vazhdoi sqarimin e tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Me këtë postim dua t’i tërheq vemendjen miqve të mi politikanë, që duhet të dëgjojnë së paku dy vetë para se të flasin.

Unë tashmë këtë e kam bërë traditë.

Dëgjoj një herë Doktorin, dëgjoj dhe Lulin, pastaj shkruaj.

Në një rast u nxitova se dëgjova vetëm Doktorin dhe shava Panuçin si sharlatan.

Dje në ndjeshjen e parë ai fitoi.

Tani s’di ç’ti them, se është tamam ai rasti i Vasil Rucit në Vlorë me Barcelonën, kur tifozët që e shanë nga motra në ndeshje,  u kthyen tek shtëpia e tij pas ndeshjes, dhe poshtë ballkonit këndonin:

Kapiten, i madhe je!

Motër q.. jemi ne!

Po më keq më duket se i ndodhi Jamarbërit.

Ai dëgjoi Doktorin që djali i vrarë në Memaliaj, raportonte kanabisin, dhe i bëri thirrje Lulit të shkojnë në seancën e radhës në Memaliaj, të nderojnë kujtimin e heroit antikanabis.

Por ja tani policia arrestoi babë e bir, që e kanë vrarë për çështje pronash.

Mirë që Luli i merr punët ngadalë e nuk nxitohet, se do ta kishim në Rabije sot.

Ndaj është mirë të dëgjosh gjithmonë dy vetë e të shkruash si di vetë.

Dëgjo Doktorin, dëgjo dhe Lulin pasaj shkruaj ca të duash.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *