Jepet vendimi ndaj këshilltarit të fushatës “Trump”: Dënohet me 14 ditë burg, zgjodhi interesat vetjake dhe sakrifikoi interesat e SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

George Papadopoulos, ish-këshilltar i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, veprimet e të cilit ishin shkas për hapjen e hetimit rreth ndikimit rus, u dënua me 14 ditë burg të premten. Gjykatësi që dha vendimin tha se zoti Papadopoulos kishte zgjedhur interesat vetjake dhe sakrifikuar interesat e vendit.

Dënimi i George Papadopoulos-it ishte shumë më i lehtë nga dënimi maksimal prej gjashtë muajsh që kërkohej nga qeveria, por dënim më i rëndë nga sa kishin kërkuar avokatët e tij. Megjithatë, avokati mbrojtës Thomas Breen tha se vendimi ishte i drejtë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me vendimin e gjykatësit. Mendoj se ai mori parasysh të gjitha faktet. Disa njerëz mund të mendojnë se dënimi është i lehtë, ndërsa disa se është vendim i tepërt. Por nuk kam dyshim në mendjen time se gjykatësi vendosi për dënimin që ai mendoi se ishte më i drejtë” tha avokati.

Gjykatësi amerikan Randolph Moss tha se mashtrimi i Papadopulos-it “nuk ishte gënjeshtër fisnike” dhe se ai kishte gënjyer sepse donte një vend pune në administratën Trump dhe nuk donte të rrezikonte këtë mundësi duke u lidhur me hetimin rus.

Papadopoulos, i pari ndihmës i fushatës së zotit Trump i dënuar si pasojë e hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller, tha se ndihej “thellësisht i turpëruar” që i kishte gënjyer agjentëve të FBI-së kur ata e morën në pyetje vitin e kaluar, dhe pranoi se veprimet e tij mund të kishin penguar punën e tyre.(REL)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Jepet vendimi ndaj këshilltarit të fushatës “Trump”: Dënohet me 14 ditë burg, zgjodhi interesat vetjake dhe sakrifikoi interesat e SHBA”

  1. Titi says:

    Tema vazhdon lajmet Pordhe me Rigon.Per keta hajdutet ketu sja mba bytha te thote nje fjale,e ka hallin ke Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *