Mbyllet shkolla në vendlindjen e Asdrenit, banorët: Jemi pakësuar si fshat

8 Shtator 2018, 16:33Sociale TEMA

Shkolla në vendlindjen e Asdrenit do mbyllet. Pas 92 vitesh, institucionit të dijes në Drenovë do ti vendoset kyçi dhe nuk do të presë nxënës për vitin e ri shkollor!

Shkak për këtë është bërë rënia e numrit të nxënësve nga emigracioni.

“U mbyll shkolla. Banorët e fshatit janë pakësuar. Kushtet ekonomike i detyrojnë njerëzit të ikin jashtë dhe fëmijët i marrin me vete nuk i lënë në shkolla”, shprehet një banor.

Vite më parë në këtë shkollë mësonin 700 nxënës, sot vetëm 20 prej tyre kanë mbetur në fshat.

Ata do ta vijojnë arsimin në shkolla të tjera ose në qytetin e Korçës.

Në fshat kanë mbetur vetëm më të moshuarit që shprehin keqardhje.

“Na vjen keq, kam dy nipër të vegjël. Nuk kanë kopësht, nuk ka shkollë. Rrinë në shtëpi”, tregon një banor.

Shkolla 9-vjecare Kiço Grabocka është ndërtuar në vitin 1926, me kontributin e drenovarëve të emigruar në SHBA.

Investimet aty kanë qënë të shumta duke e kthyer në model këtë shkollë, por këtë vit asaj do t’i vendoset dryni përfundimisht.(oranews)

6 komente në “Mbyllet shkolla në vendlindjen e Asdrenit, banorët: Jemi pakësuar si fshat”

  1. SHABAN MARINA says:

    Lamtumire Drenove! Drenove mbetet.emer trualli pa Drenovare.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Kemi filluar ti ngjajme gafores,e cila shkon mbrapsh.E zhdukem dikur analfabetizmin,tani do e “rivendosim” perseri.Lum Shqiperia per “perparimin” dhe kujdesin qe tregon per “ruajtjen” e trashegimise…

  3. ME EMER says:

    .. nuk ka gje shqetesuese pasi drenovaret kane marre pashaporta greke , si ata qe dine gjuhen vllahe qe s`ka fare lidhje me ate greke , ashtu dhe shqiptaret ..! megjithese disa boshlleqe i ploteson dhe burgu i Drenoves , me shkollen qe funksionon rregullisht ne te ..! .. Me shqeteson vetem fakti qe kenga karakteristike korcare ” nje dite shkova nga Drenova , PASHE NJE VAJZE TE RE ” , nuk ka me kuptim ..!

  4. Hanem says:

    Mos more deri ketu!
    Pse e bete kete menxyre tani qe qeveria vendosi te harxhoje miliona per “100 fshatra turistike”?
    Po kur keni ikur ju,cfare kane bere tropojanet e Vicidolit?
    Cfare popull jeni ju qe qeveria mendon te sjelle miliona turiste aty,ndersa ju ia mbathni pa pyetur njeri!
    Si nuk i keni pare ata 500 te rinjte qe ministri i Turrizmit Klosi i mbodhi per t’ua nxjerre para turisteve duke u buzeqeshur,qe te vijne prap ketu?
    Do thoni ju qe qeveria para se t’ua nxirrte te rinjte turisteve,te kishte ardhur me pare tek ju qe t’u degjonte se cfare hallesh keni,por ja qe nuk e ka menduar kete variant!
    Fajin e keni vete se kryeministri u shqye duke ju thene qe t’i shkruani portalit kryeministror,por ju justifikoheni kot se nuk keni kompiuter e internet!
    Pse per kaq pak gje mbetet ju?
    Po shkollat i mbushi me kompiutera Berisha ne kohen e vet dhe ju thoni nuk keni!
    Qeveria ju ka garantuar bashkeqeverisjen,por ne se ju nuk doni te beheni pjese e qeverisjes,nuk eshte faji i qeverise!
    Mos kujtuat ju se kjo bashkeqeverisja do t’u bente zv.ministra juve?
    Mbajeni veth ne vesh,se edhe gomarin e ftojne ne dasem,por per te mbajtur uje e dru e jo per krushk!
    Keshtu edhe ftesa e qeverise per bashkeqeverisje!

  5. Treni says:

    Analfabetizmi e zhduku vetem socializmi,ndersa keta te sotmit perfaqesojne feudalizmin demokratik!
    Tani nuk u duhet shkolla te gjithe popullit por vetem nje grushti sundimtaresh.
    Se pastaj po u beme “une zot e ti zot,po gomarin kush e kullot”?

  6. DETAR BREGU says:

    O BARDH TE ZBARDHSHA TRUTE E KOKES.
    GAFORRJA NUK SHKONBRAPSHT POR ANASH…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje