Mish i kalbur nëpër dasma, AKU bllokohen disa restorante që shërbenin jashtë çdo lloj kushti

8 Shtator 2018, 17:11Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Ndërsa janë mbyllur disa lokale dasmash në Dibër, Përmet dhe Fushë-Krujë. Bllokimi ka ndodhur për shkak se mishi që përdoret në këto restorante dasmash është pa origjinë të sigurt.

Ndër të tjera në këto lokale është vënë re që kushte higjeno-sanitare janë jashtë standardit të kërkuar ku myku dhe lagështira janë të pranishme në ambientet e gatimit. Ndaj subjekteve abuzuese është marë mas administrative gjobë deri në mbyllje të aktivitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 131 kg mish të pa certifikuar në një lokla dasmash në Fushë-Krujë. Ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë prej 600.000 lekësh të reja. Ndërkohë ajo që duhe t’i kujtojmë AKU-së para se të kryej inpektime në lokalet e dasmave, i kujtojmë që në tregjet e kafshëve, gjëja e gjallë vazhdon të shitet pa numër matrikulli dhe certifikatë veterinare.

2 komente në “Mish i kalbur nëpër dasma, AKU bllokohen disa restorante që shërbenin jashtë çdo lloj kushti”

  1. ja ky mish i terboj shpellaret
    qy kan dal jashte kontrolli .
    Vaksinen ne koke te pushojne

  2. Daku says:

    Shyqyr qe i teket AKU-t qe te kontrolloje ndonje dyqan se nuk justifikojne punen dhe rrogen e tyre. Po 25 vjet çfare ka bere AKU? Te pakten te hapin syte e veshet ata debila qe jane te bindur se ne shqiperi mund te hash bio dhe te fresketa.
    Ne shqiperi ka vite qe nuk gjen me jo vetem ushqim te mire po as ajer te mire e jo me karburante, uje te mire. Dhe i gjithe faji eshte i vete shqiptareve qe suan te behen bosa ne pak kohe duke shkelur me kembe jetwn dhe shendetin e te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje