Mjekët japin alarmin: Kujdes! Këto janë sëmundjet që po vrasin shqiptarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Stili i jetesës, ushqimet me aditivë, apo hormone ka rritur sëmundshmërinë.

Dr. Diana Hysi është mjeke familjeje dhe ajo tregon se rezultatet që dalin nga kontrolli bazë mjekësor ka evidentuar raste të shtuara me sëmundje të ndryshme, të cilat pacientët nuk i dinin që i kishin.

Problemet kardiovaskulare dhe diabeti, përveçse sëmundshmëri në rritje, po prekin edhe moshat e reja.

“Mund të zbulohen sëmundshmëri të ndryshme të gjakut apo edhe anemi të vendosura prej kohësh që njerëzit nuk i dinë. Pothuajse muaj për muaj kam raste të reja të zbuluara nga check up-i me diabet. Përveç diabetit, janë anemitë e ndryshme që për shembull unë mund të mos ta kem ditur dhe pacienti ka thënë po doktoresha unë prej vitesh e kam këtë problem. Sëmundjet kardiovaskulare, kemi pasur probleme që e ka bërë ekagenë. Apo sëmundjet e tiroides së fundmi”, thotë mjekja Diana Hysi.

Edhe sëmundjet e veshkave apo anemitë në gjak nuk mbeten më pas.

“Ka pasur goxha raste të tilla që nuk e ka ditur, sepse pamjaftueshmëria e veshkës në fillimet e saj nuk të jep asnje klinikë, asnjë shqetësim, ti nuk kupton asnjë gjë. Kjo është e gjithë benefiti që marrim ne nga një analizë paraprake që ia japim pacientit dhe kur ai ndjehet mirë. Është më e mira të parandalosh, sesa të mjekosh”, vijon doktoresha.

Ende në popullatë nuk është krijuar eduakata mjekësore për kontrolle rutinë tek mjeku edhe kur nuk ndjen ndonjë shqetësim shëndetësor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Mjekët japin alarmin: Kujdes! Këto janë sëmundjet që po vrasin shqiptarët”

  1. Leon Rrapini says:

    Shume konfuz ky shpjegim. Ngjane si kopjiim i keq nga ndonje tekst i vjeter.

  2. K. M. Tusi says:

    Te pakten nje here ne vit duhet te vizitohesh te mjeku edhe kur ndihesh shume mire.
    Laboratori i mjeksise eshte me i mire se laboratori natural.

    Tani qe filluan kontrollet me te rregullta u zbuluan se popullata nuk eshte aq e shendetshme sa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *