Një sqarim Pëllumb Kullës: Mondi e ka ves

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Elvi Fundo

Në një letër publike drejtuar nënkryetarit të Partisë Demokratike, shkrimtari, skenaristi, njeriu i letrave, i humorit, i madhi Pëllumb Kulla nga SHBA i drejtohej Edmond Spahos.

Një letër që kishte brenda gjithçka është Pëllumbi, artist dhe një shkrimtar i veçantë, ku ironia dhe sarkazma e fut tehin aq thellë, a thua se është një thikë në plagë që vetëm e trazon dhe e trazon.

Buzëqeshje duke e lexuar, por edhe njëkohësisht kuptoje realitetin e neveritshëm të një pjese të mirë të politikës shqiptare, përfshirë këtu mazhorancën dhe turpësisht edhe opozitën, thjesht estabilishmentin e neveritshem.

E në vend që të kishim një opozitë alternative dhe me vlera, kemi një opozitë që ka nevojë për letra, si ajo e djeshmja, shkruar nga Pëllumb Kulla.

Në fakt, nuk ishte një debat. Ka pasur një letër, ose më saktë ka pasur një publikim të një shkrimi të Pëllumb Kullës, të kohëve më pare, të përsëritur në gazetën Dita, i cili ka bërë që Edmond Spaho të shkruajë disa rreshta dhe të reagojë ndaj tij.

Në fakt, Pëllumbi i ka kthyer menjëherë përgjigje Edmondit, por ndoshta këtu ka një problematikë, që lidhet me Pëllumbin.

Zoti Kulla nuk e njeh Edmond Spahon, se në fakt po ta njihte nuk do t’i kishte bërë atë letër aq të gjatë, megjithëse Mondi nuk meriton ate.

Por, po ta njohësh dhe po ta analizosh, me kalimin e kohës e kupton dhe thua se “ky nuk e meriton t’i shkruash asnjë letër”.

Nuk ja vlen sepse mjafton ta shohësh si “profesorin” që e tall dhe e neverit Edi Rama, si “kllounin” e vogël që e tall dhe e neverit Lulzim Basha, si “skuthin apo kërmillin” e neveritshëm që Berisha e merrte sa afër e larg, e shpesh i binte me shpulla.

Si të paaftin e të pavlerin, shërbëtorin e ish-diktaturës, njeriun që ende nuk e ka hapur dosjen e tij turpësisht, megjithëse ajo s’ështe se ka ndonjë vlerë edhe po ta hapësh. Tashmë dosjet janë fshirë, por një nënkryetar partie me dosje të pahapur është edhe Edmond Spaho.

Do ta kuptonte Pëllumb Kulla, po edhe çdo person tjetër se nuk ja vlen të merresh me Edmond Spahon. Në fakt Pëllumb Kulla, nuk e di që Edmond Spaho duke u sjellë si një kërmill i vërtetë ka mundur të ngjitej aty ku ndodhet dhe këtë e ka bërë që në ditët e para të ardhjes së demokracisë, e ka bërë kur është ngjitur në grada dhe është bërë zv.ministër apo ministër. Më pas duke u marrë me fondacione të lidhura me Sorosin, e më tej duke zënë poste në PD, duke ndenjur në hije e duke tentuar të bëhet me grupet “armiqësore”.

Duke luftuar si skuth për të kapur diçka me vrap ikte pas Bamir Topit sepse nuk e përfillte Berisha, Bode apo Topalli. Dhe pastaj kur doktori e telefononte, ishte gati të vishte bebelinat dhe duke u permjere të shkonte me vrap aty ku i thoshte Berisha. E këtë e ka bërë disa herë. E vazhdonte, e vazhdonte thjesht me ambicjen qe si një kërmill të ngjitej lart.

Duhet ta shohësh kur flet në telefon me Berishën që ta kuptosh se kush është, duhet ta shohësh kur flet në telefon me Bashën që ta shohësh se kush është. Duhet ta shohësh pa pushtet dhe si skuth për ta kuptuar sesa vlen ai.

Megjithëse një burrë, mbi të 60-tat, që duhej të ishte në një klasë performance politike, ai ka zgjedhur të jetë një kërmill.

Mondi e ka ves, nuk i iken gjuha ore edhe po mbajti ere vrima ku e ka futur.

Duket si një personazh i ndershëm dhe serioz, por nuk është gjë tjetër Pëllumb, veçse një lëpirës. Nuk ja ka kërkuar kush të të sulmojë dhe të të përgjigjet ty. Mos kujto se i “digjet barku” për Sali Berishën, sepse dje kur ka qënë në Korçë e rrinim bashkë, në konfidenca pas edhe ndonjë gote, nuk linte llaf pa thënë për të.

E shikonte si njeriun më problematik për demokracinë dhe Partinë Demokratike, a thua se i “digjej barku” për PD-në, por e kishte hallin te vetja.  E quante veten të pavlerësuar, si një punëtor të madh. E sulmonte Berishën kur të mundej e si të mundej.

Mos kujto se është një njeri që mbështet Lulzim Bashën, as ka asnjë lidhje me të. Nuk e ka dashur kurrë, përkundrazi, fillimisht ishte kundër tij, por mjaftoi telefonata e Berishës për të kuptuar se ai duhej të ngjitej në krahun tjetër duke u lëpirë. Eci e eci, dhe krejt rastësisht u bë nënkryetar pas disa pazareve të fëlliqura.

Është një njeri që nuk ka shokë, është një njeri që nuk ka miq. Nuk ka më afër asnjë nga ata që ka ndenjur. Shkoni e pyesni në grupin parlamentar të PD-së, t’ju thonë sesa e duan dhe e vlerësojnë si kryetar grupi. Si komunikon me miqtë dhe shokët e tij, ata të partisë, pale të tjerët që nuk i ka ngelur më askush.

Është një vetmitar që kërkon të ngjitet edhe më lart në shkëmb dhe asgjë më tepër se kaq.

Dhe kot në oborret e PD-së nuk i thonë “kërmilli”, sepse e kanë parë që është ngjitur pa e merituar, megjithëse pretendon se është punëtor, dhe madje punëtor i madh dhe ka mbledhur shumë vota, por gjithmonë duke qënë në rol të dytë, apo të tretë sepse vetë për të drejtuar është kaq i aftë sa ç’e shihni ju.

Nuk di të bëjë gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm të reagojë ndonjëherë që t’i pëlqejë Berishës apo të zbatojë me përpikmëri urdhërat e Bashës. Ai e di shumë mirë se duke u sjellë si kërmill mund të vazhdojë të qëndrojë aty ku të jetë, sa të ketë mundësi.

Pensionin e ka siguruar, tani i duhet edhe një mandat në pushtet, të zgjidhë edhe ca halle nga ato që ka zgjidhur në pushtetin e djeshëm të PD-së, edhe nga ato halle që i kanë zgjidhur edhe këta të PS-së. Edhe Taulant Balla që e sulmon në konferenca shtypi. Edhe Edi Rama që i thotë “profesor”, edhe ndonjë ministër socialist që e ka përzemër “kërmillin” e PD-së.

Ky nuk na prish punë, “përshesh me kos ha, kështu që le t’i japim një lugë të ngopet dhe Mondit”.

Ky është Edmond Spaho, Pëllumb Kulla dhe prandaj nuk ke pse shqetësohesh hiç dhe nuk ke pse i kthen letra. Mos u merr me ata që s’duhet të merresh. Mos e ul nivelin tënd në nivelin e kërmijve të politikës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Një sqarim Pëllumb Kullës: Mondi e ka ves”

  1. Jul says:

    I ke thënë , të tëra.
    👏👍🏻

    1. Skypion says:

      Thote gazetari Fundo: ” … shkrimtari, skenaristi, njeriu i letrave, i humorit, i madhi Pellumb Kulla…” !
      – Shkrimtari… c’shkrimtar ziu more Fundo? Eshte fjale e madhe kjo per nje bejtexhi soc-realist . Edhe ne mizerjen e letersise socialiste ,megjithate, kishte njefare hierarkie vlerash, nese mund te quhen te tilla ato pocaqite e gerditshme; Kulla ishte i nivelit te bejtexhiut te realizmit socialist.
      – Njeriu i letrave… po c’i letrave more Fundo? Qe kur bejtexhinjte e kooperativave na quakeshin njerez te letrave, more aman?!
      – Skenaristi… po, ishte skenarist (prape fjale shume e madhe per nje katundar, po nejse) i skeceve fshatareske, ku, sipas porosise nga lart, goditeshin veset e burokrateve, por deri ne nje fare niveli ama … te cilin nivel e percaktonte shume qarte udheheqja, te cilin percaktim pellumbthi yne e dinte shume mire; ne kohen e sotme, burokratet e ketij niveli, quhen “peshq te vegjel”… i ka “masakruar” duke i ndukur pellumbthi yne i nderkryer keta peshq te vegjel te diktatures… ne ate kohe duartrokitej nga udheheqja per punen e mire, sipas porosise kuptohet, qe bente … kurse sot, po me ate pune qe levdohej nga udheheqja komuniste, mburret se na paskesh goditur te metat e regjimit te saj…!!! Pellumb pehlivan ky.
      – I humorit… po, i humorit te gerditshem kooperativist, soc-realist … i humorit qe nxitej nga vete diktatura per te bere te buzeqeshnin te mjeret; qe u servirej si melhem buzeplasurve nga skamja dhe mjerimi; pikerisht kete lloj humori bente pellumbthi yne.
      – I madhi Pellumb Kulla… po more Fundo, per ty mund te jete i madh, se je zotrote i vogel dhe, sidomos, provincial; sepse, i cuditshem zoteri gazetar i djathte, vetem provincialet mund te pelqejne skecet katundareske te Kulles; dhe gaztorin qe i ben, njeri te madh.
      Zoteri i nderuar, ju lexoj kur me jepet mundesia, dhe nuk kam ndonje ndjesi pro apo kunder; por kam vene re qe keni nje mllef te madh ndaj sojit te cilit vete thoni se i perkisni, pavaresisht se mund te justifikoheni qe sulmoni vetem individe te vecante, por po behen shume keta individe, aq shume, s te ben te dyshosh tek qellimi fisnik i dashurise ndaj se djathtes.
      Nuk e njoh zotin Spaho, sic e njihkeshit ju; vetem nga c’kam degjuar e pare ne media, dhe nuk me duket burre i keq.
      Por, te vesh gjer atje,sa te quash burre te madh sorre-pellumbin tone, vetem e vetem per te share Spahon, kjo , jua them me sinqeritet, eshte mese e tepert.
      Po si more Fundo, si mund te jete i madh nje sorre-pellumb qe , ne ditet me te zeza te mjerimit, u krrakiste ne vesh shqiptareve : gezohuni o njerez dhe qeshni me skecet e mia… se jetojme ne kohen me te lumtur … ne kohen e Partise!

      1. ta says:

        te duket vetja me i zgjuar?

      2. Ervini says:

        Hoxha te ngeli hatri se shau nenkryetarin?!?!

      3. Ermal berati says:

        Skypion, te gjithe keta qe kane dhene mendime dhe analiza jane me emer dhe mbiemer kurse ti je nje i p vlere kur fshihesh mbas pseudonimeve . Pra nuk ja vlen as te kthesh pergjigje as te marresh seriozishte cfare ke shkruar, Je nje by..h lepires i familjve te atyre grupeve mafize qe ne emer te demokracine shkaterruan shqiperine, dhe e kane kthyer ne nje vend qe prodhon vetem prostitucion dhe canabis.

  2. Komunist i Penduar Thellë says:

    KEsaj i thone, ai i gjujti atij me mut, ai tjetri e mori mutin e boni top e ia ktheu mrapsht atij te parit. Del nje tjeter qe i vjen keq qe nuk i kane gjujt me mut dhe i mush menjen atij te parit qe ky i dyti kishte shtuar edhe nga muti i vet kur ia ktheu mutin mrapsht. Mjaft or rrota cari bote si kalamajte e vegjel a thu se ketij mileti aty po irref se si gjuheni me mut ju me njoni thetrin.

  3. niki says:

    Pellumbi e tall Spaho-n me humor te holle .

  4. Koço says:

    PD dikur shprese e besim i munguar tashmë ,zgenjimi më i pa merituar i ketij populli tashm qartazi dihet botërisht seka qene dhe eshtë nje bande anti shqiptarësh , mercenarë , misjonarë të shkatërimit të punës, djerses , gjakut e veprave 50 vjecare të këtij populli .Sot kjo ish PD ështe strukturuar si një Bandë Mafjozësh , Maskarenjeshtë ciëet nuk perfaqësojnë asnjë qytetar të ndershëm dhe me pesë pare mend në këtë vend .E vetmija dritare e llogore e bërjes së betejës se saj Bande e Banditeve të saj janëdisa Media të shkruara apo vizive tëcilaj janë këthyer ne autopolantë , intrigash , shpifjesh ,dashakeqesirash , çoroditëse , destruktive të kesaj bande tashme ndyrësirash të pa fytërësh , të cilët detyrimisht duhettë shporen nga jeta e shqiptarëve e të mundesohet krijimi i një Partie Të Vërtete Demokratike Me Një Shtet Ligjor të se Drejtëse i cili keta Horat me Sahliun dhe gjithë shputa e tyre të japin llogari per gjithë të zezat , vrasjet ,vjedhjet e shkatërime e pronës e popullit .Këtyre Kërmillave , Hardhucave , Zhapikëve , Shushujave , Kameleonësh të nje poltiikë bërësish, anti shqiptarëve Sërbo Otomnësh Xhiadistësh .

  5. fati says:

    Upupu, ç’i paske punu Mondit. Çfare krehje i paske bo, lart e poshte, majtas e djathtas..fene ia paske lujt. Ka dale Mondi lakuriq, kermill i vertete por pa “levozhgat” mbi kurriz.

  6. Emigranti says:

    zoti pellumb kulla, me kaakterin qe ka, intelegjencen, atdhedashurin, ka nderuar dhe nderon , jo vetem veheten etij, por edhe kombin shqiptar. zoti kulla jini nderi i kombit. shendet e jet. edmond spahua, ishte dhe mbetet nje servopruzhina, nje qen i zgjebosur

  7. Berti says:

    Po çmerreni me Mondin nje cope servili i papare me Bashen nje kulluf qe te gjithe tallin lesht me te ne PD.
    Nje sherbetor i pervuajtur.

  8. Alban Dega says:

    NJE ZGERLAQJE SHEMBULLORE !

    E ka shumezuar me zero !
    Popullorce: e ka shkerdhyer ne 4D
    4 Dimensione : Para Mbrapa Lart Poshte ose PMPLP !
    Ndaj miqesisht e quajta dje jo Pellumb Kalaja jo Pellumb Kulla…
    Kulla eshte shume vogel, shume e ulet per nje Kala te humorit, sarkazmes, kultures, talentit te Pellumbit !

  9. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: September 8, 2018 at 7:50:57 AM EDT
    To: [email protected]
    Cc: [email protected]
    Subject: PELLUMB KULLA

    NJE ZGERLAQJE SHEMBULLORE !

    E ka shumezuar me zero !
    Popullorce: e ka shkerdhyer ne 4D ne 4 Dimensione : Para Mbrapa Lart Poshte ose PMPLP !
    Bashke me te edhe kullen e Vicidolit dhe doren e zeze te UDB-es serbe ne krye te PD-se dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Milloshevicin
    Ndaj miqesisht e quajta dje jo Pellumb Kulla jo Pellumb Kalaja…
    Kulla eshte shume vogel, shume e ulet per nje Kala te humorit, sarkazmes, kultures, talentit te Pellumbit !

  10. spartak says:

    O Elvis .
    I bëra një koment të vockël shkrimit të Z.Kulla , se s’desha të zgjatesha, si dhe për faktin se ai vjen e shkon , dhe disa gjëra jo se nuk i kupton , por nuk i koncepton dhe perfytyron dot .
    O Elvis djali . Këtu shahen e përgojohen deputetë , ministra , kryetarë partish , kryeministra e presidentë me epitetet dhe fjalorin e ulët prej rrugaçësh që mos e pyet për vehte , familjarë , e mos e pyet dhe nuk mban përgjegjësi e jep llogari asnjë . Pse ? Se kështu duan këta dhe kështu i pëlqen .
    Por edhe mediat janë më keq me sharje , shpifje e lloj lloj banalitetesh , si edhe kjo ku po shkruajmë tani unë e ti .
    Unë , ti e gjithë të tjerët , që jetojmë në këtë vend , i kemi parë e dëgjuar , po i shikojmë e dëgjojmë dhe do ti shikojmë e dëgjojmë prap këto yrneqe . Ne , në përgjithësi , e kemi aq edukatë e kulturë sa që ndaj shokëve , miqve e njerëzve me të cilët na lidh puna , të mos e çojmë gojën në rryp . Shumica e politikanëve dhe e deputetëve tanë janë komplet s’façiato e ne s’na bëjnë më përshtypje ç’farë nxjerrin nga goja dhe shkruajnë .
    Kjo është ndryshimi që Pullumb Kulla nuk e imagjinon , me gjithë se vjen herë pas here , nga vende me kulturë politike e demokraci reale .

  11. per te ardhur keq says:

    Na turperoj Korcen ky derrka i derrkes.

    1. Goni says:

      Mos,mos se eshte gjynah!

  12. Gazetari says:

    Nga menyra sesi shkruajne, duket qe ky Mondi eshte shume me lart sesa keta te dy. Ky Fundi qenka llum, fare, fare.

  13. Lymi i Tutit says:

    Elvi,e ke qare “figuren” e ketij qe nuk vlen ti permendesh as emrin….E tmerrshme,te komentosh ES,ku eshte katandisur politika te ne….me shume vuajne ata qe i njohin tipat si ky….Ta kesh afer ne Kafe,duhet te nderosh tavolinen…Nuk kemi cbejme na ka zene,nuk eshte ky i vetmi…Lymi i Tutit

  14. USA says:

    SPAHO NJE BURRE KURV NJE PEDERASTMUTI TIP SHKERDHATE

  15. Alban Dega says:

    NJE ZGERLAQJE SHEMBULLORE NE 4D

    E ka shumezuar me zero !
    Popullorce: e ka shkerdhyer ne 4D ne 4 Dimensione : Para Mbrapa Lart Poshte ose PMPLP !
    Bashke me te edhe kullen e Vicidolit dhe doren e zeze te UDB-es serbe ne krye te PD-se dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Milloshevicin
    Ndaj miqesisht e quajta dje jo Pellumb Kulla po Pellumb Kalaja…
    Kulla eshte shume vogel, shume e ulet per nje Kala te humorit, sarkazmes, kultures, talentit te Pellumbit !

    1. Komunist i Penduar Thellë says:

      O Hamdi Dega, o debil, po ti kujton se rrobt nnuk kane pune tjeter vec te shofin idiotizmat e tua nga 3 – 4 here. Del e tepron nje here o debil i thartuar.

  16. Konti i Monte Krrabes says:

    Edmondua ngjan si klluf prezervativi

  17. Labi says:

    Kuptoj nivelin e kombit tim nga fakti qe : pelqen “humorin ” e ketij Kulles.
    Nuk ka bere kur humor ky delenxhi , qe na merziti njehere ne dy jave me brockullat dhe pasionin anti Sali ne gazeta .
    Nuk me shijomte ateher3,me pak akoma (kuptohet) sot.
    Me neverit tendenca e tije per t’u paraqitur , apo lene te tjeret t’a paraqesin si te persekutuar,sharlatan burre, merte eloded e kokave te partise ne Fier pas cdo skeci me balliste.
    Sot Shqiperia eshte ne faze nostalgjie,kjo shpjegon dashurine per “artin” artin e ketij delenxhiu.
    Sa per Spahon, kermilli eshte gjetje e duhur ne photo.

  18. Goli says:

    Nuk ka asnje shoke ne pd,por eshte kryetar grupi?!
    Nuk e do saliun,por saliu e merr ne telefon se i do voten per lulzimin????????!!!???????????!!!!!!!!
    (Do “nje” vote lulzimi ne pd….gallata e shekullit)
    Nuk e do bashen,por basha e ka zevendsin e tij???
    Nuk e do pd-ja,por e ben deputet?!
    Nuk e duan pd-ista,por e zgjedhin ne kryesi?!
    Nuk e donte berisha,por e beri minister?!?!
    Ti qe e ke shkruar, ose nuk ke lidhje me realitetin ose ke shkruar pershtypjet e tua pa u thelluar.

    Kaq

  19. SKYPION says:

    SKYPION .
    E KE QA O ELVO!

  20. ppa says:

    e ke bere mut per pula….e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *