Psikologët e njerëzve më të pushtetshëm: Ja si e humbasin udhëheqësit kontaktin me realitetin dhe çrregullimet e inteligjencës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

A e humbasin udhëheqësit kontatin me realitetin kur veprojnë të udhëhequr vetëm nga etja për pushtet?

Sipas psikologut Guy Claxton, profesor i shkencave mësimore në Universitetin e Winchesterit, veprimet e tyre mund të kenë të bëjnë me “çrregullime të inteligjencës”

Udhëheqësit botërorë akuzohen shpesh herë për arrogancë, apo për përdorim të pushtetit në mënyrë arrogante, dhe duke u shërbyer vetëm interesave të tyre. Liderët dhe menaxherët në jetën publike rrallëherë i shpëtojnë kritikave, kur marrin vendime që nuk janë popullorë. “I ka rënë pushteti në kokë”, është një akuzë që dëgjohet shpesh herë.

Pra, a e humbasin udhëheqësit kontatin me realitetin, kur veprojnë të udhëhequr vetëm nga etja për pushtet? Sipas psikologut Guy Claxton, profesor i shkencave mësimore në Universitetin e Winchesterit, veprimet e tyre mund të kenë të bëjnë me “çrregullime të inteligjencës”.

Gjatë një konference të Shoqatës Mbretërore të Mjekësisë, me titull “Intoksikimi i pushtetit”, Profesor Claxton thoshte se inteligjenca njerëzore është e përbërë nga katër sisteme të ndryshëm mendorë, që funksionojnë në harmoni mes tyre. Kur njëri prej këtyre sistemeve nuk përdoret, procesi i vendim-marrjes mund të bëhet i pabesueshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

Në vend që të analizojnë veprimet, të kontrollojnë pasojat e atyre veprimeve dhe të flasin për vendimet që marrin, udhëheqësit shpesh herë priren nga vendim-marrja impulsive – dhe pikërisht në këtë mënyrë mund të hedhë rrënjë arroganca. “Asnjëri prej këtyre sistemeve nuk është i pagabueshëm. Nevojitet një kuartet xhazi i tyre, për të arritur inteligjencë të plotë njerëzore”, thotë Profesor Claxton.

Rrezik

Kur flitet për qeveri dhe kryeministra, ky dështim i inteligjencës krijon nevojën për të gjetur mënyra që të mos lejohet pushteti të dalë jashtë kontrolli, si për shembull House of Lords në Angli që kontrollon pushtetin e House of Commons. Por, kur individët janë në pozicione me pushtet të madh, atëherë ka rreziqe të tjerë, thotë profesori.

“Politika mund të bëhet e rrezikshme. Udhëheqësit kanë pushtetin që të krijojnë luftëra”. Kur pjesa tjetër e botës e bën të ditur se nuk u pëlqen ky lloj lidershipi, atëherë këta udhëheqës përpiqen të përdorin, atë që Prof Claxton e quan “arrogancë mesianike”. “Ata e zhvendosin lidershipin në një sens përulësie, sikur të jenë duke dëgjuar një zot të brendshëm, apo një fuqi më të lartë kur marrin vendimet e tyre”. Këtu kemi të bëjmë me shfaqjen e vetëmashtrimit dhe një ndjesi vetëvlerësimi. Për të luftuar këtë, një sens humori është një mjet i dobishëm, thotë Profesor Claxton.

“Tradicionalisht, njerëzit e pushtetshëm kanë patur një klloun që i vinte në lojë, që bënte shaka me ta, duke i kujtuar në mënyrë të vazhdueshme se janë thjeshtë qenie njerëzore”. Kjo do të thotë se një kujtesë për gabueshmërinë tënde është e domosdoshme kur je udhëheqës, në çfarëdolloj fushe.

Pa ndjeshmëri

Një tjetër rrezik për njerëzit e pushtetshëm është një mungesë potenciale e ndjeshmërisë për të tjerët, një tjetër temë e diskutuar në konferencën e Shoqatës Mbretërore të Mjekësisë. Studimet neuroshkencore kanë treguar se trupi i njeriut reagon kur sheh dikë në dhimbje, duke aktivizuar dhimbjen në skajet e veta nervore, me qëllim që të pasqyrojnë dhimbjen e tyre.

Studime të mëtejshme në këtë fushë tregojnë se nëse një personi nuk i pëlqen një tjetër, për çfarëdolloj arsye, ndjeshmëria ka më pak gjasa të jetë e pranishme. Dr. Jamie Ward, lektor i psikologjisë në universitetin e Sussexit, thotë se pushteti ka të njëjtin efekt. “Ke më pak gjasa të imitosh një person të një statusi të ulët kur je vetë në një status të lartë, për arsye se nuk ke gjasa të identifikohesh apo të kesh ndjeshmëri për ta. Kjo do të thotë se njerëzit e pushtetshëm janë më pak të ndjeshëm”.

The Atlantic – Bota.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Psikologët e njerëzve më të pushtetshëm: Ja si e humbasin udhëheqësit kontaktin me realitetin dhe çrregullimet e inteligjencës”

  1. Peza says:

    I tille eshte sot kryeministri Rama,qe jeton e punon jashte realitetit objektiv!
    Ai jeton per vete,i duket se eshte i afte per te marre vendime te drejta,i duket se te tjeret jsne shume poshte tij si intelekt,nuk degjon keshillat e te tjereve,nuk lexon e meson nga kritikat ne shtyp,koleget dhe vartesit i zgjedh sipas shijes personale dhe servilizmit ndaj tij,nuk i kontrollon gjate punes,por kur dikush gabon ai i hidhet ne gryke duke e poshteruar sikur nuk e njihte fare!
    Rama nuk eshte i lindur per burre shteti,pavaresisht se ka intelekt dhe perdor sofizmin per te mundur kundershtaret!
    Rama nuk di te dialogoje,as te pranoje vrejtje nga bashkefolesit se eshte i pushtuar nga deliri i madheshtise!
    Rama nuk perdor pervojen e te tjereve ne organizimin ,drejtimin dhe kontrollin e shtetit,por sajon forma personale,te pa provuara me pare vetem qe te duket si reformator liberal!
    I pelqen te jete prane lidereve boterore,qofte edhe duke shkuar ne wc,mjafton qe te shkembeje buzeqeshje me ata duke e quajtur takim te sukseseshem!
    Rama kurre nuk e permend babain e tij ,personalitet shume te nderuar, ishh deputet dhe artist i popullit ne socializem,por vetem gjyshin e tij ish shofer te satrapit tradhetar A.Zogolli vetem per te bojatisur imazhin e tij prej antikomunisti!
    Rama mungesen me te madhe,qe nuk eshte bere burre shteti e ka se ai nuk eshte aspak IDEALIST por individualist delirant qe kurre nuk punon per mireqenien e popullit te tij,por vetem per imazhin e tij fallco!

  2. Zari says:

    Rama eshte kryeminister qe rron jashte realitetit,i duken te gjithe si argate,e konsideron shtetin si pronen e vet dhe duke qene super arrogant e i pa afte nuk degjon keshillat e te tjereve!
    Moderator!
    Mos e boto komentin ne se nuk jeni te pavarur nga qeveria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *