Babai i Taulant Xhakës: Nuk i ndahem Shqipërisë, këtu e kam pasur gjithmonë zemrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Taulant Xhaka arriti të shënonte një supergol në takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit duke i dhuruar një trepikësh të artë në këtë mënyrë .

Pas ndeshjes, për mediat ka folur babai i Taulantit, Ragip Xhaka i cili shprehet se ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo fitore dhe se rikthimi i Taulantit është fakti që e ka gëzuar më shumë.

Ragip Xhaka shprehet se kurrë nuk i është ndarë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë Shqipëri.

“Ndeshja ishte super, kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe në kushte të tilla nuk mungon suksesi. Me të vërtetë nuk e përshkruaj dot atë gëzim jo vetëm që shënoi Taulanti por që u rikthye edhe nga një dëmtim pas 12 javësh dhe mund të them që ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.

Do të shoh Kosovën dhe do të iki të shoh Shqipërinë në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi gjithmonë e kam pasur zemrën Shqipëri”, u shpreh Ragip Xhaka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Babai i Taulant Xhakës: Nuk i ndahem Shqipërisë, këtu e kam pasur gjithmonë zemrën”

  1. katarakti says:

    Familja Xhaka eshte nje familje patriotesh. Me kujtohet shprehja e nje prej vellezerve Xhaka:”Nuk jam kosovar. Jam shqiptar nga trojet e Arberit”. Qe do te thote se Shqiperia dhe Kosova jane Nje.

    1. Pellumbi says:

      Ka dhe me shume atdhetar,por kometi i babes Tauland Xhakes ka dhee jehone .U shtofshin atdhetaret e ketij vendi.

  2. Lumi A says:

    Bravo Zoti Xhaka. Te falenderojme per ate cfare u dhurojn shqiptarve kudo djemt e tu.

  3. feliks says:

    Po te bejme llogari gjithmone duke kthyer koken dhe kujtesen mbrapa rezulton te kemi pak atdhetare. Pra ta respektojme familjen Xhaka dhe ta fiksojme njehere e mire..

  4. zaim zajmi says:

    PO, OR ZEMËRLUANË!

    Ju duam se jeni gjak arbnor. Gjithë qenia juaj përshkohet nga ndjenja e lartë e shqiptarizmit.
    Jeni trima, jo me llafe. Të kujtojmë Beogradin, të kujtojmë Rusinë. Na dhuruat kënaqësi e krenari,

    Paci uratën e PERËNDISË ILIRE – ARBNORE!

  5. Hosteni says:

    Te behet zemra mal, vetem per faktin nga emrat qe u ke vene djemve….dhe kur shikon pasionin dhe suksesin akoma me shume. Per njerez si familja juaj kane nevoje shqiptaret ane e mbane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *