"Rama bëri ndryshimin e duhur"

8 Shtator 2018, 12:58Politika TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Nëse njerëzia bëri pushim muajin gusht- ministrat e qeverisë kaluan pushimet më të këqija për shkak të sinjaleve se në shtator priteshin ndryshime në Qeveri. Ministrat në fakt nxijnë për 11 muaj fytyrën në Tiranë dhe 1 muaj i mbetet për të nxirë trupin në plazhet e Shqipërisë. Por nëse tolerohet nxirja e fytyrës së individit nuk mund të tolerohet nxirja e fytyrës së qeverisë.

Vetë kryeministri e la krejt të hapur mundësinë e ndryshimit kur tha se me secilin ministër kishte një kontratë perfomance. Dhe kur vjen te perfomanca- nuk ka facebook e instragram që të zbukuron bilancin.

Analistët dhe vëzhguesit e jetës politike nënvizonin se pyetja nuk ishte A, por Sa të thella do të ishin ndryshimet?

Fjala e mbajtur në Asamble kombëtare nga kryeministri paralajmëroi një cunam të vërtetë. Po të mos e dalloje nga timbri zërit dhe figura të krijohej përshtpja se po fliste lideri opozitës.

Nuk kemi mbaruar by passin e Fierit (5-6 km të mbetura) dhe të Vlorës, nuk kemi mbaruar rrugën e Elbasanit (10 km rrugë e mbetur). Zemërimi kryeministrit duke patur parasysh se nuk ka përgjigje për pytjen: cfarë rruge keni mbaruar këto 5 vjet, është mëse legjitim.

Ata  në sallë dhe vëzhguesit në kafene menduan se ministri parë që duhet ndryshuar është Damian Gjiknuri.

Kryeministri u shpreh krejt i pakënaqur me drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë zyrtarët – tha ai nuk e kuptoj se çfarë bëjnë  në zyra– E hëngri dhe Niko Peleshi….

Edhe në frontin e punëve me jashtë nuk është se kemi shkëlqime. Bisedimet me Brukselin nuk u hapën. Me Athinën  nuk ka progres. Në Kosovë nuk merret vesh në është bishti më i rëndë se sqepari. U krijua për një moment ideja se iku edhe Ditmir Bushati.

Gjykuar nga vizitat në familjet e varfëra ku varfëria është skalitur më shumë se në prozën e poezinë e Migjenit, ndryshime të shpejta dhe pa shumë diskutim priteshin edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Për punë e rendit, ndryshimet jo vetëm i kërkon opozita, por është krejt e qartë se i kërkon edhe situata. Një postim i deputetit Gjetan Gjetani ishte qershia mbi tortë. Shkarkimi live i Gjetanit- sigurisht që do të pasohej edhe nga shkarkimi ministrit të Rendit. Kur u shkarkua Gjetan Gjetani që skuqet kur flet- pritej të skuqeshin edhe të paktën gjysma e qeverisë.

Te çështja e rendit dhe lidhjeve me krimin- kryeministri sigurisht nuk do të toleronte sinqeritetin brutal të kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla që pohoi se kishte miqësi me një të ndaluar me biografi problematike në Itali dhe Shqipëi.

Për Financat dhe Ekonominë – si mund të ecë përpara nga në mësues anglishtje- shifrat sado të mira të dalin në facebook nuk mbulojnë dot realitetin e një ekonomie në paralizë ku malli kryesor i eksportit mbeten:  400 mijë shqiptarë që plotësojnë llotarinë amerikane.

Kryeministri u shpreh dakord me një propozim të beftë të kryetarit të opozitës për vetting- por nënvizoi se nuk duhet të harrojmë vettingun që po ndodh- me ritmet e të cilit nuk janë të kënaqur as ata që po shkarkohen. Ministria e Drejtësisë një tjetër dikaster ku priten ndryshime.

Në fakt udha më e shkurtër do të ishte të përmendej se cili dikaster do të mbetet pa ndryshuar: dhe i vetmi duket ai i Mbrojtjes.

Në kohën që anëtarët e asamblesë, anëtarët e qeverisë dhe publiku i gjerë po priste kumtimin e ndryshimeve, kryeministri mori frymë thellë dhe kumtoi ndryshimet , … jo në qeveri, por në parit. Në fakt jo ndryshimet, por ndryshimin.

I vetmi ndryshim i madh i shtatorit 2018 ishte Musa Ulqini.

Pas marrëveshjes së 17-18 majit 2017 me liderin e opozitës, kjo ishte lëvizja e dytë e madhe që nuk u parashikua as nga opinioni publik, as nga ministrat, dhe sigurisht edhe këtë radhë analistëve mbeten me gisht në gojë. Askush nuk guxon të komentojë efekte që do të ketë në qeverisjen e vendit ndryshimi i Musa Ulqinit

12 komente në ““Rama bëri ndryshimin e duhur””

  1. Fidua says:

    ju lutem, cfare ndryshimi kish per Musa Ulqinin, amund te na e thoni

    1. Roberto says:

      Fido! Lutfi Dervishi si KUQ qe eshte e ka me te hedhur kete pune.Ne vend qe Rama te priste kokat e Fatmir Xhafes,Damjan Gjiknurit apo Niko Peleshit preu koken e Musa Ulqinit.Tani ti besoj se duhet ta kesh degjuar nje fjale popullore qe ka qarkulluar dikur por dhe tani besoj se eshte aktuale qe: Kuqi me i mire ka q… te jatin e tij ne b… . Kuptove tani pse e thote KUQI kete gje????

  2. Yp says:

    Tama eshte i pa afte si kryeminister dhe fatkeqesi qe qendrom akoms kryetar partie ne nje parti tashme ne koma dhe te privatizuar nga vete Rama!
    Pse ky ishte liberalizmi dhe demokracia?
    Po pluralizmi ku eshte?
    Po lirite dhe te drejtat e njeriut ku jane?
    Lum kush te rroje ta shohe …bosh nga njerezit!
    Mirupafshim ne mars!

  3. Tung says:

    Per mua merr noten 10.
    I qendisi te metat nje me nje ose po te doni ndryshe” i ka bere nje te qepur kurves qe s’ka burre te thote qe s’eshte e virgjer”.

    1. Komentuesi says:

      Ti Lutfi Dervishmuti,negativ ke qene dhe vazhdon te jesh.Ai shkrim qe ke bere eshte per tu dhjere.Kushe te ka bere ty more mut gazetar? Ti nuk je as per me lope se edhe lopet nuk i bje tamam ne darke ne shtepi.Edi Rames ti rruani topet ti edhe disa maskarenje te tjere qe jini shitur te Saliu dhe Basha.Rrac e felliqur.

  4. Termal says:

    Edhe une keshtu si ty them Luto!?.Kryeministri,nuk duhet ti kritikoje kurre ministrat publikisht, duke ju kerkuar llogari e me shume rezultat ,sepse ca njerez, edhe pse u tepron dukshem zgjuarsia,mund te ngaterrohen kot.Pastaj perse duhen keto gjera ? Ne kemi shembullin “e plotsuksesshem” te ish kryeminister Saliut ,i cili sa here bente ndonje si analize ne TV,apo shpallte ndonje ushtar apo toge ushtaresh te tij ne cfaredo llogore,thoshte se “ky eshte ekipi me i shkelqyer qe ka pasur ndonjehere Shqiperia” .Pastaj harrove o Luto, historine e traditen tone “demokratike”ne keto tre dekada ,pershembull se si i solli punet presidentkryeministri ,kryetarpartie e cdo lloj “krye” tjeter ne krizen qe vete shkaktoi me piramidat.Mjaftonte nje doreheqje e qeverise, te cilen kerkonin njerezit paqesisht ne Vlore,dhe katastrofa e pergjakshme totale do te ishte shmangur krejtesisht.Por jo “kryekryeja” e quajti te arsyeshme se “qeveria ka punuar mire dhe ne do te bejme ndryshime vetem ne deget e PD ne rrethe” keshtu qe as mijera te vrare, e as miliarda dollare dem nuk perbenin shkak per ndryshimin e saj. Dhe ti Luto “mencuria”me siguri e ke perkrahur edhe atehere “Kryen” tende njesoj si tani.

  5. Drejtesi & Ligj says:

    O Zoti gazetar : Nese 10 ministri nuk jane te afta per te aritur objektivat qe ka percaktuar qeveria d.m.th. Kryeministri, atehere mos valle eshte i pa afte Kryeministri? ,pse nuk kritikon dhe ate palloshin e gjate Te kuptoj ke familje dhe ti,Ne nje vend normal ku demokracia funksionon kjo qeveri do kishte dhene dorheqjen.Te lutem zoti Lutfi mos e ekzagjero me servilizmin

  6. katarakti says:

    Qe duhen ndryshime kjo as qe vihet ne pyetje. Por kryeministri duhet te gjeje njerez te afte ne krye te puneve. Jo jesmena qe dine vetem t’i binden atij dhe nuk kane asnje lloj reputacioni, eksperience apo zotesie! Edhe vete kryeministri ka nevoje te madhe te rrethohet nga keshilltare te mençur, me stazh dhe pervoje pune. Duhet te ngreje keshilla te posaçme me specialiste per te gjitha deget e ekonomise. Kemi lexuar edhe komentet e shume eksperteve per naften, PPP-te, bankat etj ne faqet e gazetes “Tema” dhe “Dita” qe e mesojne apo e kritikojne kryeministrin per veprimet e tij. Keta duhen afruar dhe mbajtur afer. Dhe kryeministri duhet te mos marre asnje veprim pa u keshilluar me pare nga keta specialista. Vetem keshtu do te kete sukses.

  7. Jimi says:

    Tamam Luto! Kryeminister dhe qeveri ishte ajo e qoftlargut, qe s’ta bante te gjate atje ke “Kodra kuqe” ne mes te bulevardit qe i palosi nja kater vete, Jo kjo qeveri me kete k/minister bythpambuk, qe me te trashur zerin garipja Saliannja, Rames i shpeton shurra! Ke te drejt o Dervish i mekamit, apo baba i teqese !

  8. joel shkodra says:

    Keshtu funksiononte edhe nen diktature. Kur punet nuk shkonin mire, kritika publike ministrave, shefave etj, Gjendeshin persona e grupazhe qe denoheshin. Hiqeshin keta e viheshin te tjere. Prape gjendeshin grupazhe armiqsh e keshtu … nuk ecej perpara, por … prapa. “Uji del i kulluar nga burimi, por turbullohet rruges”.

  9. a.f. says:

    Tamam si ne kohen e Enverit, i cili nxirrte vazhdimisht poshte vetes se tij, grupe armiqesore dhe burokrate te paafte, me qellimin e vetem per te zgjatur jeten e tij. Ndersa shkrimi me duket si veze e rrahur, pa forme dhe pa ngjyre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje